E premte, 26.04.2024, 01:22 PM (GMT+1)

Mendime

Sejdi Peka: Replikë me shkrimin e Engjëll Musait

E enjte, 31.03.2016, 08:00 PM


NJË REPLIKË ME SHKRIMIN E ENGJËLL MUSAJT, ”PINJOLLËT E FASHIZMIT DHE DEKORATAT E LUFTËS PARTIZANE”

Nga Sejdi Peka

Për disa kohë kam qenë pothuajse një admirues i gazetë “Telegraf”. Në arkivin e kësaj gazete gjëndën shumë shkrime të mia, kryesisht “opinione”, që kam trajtuar probleme të ndryshme të kohës. Ruaj gjithashtu kujtimet mjaft të mira të stafit të kësaj gazete, të gazetarve si inelektual të dalluar dhe njerëz të përkushtuar për çështjën kombëtare. Duke qenë se shkrimet e mia i dërgoja me e-mail, nuk kam patur rastin që të njoh personalisht këtë Engjëll Musaj, autor i shkrimit në fjalë si drejtor i kësaj gazette. Nga ana tjetër si gazetarë nuk kam kërkuar dhe as kam marrë ndojnë honorarë për shkrimet e mia. Kam qenë dyshues për faktin se botues i kësaj gazete ishte një person me mbiemrin “Çiraku”që më kujtonte një bashkpuntor të dalluar të regjimit komunist të Enver Hoxhës, por nuk kam gërmuar në të shkuarën, duke menduar se njerzit kan të drejtën e tyre të ndryshojnë dhe në këtë rastin e pendesës, nuk mundet të bëhën përgjegjës për krimet e baballarve të tyre. Apsolutisht jo se kisha ndonjë qefmbetje, por ka shumë kohë që jam shkëputur nga kjo gazetë dhe nuk shkruaj aty, por që shumë herë i ndjek në internet faqet e sajë. Duke lexuar shkrimin e Engjëll Musajt të dt. 24. Mars. 2016, si ish i përndjekur politik i diktaturës komuniste, por edhe si gazetarë,  u ndjeva i fyer me këtë shkrim që është i denjë, sikur lugati komunist Enver Hoxha të ngrihej nga varri dhe t’i bënte gjëmën demokracisë në Shqipëri. Musaj na qenka i dëshpruar se si është e mundur që neve ish të përndjekurit politik të diktaturës komuniste kemi kërkuar që “t’u hiqen dekoratat”, ish kriminelve të sigurimit komunist, ata që torturuan, dënuan persekutuan dhe pushkatuan dhjetra dhe qindra njerëz,  që nuk ishin dakord dhe po kundërshtonin murtajën komuniste. Neve kundërshtuam dhe dënuam , që kriminel të tillë që janë me qindra si Shyqyri Çoku etj, që ka torturuar At Zef Pllumin, Sami Repishtin e mijra  qëndrestarë që aspironin për lirinë dhe demokracinë, t’u hiqeshin dekoratat e akorduara padrejtësisht nga institucinet e shtetit. Deri në ditët e sotme akoma nuk gjëndën varret e lart më shumë se 6000 të pushkatuarve dhe të zhdukurve nga regjimi komunist në Shqipër. Dhe Engjëll Musaj shkruan po citoj, ”pikërisht këta pinjoll të nazi-fashizmit, sot flasin dhe kërkojnë t’u hiqen gradat dhe dekoratat luftëtarve, pikërisht të atyre partizanve që i ndritën faqën historis së popullit shqiptarë. -(Dhe po aty vazhdon me mediokritetin e tijë Bolshevik)-. Ata që sot kërkojnë të harrohet lufta, e bëjnë, sepse duan që të harrohet fakti se janë pasardhë të pushtuesve dhe axhenturave greko-serbë”. (shih Gazeta Telegraf, Engjëll Musaj, dt 24. Mars. 2016. Pinjollët e fashizmit dhe dekoratat e luftës partizane). Sipas tijë neve ish të përndjekurit politik të diktaturës komuniste ,  “qenkemi pasardhës të pushtuesve dhe axhenturave greke-serbe”. Ndërkohë shërbëtor i bindur i serbve ishte pikërisht Enver Hoxha dhe kasta e tijë bolshevike. Personalisht mundet të deklaroj se kam lindur anti-komunist. Por xhaxhaj im ka qenë partizan në Brigadën e 5 të Shefqet Peçit dhe në Brigadën Partizane 24 të Ndreko Rinos në Batalionin e 2 të kësaj brigade “duke luftuar për të çliruar Kosovën”ku Enver Hoxha dhe klyshët e tijë, këtë pjesë më të bukur të Atdheut ja shitën sllavo-komunizmit sërb,  në emër të internacionalizmit proletarë. Sapo mbaroj lufta,  familjën tonë, regjimi komunist i burgosi, i pushkatoj, i internoj duke u grabitur mallin dhe pasurinë me një persekutim mizorë, barbar që zgjati afro një gjysmë shekulli diktaturë dhe luftë klase. Ishte “shpërblimi” për luftën që i dha regjimi komunist familjës time. Por mos të merremi me këtë histori që ngjashëm e kan perjetuar qindra familje shqiptare. Xhaxhaj im si dëshmitarë i kohës dhe pjesmarrës “në këtë luftë”, tregonte se,  “asnjë gjerman nuk kemi ndeshur dhe asnjë pushkë nuk kemi shkrepur për të çliruar Kosovën nga gjermanët. Në kohën kur neve kemi hyrë në Kosovë, ushtria gjermane ishte tërhequr në drejtim të Malit të Zi dhe Kroacisë. Kemi qenë formacione të shpartalluara që shumica e partizanve vuanin nga tofoja e morrit dhe shumë nga njerzit tanë vdiçën nga kjo sëmundje. Shumë partizan nuk kishin asnjë fishek në pushkët që i mbanin si hu gardhi. Uria dhe tifoja e morrit bënte kërdinë. Në këto kushte dezertimet ishin të përditshme në grupe dhe kur kapeshin në ikje e sipër, pushkatoheshin menjëher përpara partizanve për të ngjallur frikë dhe tmerr. Kosova në atë kohë po luftonte për jetë a për vdekje dhe nuk po pranonte që Kosovën t’a pushtonin Brigadat Partizane sllavo-bolshevike të Titos. Shaban Polluzha, Idriz Gilani dhe forcat ushtarake të Lidhjës së Dytë të Prizrenit të komanduara nga Fuat Dibra, të gjallë nuk po lejonin ushtrinë sërbe të pushtonte Kosovën. Lulja e djalërisë kosovare po luftonte duke derdhur gjakun për të mbrojtur Kosovën dhe kufijt etnik të Shqipërisë etnike. Ardhjën e Brigadave partizane nga Shqipëria i konsideruan si vllezrit e tyre dhe qindra prej tyre u bashkuan me formacionet tona, por ndodhi trathëtia e madhe. Ata menjëher me urdhër të Enver Hoxhës dhe klyshve të tijë arrestoheshin dhe u dorzohëshin Brigadave serbe-malazeze që i prisnin me thikë në dorë. Qindra prej tyre pa përjashtim u pushkatuan mizorisht nga bolshevikët sërb. Marveshja e Titos me Enver Hoxhën ishte për të mposhtur rezistencën e popullit të Kosovës, shpartallimin dhe asgjesimin e forcave nacionaliste dhe vendosjën e regjimit Bolshevik sërb në Kosovë. Sllavo bolshevikët nuk u ngopën me gjakun e kosovarve dhe në Mars të vitit 1945, me ndihmën dhe dijeninë e Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, grumbulluan mijra  ish nacionalistët që kishin luftuar nën komandën e Shaban Polluzhës dhe Fuat Dibrës dhe nëpërmjet rrugës Prizren-Kukës-Shkodër, u dërguan në Tivar dhe u pushkatuan në mënyrën më mizore. Brigadat Partizane shqiptare, pasi regjimi Bolshevik sërb u vendos në Kosovë, me një urdhër të Titos, kaluan për në Shqipëri në Ohër, në pikën ku kishte urdhëruar Tito. Partizanët shqiptarë me kokën ulur dhe me lot në sy, e lanë Kosovën në flakë dhe të të larë në gjak. Ata kishin vrarë ëndërrën e tyre për bashkimin e kombit. Në këtë luftë të përgjakshme për të ja dorzuar Kosovën Sërbisë, sipas statistikave numuri i luftëtarve nacionalistë që u vranë në ballin e luftë dhe viktimave të tjera shkon deri në 50. 000 persona”. Kjo është e verteta tragjike që ka ndodhur nga trathëtia e Enver Hoxhës. Partizanët shqiptarë menduan se po shkonin të çlironin Kosovën për t’a bashkuar me shtetin amë dhe jo t’i shërbenin trathëtisë së madhe të Enver Hoxhës. Duke parë trathëtinë e madhe të komunistëve, shumë ish partizanë u kthyen në kundërshtarë të regjimit komunist dhe u ndëshkuan me burgje dhe persekutime mizore me luftën e tmerrshme të klasave. Babaj im u dënua me vdekje në mungesë si kundërshtarë i regjimit komunist, dhe pas një qëndrese të armatosur nepër male në çetën nacionaliste të Muharrem Bajraktarit, pasi humbën shpresën për zbarkimin e Anglo-amerikanve për të çliruar Shqipërinë, u larguan me 26 Gusht 1946 nepërmjet Maqedonisë për në Greqi. Nga 56 burra që u nisën nga Gjallica e Lumës, vetëm 25 arritën të gjallë në Greqi dhe këta shumica të plagosur. Me një luftë të përgjakshme kundër forcave serbo-malazeze, ata kishin lënë dëshmorë shokët e tyre më trima, por nga ana tjetër kishin zbrazur të gjith urrejtjën e tyre kundër agresorve sllav, si hakmarrje për shokët e vrarë, për tokat shqiptare të pushtuara, duke lën qindra ushtarë armiq të vrarë. Këta ishin nacionalistët shqiptarë, që i quan Musaj “ballisto-zogistët e pulave të pjekura dhe mishit të derrit”. Këta ishin “kuislingët”që i quan Musaj, që do të bëhëshin në Botën e Lirë aleatë të Anglo-Amerikanve dhe ushtarë të NATO-os, do të rrjeshtoheshin në “kompaninë 4000”në Mynyh të Gjermanisë Përendimore, duke u përgatitur për rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri dhe vendosjën e demokracisë. Unë jam krenarë se njeri prej tyre ishte edhe Babaj im Iljaz Peka, që gjithë jetën deri sa mbylli sytë në Amerikë, nuk pushoj luftën për një Shqipëri të lirë etnike dhe demokratike të bashkuar me Kosovën. Edhe nuk e di se në çast m’u kujtua një miku im i kahershëm Kol Berisha, ish N\Kryetar i Lidhjës Demokratike të Kosovës dhe bashkpuntori më i ngushtë i Ibrahim Rugovës, kur në vitin 1991, në Kuvendin e parë të Partisë Demokratike në Tiranë, do të deklaronte kurë e mori fjalën ndër të tjera se po citoj,  “kam qenë 20 vjet komunist. Mallkuar qofshin ato vite të jetës time se i kam shërbyer trathëtisë kombëtare”. Dhe po kujtoj edhe njërin ndër themeluesit e Partisë Komuniste në Shqipëri,  Zef Malën, kur ka deklaruar se po citoj, ”neve ish komunistët duhët t’i biem në gjunj popullit shqiptarë duke i kërkuar falje se sollëm në Shqipëri kolerën komuniste”. Ky gazetarë emrin e ka të mirë si Engjëll, por me këto mendime bolshevike që bien ndesh me demokracinë, ka mendimet e djallit që nuk i duhën kërkujt.  Pothuajse në përgjithsi kriminelët e diktaturës janë justifikuar me arsyetimin absurd “se kështu ishte koha, kemi zbatuar ligjet”. Në këtë kontekst duke parë se sa i pa informuar dhe me mendësi komuniste qenka Drejtori i kësaj gazete edhe unë po mallkoj kontributin tim modest në këtë gazetë,  kurë vet Drejtori i sajë ata që kërkojnë dënimin e krimeve të komunizmit i quan “pinjollët e fashizmit”, nga ana tjetër vet na qenka pa asnjë mëdyshje “pinjoll i komunizmit”. Se pa anjë mëdyshje si “komunizmi” dhe “fashizmi”janë si “vëllezër siamez”. Për të shkuar pak më tej edhe Asambleja Parlamentare e KE në Rezolutën e Janarit 2005 “për dënimin e krimeve dhe pasojave të komunizmit”që është detyruese për vëndët antare të KE në implimentimin e kësaj rezolute, ka vendosur në ekuivalencë “fashizmin” dhe “komunizmin” si dy sistemet më barbare të shekullit të shkuar. Lufta N. Cl. në të vertetën historike ishte një luftë civile, ku Enver Hoxha si shërbëtor i bindur i emisarve sërb Dushan Mugosha, Miladin Popovic etj. u shpalli luftë “Ballit Kombëtar”dhe formacioneve të tjera politike dhe ushtarake që luftonin kundër pushtuesve fashist, duke synuar marrjën e pushtetit, ashtu si edhe ndodhi me largimin e ushtrive gjermane nga Shqipëria. Para disa kohësh, Edi Rama, ngarkoj një grup historianësh për të shkruar historinë e Shqipërisë në periudha të ndryshme të kohës. Por historiani Bern Ficher nuk pranoj që t’a trajtonte periudhën e LDB dhe luftën N. Cl. si luftë për clirimin e Shqipërisë, por “si luftë civile të komunistëve për marrjën e pushtetit”. Shqipëria ra nga diktatura fashiste në një diktaturë ngjashëm më barbare, ra në diktaturën komuniste. Të alarmuar, Qeveria e Edi Ramës e shkërmoqi këtë komision, annipse kishte menduar se Bern Fisher si intelektual dhe historian me pikpamje të majta,  do të trajtonte historinë në  sipas Institutit të Studimeve  Marksiste të Nexhmije Hoxhës.  Eshtë fatkeqsi për kombin tonë, se të tillë si Drejtori i kësaj gazete, nuk po lënë figurë që ka lënë gjurmë në historinë e popullit shqiptarë pa hedhur baltë, duke bërë me njollë sidomos përpjekjet e nacionalistëve dhe antikomunistëve shqiptarë që kan kundërshtuar vendosjën e kolerës së kuqe komuniste në Shqipëri pa i quajtur “koloborocionist”dhe bashkpuntor të fashizmit, ndërkohë që mbushin faqet e gazetave me kriminelët e diktaturës komuniste, duke u thurur lavde në një mënyrë mjaft hipokrite ashtu si ky Drejtori i gazetës “Telegraf”. Këtë rradhë, këtë fallsifikator mediokër të historisë e paska zënë barku se bulevardi kryesorë i Tiranës mban emrin e Mbretit Zog, duke e quajtur Ahmet Zogun “trathtari dhe satrapi më i madh i kombit shqiptar”. Me të vërtetë pa i hequr asnjë fjalë, kështu e quante diktatori Hoxha Mbretin Zog. Personalisht unë dhe as familja ime nuk ka patur asnjë lidhje me pushtetin dhe as veprimtarinë politike të Mbretit Zog. Nuk marr përsipër të bëj historianin se si “u ble apo u shit Shën Naumi”siç bën ky Engjëlli i “Telegraf”, apo sipas tijë që nuk është fare e vërtetë , “Ahmet Zogu ka vrarë Bajram Currin, Hasan Prishtinën dhe Avni Rrustemin dhe emrin e këtijë trathëtari mban sot sheshi kryesorë i Tiranës”. Nuk marr përsipër që të justifikoj fajet apo gabimet e Zogut  si politikan . Kjo është detyrë e historisë, se edhe Profetët sipas librave të shenjtë kan bërë gabime, janë ndëshkuar nga Zoti dhe jan penduar.  Për mendimin tim një gazetarë mediokër që nuk ka haber në Historinë tonë Kombëtare, nuk mundet që të etiketojë një figurë madhore si  Mbretin Zog që ka të ngritur shtatorën e tijë në mes të Tiranës në kohën e demokracisë, ta quaj si “kriminel, trathëtarë, satrap, hajdut floriri etj. ”Në librin e tijë “Isa Boletini”, Skënder Luarasi shkruan se “asnjë gjë tjetër mos të kishte bërë në shërbim të Atdheut Isa Boletini, vetëm mbrojtjën që i bëri Qeverisë së Vlorës të Ismail Qemalit që kishte ngritur Flamurin, duke ndaluar trupat turke të Xhavit Pashës në Kodrat e Levanit, Isa do të mbetet Hero i Popullit”. Duke hequr një paralele, Ahmet Zogu në vitin 1912 në  moshën 17 vjecare, në krye të 2000 matjanve mori pjesë në luftë kundër forcave serbo-malazeze që kishin rrethuar për t’a pushtuar Shkodrën, pavarsisht se Ahmet Zogu u thye keqas nga formacionet e organizuara të ushtrive armike,  duke mbetur mjaft dëshmorë në fushën e Zadrimës . Ka marrë pjesë po atë vit në krye të delegatve të Matit dhe të Dibrës në ngritjën e Flamurit dhe shpalljën e Pavarsisë Kombëtare në Vlorë. Në vitin 1920, ka qenë njëri nga organizatorët e Kongresit të Lushnjës dhe po aty u zgjodh Ministër i Brëndëshëm në Qeverinë e Sulejman Delvinës. Eshtë ngarkuar nga kjo qeveri Komandant i operacionit për të mbrojtur Atdheun nga agresorët serbo-malazez në Shqipërinë veriore dhe lindore, detyrë që e ka kryer me përkushtim të një guximi të jashtzakonshëm. Mundet me u përmendë vetëm një detaj i karakterit të tijë të pa shoq, kur me 24 Shkurt 1924, një atentator I quajtur Beqir Valteri e qëlloj me 3 plumba Ahmet Zogun në derën e Parlamentit. Ashtu i plagosur me plumbat në trup, i afrohet foltores me gjakftoftësi për të shmangur gjakderdhjën ndërmjet deputetve që ishin të armatosur,  “Zotërinj, nuk është e para herë që ndodh një gjë e tillë. U lutem miqve të mi t’a harrojmë se cfar ndodhi dhe të merremi më vonë me këtë punë”. Më kujton Napoleonin sipas Tarlesë,  “kurë hyri triumfalisht në Vjenë Napoleoni dhe ashtu i plagosur në majë të kalit, përshëndeste popullin me dorë duke buzqeshur”. Sa herë i kan bërë atentate për t’a vrarë Ahmet Zogun , por asnjëher Zogu nuk ka ndëshkuar atentatorët, përkundrazi i ka falur. Eshtë meritë e Zogut që vendosi shtetin ligjorë,  duke zëvëndësuar Kanunin mesjetar. Leku shqiptarë edhe pasaporta shqiptare njihej në të gjithë botën. Konjukturat e kohës e rrëzuan nga froni. Nuk do të bëj historianin për shkaqet dhe pasojat e zhvillimeve të LDB.  Zogu nuk e pushoj luftën për një Shqipëri etnike demokratike dhe të bashkuar, gjatë kohës që qëndroj në ekzil në Botën e Lirë. Po si nuk i shkoj dora kalemxhiut të “Telegraf”të tregojë qoftë vetëm një detaj për krimet makabre të Enver Hoxhës. Sipas një raporti të O. K. B.  të bërë public, vetëm nga viti 1945-1956 janë pushkatuar me ose pa gjygj 10. 000 persona, 16. 000 janë burgosur, 80. 000 janë internuar në kampe të punës së detyruar dhe qindra prej tyre sidomos fëmijë kan vdekur nga vuajtjet dhe uria. Dhe ja si e përfundon shkrimin e tijë Musaj: “Eshtë në nderin e pinjollve të pasardhësve të nazizmit dhe fashizmit, (d. m. th. ish të përndjekurit politik të diktaturës komuniste)që në vënd të kërkesës për heqjën e dekoratave, të shkojnë dhe të vendosin lule në lapidarët, ku kan rënë “Heronjt e Popullit”apo në Varrezat e Dëshmorve të kombit. Kjo le të shërbejë si piknisje, për një falje mbarëkombëtare dhe respektim të dinjitetit të atyre, që nderuan dhe sakrifikuan për Atdheun”. Ish të përndjekurit politik nga regjimi komunist respektojnë partizanët që u vranë në luftë kundër fashizmit, por më parë duhët pranuar se gjaku i tyre u përdhos nga Enver Hoxha dhe klika bolshevike që mori pushtetin me luftë civile. Duhët pranuar se ata ishin viktima të një trathëtie kombëtare. Sipas komunistve, në luftën e tyre N. Cl. kundër fashizmit  u vranë 28. 000 dëshmorë. Ku janë vallë emrat dhe varret e tyre. Sipas komunistëve ata kan patur 28 Brigada Partizane dhe brigadat kan patur deri në 500-700 partizan ose edhe më pak. Në këtë përllogaritje i bie që në atë që komunistët e quajn “çlirim të Atdheut”, të mos kishte mbetur asnjë partizan i gjallë. Të mos ishte gjallë as Enver Hoxha i cili nuk e ka shkrepur asnjë pushkë kundër fashizmit. Sipas Engjullit, viktimat duhët t’i kërkojnë falje xhelatit. Për sa kohë media në Shqipëri është e blerë dhe e dhjerë nga metastazat e komunizmit dhe Partia Socialiste ish Komuniste, demokracia në Shqipëri është seriozisht e kërcënuar. Në emër të Shoqatës Antikomuniste të ish të Përndjekurve Politik Demokrat, i kërkoj Engjullit të largohet nga djalli dhe të kërkojë falje publike për fyerjet ndaj ish të përndjekurve politik dhe si fallsifikator i historisë.

Autori i shkrimit është Sekretar i Përgjithshëm i Kshillit kombetar i Shoqatës Antikomuniste të ish të Përndjekurve Politik Demokrat të Shqipërisë.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora