E shtune, 27.04.2024, 03:07 AM (GMT+1)

Mendime

Aurel Dasareti: Evropa digjet, edhe ne jemi në luftë

E shtune, 26.03.2016, 08:02 PM


Evropa digjet, edhe ne jemi në luftë

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Evropa digjet. Koha jonë ka kaluar. Evropa nuk mund të bëjë më kompromis. Lufta kundër terrorizmit nuk është duke funksionuar si duhet. Çfarë mungon? Brukseli, nga një qytet i qetë është shndërruar në një Lindje të Mesme, zonë katastrofike. Belgjika edhe një herë u goditë nga sulmet e koordinuara të terroristëve arabik/islamik, e tani “zgjohet” Kryeministri francez Manuel Valls dhe i shpall luftë terrorizmit.

- Ne jemi në luftë. Në muajt e fundit, Evropa ka përjetuar disa akte të luftës, - tha ai.

"Ne jemi në luftë," - Po, por për sa kohë që BE-ja kontradiktore rregullisht pranon shumë e më shumë nga ata kundër të cilëve janë duke luftuar, kjo është një luftë që evropianët do ta humbasin.

***

Jo vetëm importojnë me krahë hapur emigrantë joligjor, por Merkel dhe qeveria feminist e Suedisë pohon edhe se emigracioni i “punëtorëve” nga Lindja e Mesme (prej nga vijnë edhe terroristët e ISIS pra) na qenka thelbësore dhe shumë e dobishme për të ardhmen e Evropës.

Shumica prej jush pajtoheni se: Socializmi është një filozofi e dështimit, kredo e injorancës dhe ungjilli i zilisë, virtyti i tij i natyrshëm është ndarja e barabartë e mjerimit.

***

Është e pamundur për të mbizotëruar një trajtim ekstremist të Islamit me demokracinë. Këtu nevojiten instrumente shumë më të forta. Politika e emigracionit duhet të ndryshohet rrënjësisht dhe duhet plotësisht të përfundojë dyndja në Evropë e “refugjatëve” nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. Të gjithë ata që vitet e fundit kanë ardhur ilegalisht dhe të cilëve autoritetet e vendeve pritëse nuk ua dinë historinë dhe identitetin e vërtetë, të dërgohen menjëherë me kokëfortësi prapa nga kanë ardhur, në emër të sigurisë së Evropës. Kjo sepse shumica e terroristëve të ISIS është i përbërë nga myslimanët “evropian” të cilët dikur ishin azilkërkues arabik/afrikan ose fëmijët e azilkërkuesve.

***

Sa më shumë politikisht korrekt që bëhet bota, aq më shumë rritet terrorizmi! A është e logjikshme? A nuk është kjo një paradoks?

Evropa ka humbur kontrollin e plotë mbi vendet e saj evropiane prej asaj ditës kur udhëheqësit socialist-ekstremist në të gjithë Evropën pranuan myslimanët e kontinenteve tjera.

Është koha që qytetarët evropian ta kuptojnë se terroristët dhe bashkëpunëtorët nuk mund të kenë të drejtat e njeriut. Këta barbarë duhet të çrrënjosen. Evropa duhet të aplikoj dënimin me vdekje për këta egërsira terroriste; gjithashtu duhet të ketë pasoja të rënda për miqtë dhe familjet e tyre, ata dinë më tepër se që shtirren.

Unë besoj se një luftë efektive kundër terrorizmit kërkon një riorganizim të prioriteteve. Bordi francez - gjerman (BE) duhet t`i japin prioritet luftës kundër terrorizmit dhe të tregojnë tolerancë zero ndaj grupeve që veprojnë në Evropë. Për sa kohë që bordi e ka prioritet dhe është më shumë i shqetësuar me luftën kundër nacionalizmit të qytetarëve të tyre të trishtuar nga pushtimi dhe terrori, terroristët islamik do të vazhdojnë aktivitetin e tyre vrasës.

Këto skena terrori do të rishfaqen në të gjithë Evropën (përfshirë Shqipërinë) në vitet dhe dekadat që kemi para nesh. Dënimi me vdekje duhet të aplikohet për terroristët. Pse të shpenzojmë burimet për vrasësit barbarë që shumica prej jush nuk i dëshironi në këtë planetë? Pse të kemi mëshirë për terroristët islamik kur ata nuk kanë aspak mëshirë kur me bomba copëtojnë trupat e fëmijëve, grave, pleqve, civilëve të pafajshëm evropian?!

Ka raste kur edhe “metodat e forta” mund të justifikohen për të gjetur më shumë barbarë dhe rrjetet e tyre.

***

Edi Kristaq Rama ripërsëriti qëndrimin e shprehur disa ditë më parë në Top Story, se Shqipëria nuk do të hapë kufijtë për refugjatët, por as do të ndërtojë mure. Ky është si qëndrim rospie e cila as nuk pranon por as nuk e mohon se ka mbetur shtatzënë me ndonjë kopil. Siç duket Rama e ka ngatërruar rolin e Kryeministrit të Shtetit Shqiptar me Kryetrimin e serive të filmave aksion aventurist: “Rambo”.

Rama jonë ka harruar se Shqipëria është shtet laik dhe se në të jetojnë shqiptarët e tre komuniteteve fetare: katolik, mysliman, ortodoks (si dhe ateistët) dhe përpara se me kolonizuar atdheun e përbashkët tonin me mysliman të huaj, domosdoshmërish, me Referendum, të merret pëlqimi i çdo shqiptari katolik, ortodoks, mysliman dhe ateist kudo që ata gjenden. Shqiptarët nuk duan pushtimin e tokave, as çekuilibrin fetar. Shqiptarët me mijëra vjet u pushtuan, u dhunuan, u dëbuan, u masakruan, u terrorizuan nga turqit osmanlinj dhe fqinjët. Më tepër se gjysma e kombit dhe territorit akoma janë nën kthetrat e këtyre të fundit, dhe ne, pa ribashkuar trojet, kërkojmë që t`i kolonizojmë edhe me arab, pakistanez, somalez...

A shpreson Rama që edhe Shqipëria lilipute të preket nga lufta që ka kapluar BE-në? A dëshiron ai që emigrantët multikulturor të pushtojnë edhe vendin tonë dhe t`i vënë të gjithë shqiptarët në rezervat siç u ndodhi indianëve të dikurshëm? Fjalët e tij të papërgjegjshme tingëllojnë në tradhti ndaj Vendit.

Ekstremizmi naiv-socialist është i rrezikshëm, ajo shkatërron, mbingarkon vendet (shtetet), krijon, prodhon, inkurajon rrjedhën në rritje të “refugjatëve” - si dhe e bën më të lehtë për diktatorët e vendeve prej nga vijnë emigrantët për të ruajtur pushtetin e tyre.

Politikanët tanë dhe shtypi gjithashtu kanë për detyrë të mallkuar për t'u bërë një social-realist, ne e meritojmë atë.

***

Ushtrimi, dekretet e shumta dhe ndalimet e vendosura në Islamin politik që praktikohet në vendet afrikane/aziatike/arabike nuk janë aspak në përputhje me lirinë e vlerave mbi të cilat është ndërtuar shoqëria jonë evropiane laike shqiptare. As që janë në përputhje me islamin të ashtuquajtur “burimor” që deri para disa viteve praktikoheshe nga shqiptarët e kësaj bashkësie fetare, ku kombi përherë kishte vendin para fesë. Prandaj, ne duhet të fitojmë kontroll me mënyrën se si praktikohet sot Islami në shtetin amë Shqipëri, por edhe Kosovë, FYROM, Luginën e Preshevës etj.

Nuk mund të ekzistojë një jetë fisnike dhe e lartësuar pa njohur djajtë e demonët dhe pa luftuar paprerë kundër tyre.

Autoritetet shqiptare domosdoshmërish të monitorojnë (të mbikëqyrin) xhamitë dhe të hetojnë atë që ndodh në to. Pa marrë parasysh se e duam apo nuk e duam këtë, Organet e Sigurimit Shtetëror patjetër të fitojnë kontrollin mbi atë që po ndodh në xhamitë brenda dhe jashtë murit të arbrit. Dhe, të dënohen më së paku me burgim të përjetshëm (të pakushtëzuar) të gjithë ata hoxhallarë antikombëtarë dhe ekstremistët tjerë që keqpërdorin “Shtëpinë e Zotit” për shpëlarjen e trurit të kësaj bashkësie fetare (“xhematit” shqiptar) duke i tjetërsuar në gjithçka tjetër vetëm shqiptarë të mos mbeten; përçarje fetare në mes nesh ose rekrutimin e rinisë tonë në luftërat e huaja arabike/islamike të ISIS.

***

PS: Të dashur miq të shqiptarisë, unë postoj vetëm në ato portale dhe gazeta për të cilat kam menduar se janë atdhetare dhe të pavarura. Kohët e fundit disa prej tyre filluan të mos i botojnë apo seleksionojnë letrat e mia sepse nuk u përshtatet interesave të tyre private, “patriotizmit” dhe “humanizmit” të tyre të dyshimtë dhe sidomos jo feja “ime” e krishterë katolike. Nuk do të kaloje shumë kohë dhe Hipokritët antishqiptarë të cilët udhëheqin portalet në fjalë por nuk respektojnë të drejtën e shprehjes së lirë (të mirëfilltë) për secilin njëlloj, do ta kuptojnë sa vijon: Megjithëse përshtatja me shpirtin e kohës dhe mjedisin shoqëror aktual është mjaftë dobisjellëse, gëzimet e sinqeritetit janë më të mëdha dhe zgjasin më shumë.



(Vota: 33 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora