E shtune, 27.04.2024, 05:09 AM (GMT+1)

Mendime

FBKSH: Komunikate publike nr. 5

E premte, 08.08.2008, 07:36 PM


KOMUNIKATË PUBLIKE NR. 5 E ZËDHËNSIT POLITIK TË FBKSH,

LUFTËTARËVE TË AKSH RREPTËSISHT IU ËSHTË E NDALUAR TË KËRKOJNË PARA NË POPULL…!

Gazeta „Kosova Sot“ e Prishtinës, dje (07 gusht 2008), paska shkruar se gjoja dy të arrestuarit: Beki CANI dhe Azem KRASNIQI nga Lypjani, paskan pranuar se në popull me dhunë kanë kërkuar para në emër të AKSH-së…?

Prandej edhe konsideroj që, në cilësinë e Zëdhënsit Politik të FBKSH-së, të ripërsëris Vendimin Nr. 002/ Prot. Nr. 04-01-002/ të dt. 21 Janar 2004, të Sekretariatit Vendimarrës të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), ku Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH) është e përfaqësuar përmes Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të AKSH-së, vendim ky që, krahas të tjerave, këtë çështje e ka sanksionuar kështu: 

LUFTËTARËVE TË ARMATËS KOMBËTARE SHQIPTARE (AKSH) RREPTËSISHT IU ËSHTË E NDALUAR TË KËRKOJNË PARA NË POPULL. ÇDO SHKELJE E KËTIJ VENDIMI DO TË NDËRSHKOHET SI NJË AKT TRADHETIJE NDAJ KOMBIT DHE ATEDHEUT…!

Prandaj, më përgjegjësinë më të lartë morale e politike, edhe deklaroj se, nëse dy të  sipërcekurit vërtetë do të kenë vepruar ashtu siç shkruan gazeta „Kosova Sot“ e Prishtinës, ata dy (Beki CANI dhe Azem KRASNIQI) as nuk kanë qenë dhe as nuk janë luftëtarë të AKSH-së dhe as anëtarë të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqipar (FBKSH), por përkundrazi, ata dy do të jenë të detyruar që të japin llogari edhe para organeve ndëshkuese të FBKSH-së.

Zëdhënsi Politik i FBKSH-së,
Mr.Gafurr ADILI (D.V.)

Tiranë, 08 gusht 2008.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora