Mendime
Gafurr Adili: Segmentet serbe në IRJM po përgadisin skenare të ngjashëm me Bordecin
E marte, 05.08.2008, 06:18 PM
DEKLARATË PUBLIKE NR. 19 E ZËDHËNSIT POLITIK TË FBKSH, MR. GAFURR ADILI:
SEGMENTET SERBE NË IRJM PO PËRGADISIN SKENARE TË NGJAJSHEM ME BORDECIN!
Struktura Inteligjente e FBKSH-së, Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH) ka arrijtur të zbulojnë segmentet serbe në IRJM, të cilat prej kohësh dominojnë politikën sllavo-maqedonase në IRJM (përmes LSDM-së së Branko Crvenkoski dhe VMRO-DPMN të Nikolla Gruevski, si dhe të BDI të Ali Ahmeti dhe PDSH të Menduh Thaçi), si dhe segmentet shtetërore të IRJM-së, siç janë: shërbimi sekret sllavo-maqedonas (DBK), i cili ka vra dhe vret shqiptarë të pafajshëm ( 526 shqiptarë të vrarë nga viti 2001 e deri më sot), prokuroria sllavo-maqedonase ( e cila nuk ka zbuluar asnjë vrasje të 526 shqiptarëve të vrarë) dhe gjykatat sllavo-maqedonase (ndër të cilat është edhe Gjykata Kushtetuese e IRJM-së), të cilat nxjerrin ligje anti-shqiptare, siç ishte edhe ligji për ndalimin e përdorimit të Flamurit Kombëtar Shqiptar në IRJM, dhe rëndë po e provokojnë kombësinë shqiptare nën IRJM (FYROM), të Luginës së Vardarit (ILIRIDËS), në Korab po inskenojnë një Kondovë dhe një Bordec të rradhës.
Prandaj, në cilësinë e Zëdhënsit Politik të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe të Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH) jam i shtërnguar që, te të gjithë shqiptarët e Shqipërisë Etnike dhe mbi të gjitha te të gjithë luftëtarët e lirisë, të APELOJ që të mos bijnë në ndikimin e provokacioneve të tilla sllavo-greke dhe të veglave të tyre shqipfolëse.
Zëdhënësi Politik i FBKSH,
Gafurr ADILI.
Tiranë, 25 gusht 2008.