E hene, 29.04.2024, 09:24 AM (GMT+1)

Mendime

Genc K. Hoti: Peza dhe Mukja

E marte, 05.08.2008, 06:26 PM


Genc Hoti
Peza dhe Mukja

Nga Genc K. Hoti
    
Sivjet kemi 65 vjetorin e marreveshjes se Mukjes dhe 66 vjetorin e Konferencës së Pezës, por asnje historian nuk ka arritur te zbuloje sekretin e Mukjes, nje sekret me te vertete i tmershem per historine e komunizmit propagandistik shqiptar. Ajo qe eshte mbajtur e fshehte, me nje diktature ekstreme, nuk eshte zbuluar akoma dhe asnje historian shqiptar nuk eshte i afte t’i pergjigjet pyetjes me te thjeshte fare: c’ndryshim ka Peza nga Mukja? Akoma nuk është kuptuar se Mukja është e pavlefshme pa Pezën dhe Peza e pavlefshme pa nacionalistët atdhetarë.
Ne qofte se do t’i hedhim nje sy studimeve dhe fjaloreve enciklopedike (pas 1992) per keto dy ngjarje do te zbulojme se te dy mbledhjet kane te njejten performance propagandistike: organizimi i forcave politike kundra okupatorit. Atehere ku qendron ndryshimi dhe perse duheshin mbajtur dy mbledhje me te njejten permbajtje (ne fakt nuk jane te tilla ne thelb) brenda 10 muajve e gjysem? Çfare fshihet pas ketij fakti?
Zbulimi i akteve te formimit te PKSh, dmth data dhe vendi, çuan ne kerkesen per rishikimin e te gjithe te kaluares se ngjarjeve qe lidheshin me komunizmin shqiptar dhe konkretisht me Pezen historike. Cfare ka ndodhur ne Peze me 16 shtator 1942? Ka shume enigma qe duhen zgjidhur dhe perse u kerkua bashkimi i te gjithe forcave nacionale ne lufte kundra fashizmit. Ne fund te fundit: kush ishin keto forca, pasi ketu qendron edhe sekreti i Mukjes. Problemi ka nevoje per pak interpretim pasi shume gjera jane ndryshe nga ajo qe dine shqiptaret e shekullit te vjeter.
Konkretisht, ne Shqiperi ne vjeshten e 1942 ekzistonin disa forca nacionaliste ne veri e ne jug pa asnje lidhje me njëra - tjetrën: Balli Kombetar ne Jug e Legaliteti ne Veri, por ekzistonin dhe forca nacionaliste pa bosht politik aktual, por qe perfshiheshin ne rrymat antizogiste si forcat e Myslim Pezes ne perendim te Tiranes, ato te Haxhi Lleshit ne Dibren e Vogel dhe forcat e Hysni Lepenicës në Labëri; dy të parat perfshiheshin në inteligjencën shqiptarë me nje edukacion europianoperëndimor që anonte nga shkollat gjermano-austriake, ndërsa tre te fundit përfshiheshin në forcat popullore jashte politikave shtetërore. Komunizmi shqiptar (behet fjale per partine komuniste te Shkodres) ne kete kohe ndodhej i mberthyer nga intrigat e dy jugosllaveve me tendence eleminimin total te tyre dhe ne vjeshten e 1942-shit ishte i çorganizuar totalisht. Në këto kushte kërkohet bashkimi i tyre pasi, siç po shihej, Italisë Fashiste po i vinte fundi. Fakti që mbledhja nuk u bë në Jug, ku ndodhej qëndra e Ballit Kombëtar (në thelb një lëvizje antizogiste) dhe as në Veri, ku ndodhej qëndra mbretërore duhet të tregojë se këto dy forca politike ishin diametralisht të kundëta në qëllimet e tyre. Por fakti që mbledhja u bë në Pezë duhet të tregoje se Babë Myslimi ishte, trashmë, një personazh antifashist i deklaruar dhe i palidhur me asnjë forcë politike të mësipërme, por me një menjanim nga krahu antizogist. Me sa kemi kuptuar të dy forcat politike kryesore ja kanë pasur nevojën udhëheqësit pezak pasi ato nuk mund të realizonin kurrë atë që bënte rebeli antizogist kundra fashizmit. Në këtë pikë gjërat duhen thënë siç janë dhe jo si na pëlqen. Në këtë fazë lidhja e Myslim Pezës me forcat komuniste ka qënë inekzistente dhe kjo përbën të panjohurën e parë për lexuesin shqiptar. Plaku i mëvonshëm i Pezës historike e pranoi pazarin me Enver Hoxhën dhe, sa ishte gjallë, asnjëherë nuk deklaroi se në atë kohë komunistët i takonin modës politike dhe nuk kishin asnjë lidhje me Pezën. Pikërisht kjo i është nevojitur diktatorit shqiptar dhe këtë e shfrytëzoi në mënyrë perfekte, prandaj dhe krijoi atë lidhje të ngushtë me Babë Myslimin dhe e nderoi sa ishte gjallë. Plaku i historisë ja mbajti besën autorit të antihistorisë dhe asnjeri nuk mori vesh në Shqipëri se Enver Hoxha nuk kishte lidhje me Pezën historike; kjo përbën të panjohurën e dytë për lexuesin shqiptar.
Në këtë mënyrë në Pezën antifashiste u formua aleanca nacionaliste kundra okupatorit fashist me pjesmarrjen e të gjitha forcave politike ku roli i Myslim Pezës duhet konsideruar ndër më kryesorët. Kjo duhet vënë në dukje pasi këtë pikë shfrytëzoi më vonë Enver Hoxha për të realizuar intrigën e vet historike dhe pikërisht kjo anashkalohet duke i fshehur shqiptarëve të vërtetat historike siç kanë ndodhur dhe jo si na pëlqejnë të kenë ndodhur. Në këtë pikë historiografia shqiptare, pas 1992-shit, në vënd që t’i bjerë gozhdës i ra patkoit me qëllimin e vetëm pse nuk di të intepretojë aktin e madh të luajtur në Pezë më 1942. A nuk është kjo një pikë ku padija përzihet me politikën dhe është kjo e fundit që i fsheh popullit shqiptar realitetin historik të së kaluarës? Pikërisht në këtë pikë kemi rolin negativ të Akademisë së Shkencave të RPSSh e cila asnjëherë nuk e nxori në dritë të vërtetën e Pezës Historike. Peza nuk i përket komunizmit, por nacionalizmit shqiptar dhe është pika ku populli shqiptar mund të krenohet njësoj si më 1912, 1878-1881, apo1444.
Pas shtatorit 1942 ne Shqiperi duhet te kete filluar lufta e organizuar kundra okupatorit fashist dhe kjo vetem per aresyen e deshtimit te operacioneve italiane kundra popullit grek për te cilin u pushtua Shqiperia me 1939 dhe jo me perpara. Spontaniteti i luftimeve antiitaliane duhet t’i dedikohet vetem çetes se Pezes dhe ndoshta Haxhi Lleshit në Dibër (ne te vertete nuk disponojme ndonjë të dhënë mbi kohën e antifashizmit dibran) e Hysni Lepenicës në Jug. Dinamika e antifashizmit shqiptar eshte teper e varfer dhe as qe ja vlen te permendet. Kete situate nuk mund ta pranonin forcat angleze, prandaj dhe organizuan komunizmin me te vetmin qellim per te vene ne krye te shtetit shqiptar njeriun e tyre, por qe ishte kunder interesave te nacionalizmit shqiptar.
Ky eshte momenti i krijimit te situates ne prag te Mukjes te cilin vetem komunistet e dinin, ndersa nacionalistet ishin vene ne gjume duke kujtuar se shtetin shqiptar kishin per ta drejtuar ata pas largimit të italianëve. Por këtu duhet pasur parasysh disa probleme, jo të vogla, jashtë paragjykimeve edukative që na ka dhënë shkolla shtetërore përpara 1992-shit Së pari duhet sqaruar që roli i forcave antifashiste nuk ishte i aftë të çlironte vëndin nga pushtimi fashist, të paktën me raportet e forcave ekzistuese. Së dyti roli i shtabit partizan ishte zero për kohën e shkurtër të ekzistencës, pasi në kohën e kapitullimit të Italisë fashiste forcat që komandonte ky shtab ishin partizanët e 62 çetave dhe 1 brigade me rreth 4000 partizanë të llogaritur për limitin maksimal. Por arësyeja që PKSh trumbetoi fitoren mbi fashizmin ishte marrja përsipër e fitoreve të çetave nacionaliste që ajo i asgjësoi më vonë përgjatë periudhës 1943-1944 në Jug dhe 1945-1948 në Veri. Kjo gjë pranohet me gjysëm zëri në një formë të maskuar edhe nga autori i historisë së krijimit të PKSh (për herë të parë) sipas të cilit është gabim të thuhet se lufta nacional-çlirimtare ishte thjeshtë luftë për dëbimin e okupatorit (Ndreçi Plasari, Krijimi i Partisë Komuniste të Shqipërisë (1939-1941), f. 39). Ishin pikërisht këto çeta që luftuan kundra fashizmit pushtues në kohën kur komunistët prisnin dadon angleze t’i merrte për dore dhe t’i tregonte platformën e re të luftës nga antizogizmi në antifashizëm. Paaftësia për tu organizuar si parti politike më vete bëri që komunistët shqiptarë të fshiheshin gjatë pushtimit fashist. Kaq e vërtetë është kjo sa e detyron anglezin, me pikëpamje të majta, Riginald Hibertin, të pranojë se në mars 1943 në Labinot u mbajt konferenca themeluese e PKSh (Reginald Hebert, Fitorja e hidhur, f. 334). Sipas “Historia e luftës antifashiste nacional-çlirimtare të popullit shqiptar”, në fund të vitit 1942 kanë qënë 2000 luftëtarë në mbi 30 çeta partizane (Historia e luftës antifashiste nacional – çlirimtare të popullit shqiptar, V. 1, f. 148), të cilin numër Historia e PPSh, e zgjeron edhe në njësite guerile (Historia e PPSh, bot. 1, f. 97). Por ne kemi një të dhënë nga një burim krejt i kundërt, por më i besueshëm se të gjithë të tjerë. Sipas këtij burimi “Në të gjithë Shqipërinë veprojnë sot rreth 40 çeta rebelësh, me një forcë komplekse prej 6 000 veta, nga të cilët rreth 1.500 vetë janë në veprim të vazhdueshëm luftarak” (Piero Crociani, Shqiptarët në forcat e armatosura italiane 1939 – 1943, f. 291), por pa bërë asnjë specifikim të mëtejshëm (flitet gjithmone para kapitullimit të Italisë).
Në këto rrethana forcat nacionaliste, duke ditur formimin e PKSh dhe të shtabit komunist, i propozojnë kësaj të fundit bashkimin për idealin e vetëm të çlirimit të Shqipërisë nga fashizmi, të cilit i kishte ardhur ora e vdekjes dhe që politikanët nacionalistë e kishin kuptuar. Pikërisht në këtë pikë qëndron ndryshimi midis Pezës dhe Mukjes; dmth në Pezë nuk kishte komunistë, kur në Mukje komunistët u ftuan për të qënë anëtarë me të drejta të plota në aleancën e madhe antifashiste. Dihet se si përfundoi ajo konferencë, por nuk dihet dinamika e përmbysjes së saj nga komunistët. Pa kaluar dy javë nga marrëveshja e Mukjes komunistët u mblodhën në Vithkuq për të formuar brigadën e tyre të parë dhe të hidhnin poshtë atë marrëveshje duke treguar qëllimin e tyre real edhe pse ishin krejt të pafuqishëm përballë realitetit historik. A nuk tregon kjo se prapa komunistëve shqiptarë fshihej një forcë shumë herë më e fuqishme se ajo e jugosllavëve, kur këta të fundit ishin vetëm krahët e mashës historike. Çfarë ndodhi me 15 gusht 1943 në Vithkuq? Kjo përbën të renë për lexuesin shqiptar të shekullit të ri.
Rendesia e 15 gushtit 1943, per ne, nuk qendron ne mohimin e Mukjes apo formimin e brigades se pare. Ajo dite ka nje te dhene te vecante per Enver Hoxhen dhe për anetaret e delagacionit komunist ne Mukje duke nxjerrë ne drite se kush ishin ata qe e permbysen Mukjen. E dhena nuk ka goditje individuale dhe merita e saj qendron ne mosangazhimin e politikes kundra Enver Hoxhes pa e ditur se si do te vine ngjarjet pas nje viti. Vini re se cfare ka ndodhur ate dite ne Vithkuq sipas nje deshmitari okular, dikur brenda vathes komuniste e pastaj kundra saj, dhe pozicionin e diktatorit të ardhëshëm kundrejt drejtuesve të PKSh të asaj kohe.
Në një artikull me titull “Kush e vrau Mustafa Gjinishin?” të botuar në gazetën “Bashkimi i Kombit” datë 31 gusht 1944, Nr 205, me autor Xhelal Staraveckën (ish-komandant i batalionit të II-të të brigadës së I-rë dhe i larguar nga ai post për të njëjtat shkaqe si për rastin e Ndoc Çobës), jepet e gjithë panorama hapsinore e asaj që ka ndodhur midis 1 dhe 2 gushtit 1943 në Mukje dhe me 15 gusht në Vithkuq. Në atë artikull thuhet: “Partia rebele gjakatare, në vjetin e kaluem (1-2 gusht 1943, GH), e dërgoi Mustafa Gjinishin, që tani e vrau, bashkë me Dr. Ymer Dishnicën, që sigurisht do ta vrasë (ndoshta ky paralajmërim e shpëtoi doktorin e urtë nga vdekja e sigurtë, GH), në mbledhjen e Mukajt për tu bërë bashkimi i të gjithë shqiptarëve. Të dy delegatët, të udhëhequr nga ndjenjat e vëllazërimit, u bashkuan me rrymat dhe me organizatat nacionaliste të Shqipërisë. Dihet mirë si ç’asht shfaqun shpesh herë dhe me shkrime se sërbianët Dushani dhe Miladini, e thyen bashkimin e vendosur në Mukajt për të realizuar ëndrat e vllavrasjes, në të cilën ndodhemi sot. Kam ndodhur vetë, në vendimin e dënimit me vdekje të Mustafa Gjinishit dhe të Ymer Dishnicës, që aderuan në bashkimin e Mukajt. U dënuan, por nuk u ekzekutuan, pse Mustafa Gjinishi dhe Dr. Ymer Dishnica ishin popullarizuar në Shqipni dhe vrasja e tyre mund të krijonte përçarje të tmershme në Partinë rebele, pse, Partia nuk i kishte rrëmbyer akoma frenat e fuqisë në dorë. Përveç kësaj, vrasja e Mustafait, mundej të krijonte përçarje edhe ndërmjet Myslim Pezës dhe Partisë rebele, pse Myslimi e kishte dhandër Mustafa Gjinishin. Në vendimin e dënimit te Gjinishit dhe të Dishnicës me vdekje në Vithkuq, ku kam ndodhur edhe vetë, kanë marrë pjesë këta persona: në krye të mbledhjes Druzhe Miladini, në të djathtën e tij Sejfulla Malëshova; mbas tij Enver Hoxha; në krah të Enverit Spiro Moisiu; mbas Spiros Dushan Gogozhani (kemi përshtypjen se duhet të jetë Dushan Mugosha, GH); mbas këtij vinte i nënshkruemi, mbas të nënshkruemit Mehmet Shehu. Rrethi mbyllesh në krahun e majtë të Miladinit me Fiqret Sanxhaktarin, Jovana e dyte e Napolit...”
Këto rreshta, në funksion të temës sonë, nuk kanë nevojë për intepretim, pasi pozicioni i forcave nacionaliste kundrejt komunistave, dhe i këtyre të fundit kundrejt jugosllavëse, është mjaft i qartë, por ne na intereson dinamika e zhvillimit të PKSh në ato vite dhe i figurës së Enver Hoxhës në krye të partisë komuniste. Të gjitha këto tregojnë se Mukja shërbeu, sipas interesave të jugosllavëve, për të forcuar Partinë gjakatare dhe ngritur figurën e Enverit. Të dyja këto përbëjnë sekretin e madh përse u prish marrëveshja e Mukjes dhe çfarë përfaqësojnë dueti Parti Komuniste – Enver Hoxha.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora