E premte, 26.04.2024, 06:14 AM (GMT+1)

Mendime

Qazim Rrushaj: Çështja e emnit të Maqedonisë

E enjte, 07.08.2008, 06:17 PM


Qazim Rrushaj
Çështja e emnit të Maqedonisë

Ndonëse shqiptarit në përgjithësi i mungon njohuria rreth “vetes” është një shpaztirë dhe e metë mbarëshqiptare. Për fat të keq e përjetojmë një rënie, rënie katastrofike sikur të jemi përplasur në një humnerë të thellë që kërkon shpëtim; dhe e ndjejmë kudo mungesën shpirtënore në natyrën Shqiptarit.

Nga Qazim RRUSHAJ

Shkurtimisht, një jetëshkrim rreth Lekës së Madh, që nuk i dihet së paku as kryeqyteti perandorak, as vendlindje – më së miri do të sqarohemi sikur duket se ai ishte çuni i të birit të famshëm yllir, që mbretënonte nga Kështjella e Lavdishme e Beratit Shqiptar. Për Lekën shkruan historianë plotë 500 vjet pas vdekjes së tij – nga kush u morën informatat origjinale për jetëshkrimin e tij, a mbeti ndonjë bashkëluftëtar i gjallë brënda atyre 500 vjetëve, që nuk dinte kush se ka pasë “lekë” apo sundimtar perandorak. Pjesa më e madhe janë trillime; por simbas rradakes time, Leka do të ketë qenë çun beratas – edhe fjala “marathon” me kuptimin e shqypes: “marrë e çonë – merrë e çonë”, që Leka njifej sikur të ketë pasë marrë pjesë në ata turrje e vrapime të ashtuquajtura yllimpike.
Se Leka i Madh është shkolluar dhe edukuar në shkollën greke, është një bllof, se gjoja n’atë kohë Shqiptarët nuk kishin gjuhë të shkrueme!? Është e kundërta, shqiptarët kanë poseduar kulturë e literaturë, prandaj duhet të korigjohemi: Leka ka folë “shqip” ka menduar shqip; ndoshta ka shkruar shqip, nëse mbretënia gjatë kohës së tij të ketë pasë shkolla për të edukuar njerëz, veçanërisht përfaqësues të Oborrit Mbretënor; Shqipja patjetër të ketë qenë gjuha që ata e nxunë në shtëpi apo mbretëni. Dhe Leka foli deri sa ishte gjallë, deri me përfundimin e jetës. Fjala “grek” nuk ka egzistuar në të kaluarat e lashta, kjo është bërë vetëm në përkthimin anglisht, ku banorët e atyre trojeve i quajnë grekë, ku nuk egzitonte grek, dhe çdo shqiptari i mbushet mendja se grekët kanë pasë literaturë të shkrueme; literatura greke fillon me rilindësit grekë kah fundi i shekullit 18 dhe në fillim të shekullit 1! 9, si të gjithë popujt e më vonshëm.
Në parahistori është shkruar dhe folur vetëm shqipja. Në Ujdhesat klasike të teritorit të sotëm grek janë zbuluar mbishkrime vetëm me gjuhën shqipe; s’e gjen dot të paktën një “fjali” me greqishten e sotme, por vetëm me shqipe; vallë, si do t’ishte e mundur që Leka i Madh të jetë shkolluar në shkollat greke, kur shkrimi dhe gjuha ishin krejtësisht në gjuhën e At Gjergj Fishtës. Pse e them të At Fishtës, sepse në Greqinë antike është folë një gegënishte e pastër si ngjyra e qelibarit. Në lashtësi nuk ka pasë shkolla; princët ushtroheshin në oborrin mbretënor, dhe e vetmja ka qenë stërvitja në kuaj, dhe gjendja fizike; besohet se shumë mbretër nuk kanë dijtë shkrim dhe lexim. Po japë një shembull të qartë, që ka ngjarë gjatë Perandorisë Bizantine.
Nga katundi Bardovcë [Bardhavishtë] të Shkupit; Perandori i fundit Justiniani me një grupë shokësh erdhi në këmbë në kryeqytetin e Perandorisë Bizantine për punë; duke biseduar me ushtarë të perandorisë, të cilët flitshin shqip rreth murit të kështjellës, atë botë ata i inkuadruan në ushtrinë bizantine; dikur më vonë – Justiniani u bë Perandor; mos vallë, fshati i tij i lindjes të kishte Universitet!?
Pra, po të kishte në Perandori ndonjë shkollë; shqipja ka qenë gjuha e shkruar, e kulturës, filozofisë dhe e mençurisë.
Librat klasike janë shkruar me një shqipe të kulluar; përkthimet në gjuhët tjera janë katastrofike; shumë të tillë bazohen me greqishten e sotme. Veprat e dramaturgut klasik, Eskilit janë një thesarë fund e krye shqip, dhe po të mundohesh pak për t’a gjetë fjalën shqipe, e gjen shqyp. Homeri fund e krye shqip; mos vallë, greqishtja të ketë rënë nga qielli, dhe është bërë gjuhë e gjithësisë!
Jo, greqishtja është gjuhë e re, sikundër gjuhët tjera të Europës që u zhvilluan më vonë, dhe jo gjuhë e lashtë!
Fund e krye në Greqi flitej një gegënishte e jashtëzakonshme!
Grekët e sotëm janë shumë të ndjeshëm kur ua përmend çështjen shqiptare; ata e dijnë shumë mirë se çfarë preardhje kanë; dhe të gjthë kulturën e shqiptarit që e kanë përvetësuar, është flamurtar në botën e hiçit, që e shohim sot.
Sa për termën “Maqedoni” as grekë as sllavë, nuk e kanë të drejtën administrative, pos shqiptarëve, sepse ishte teritor shqipesh. Maqedonia është termë shumë e lashtë duke filluar me Dardaninë [Gardhathurninë] e deri tek Emathia – në realiet e gjithë Greqia dhe Maqedonia e sotme kishin të vetmin emër: Dardania [Gardhania e Madhe]. Mendo njëherë shkurtë: vallë, ata do të jenë shqipo, sllavë apo grekë. Gardhthurnia [Gardhthurnia e Madhe] egziston që nga kohët Kalldine të Mesopotamisë. Dardania apo Gardhania është sinonim për Maqedoni [Maqe: Madhe; donia: çonja [qenjë], pra u çue një qenjë e madhe]. Dallimi është se Maqedonia tashmë u zgjerue, dhe u bë një perandori më e madhe se Dardania [Gardhathurnia] që vajti deri në Hindi. Dhe ky popull perandorak si gjuhë administrative dhe zyrtare e gjuhë familjare ende kishte Shqypen. Shqypja flitej me të madhe në Hindinë Burrashke; gjuha ish perandorake e Persisë [Iranit] shkru! hej dhe flitej shqypja e jonë bashkëkohore, që në kohë të fundit janë zbuluar libra poezisë, nga poetë persjan, pra shqypja ishte një gjuhë e artit, dhe poetike shkruar me shqypen letrare; shqypja ishte gjuhë letrare, që këtë e pohon edhe rilindasi i jonë i madh, Sami Frashëri. Si mendoni se gjatë ekspeditave luftarake të Lekës, të kishin diplomatë, që njihnin gjuhë të tjera, siç janë diplomatët e kohëve moderne. Jo, ata kuptoheshin që të gjithë me një gjuhë, dhe ishte vështirë që t’i dallosh se cili ishte maqedon e kush kanë qenë persijan, sepse ata kuptoheshin me një gjuhë; pos të disa dokeve e zakoneve që ishin të ndryshëm nga njëri tjetri.
Gjatë historisë së lashtësisë së gjuhës, fjala është korruptuar, disi është bërë e pakuptueshme.
Sllavët dhe grekët, së pari duhet të marrin leje nga Shqiptarët, për t’u aprovuar emni i Maqedonisë.
Politikanëve shqyptarë, avulli greko-maqedon as i ngrohë e as i ftohë!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora