E premte, 26.04.2024, 07:25 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Nikoliqi “pajtohet “ me shqiptarët

E premte, 06.11.2015, 09:00 PM


Nikoliqi  “pajtohet “ me shqiptarët: Historia e Kosovës  është 50 vjeçare !

Nga Fahri Xharra

E shihni ju , burra të botës që i madh e vogël u zgjuat me një histori të re ; e shihni ju argatët e Serbisë që u munduan të na “zbuloni”  Kombin Kosovar ; e shihni ju burra të botës që na “ mbushet “ mendjen që ne flasim e duhet të flasim kosovarishten e juaj.

E shihni ju burra të botës që na e “krijuat” identitetin fetar turk , duke  e mohuar çdo gjë shqiptare ?

E shihni ju burra të botës se sa shumë material iu përgatitët nikoliqëve dhe daciqëve ; që ata me fjalët e juaja iu dokumentojnë ambasadorëve te huaj se : “Shekujt tanë shihen në gurë, e nuk e di ku shihen, ku gjeni gjurmë të pranisë shqiptare në Kosovë e Metohi më të vjetër se 50 vjeç” ka thënë Nikoliq duke përmendur në këtë kontekst xhamitë, të cilat të gjitha janë të reja. ( Tomislav Nikoliq )

Ju ishit autoriteti i Kosovës , juve ju shifnim ne çdo mbrëmje në ekranet televizive duke na e mbushur mendjen se ne nuk ishim dikur as 1 % e popullsisë së këtyre anëve, . Pra si po e shihni , ju të pa nderuar (më  vjen mërzi dhe turbullim në lukth t`iu përmendi emërat) , ju mohues të kombit , të historisë  e të vetvetes , ju errësues të çdo gjëje shqiptare , se sa leht i çelet goja dikujt , se sa lehtë i hapet gryka armikut . Tani kënaquni , se atë që e tha Nikoliqi e keni thënë vet ju . Ai nuk po çpifet ; ai po e flet atë që e flitshit ju në këto 16 vjetët e fundit .

Secili nga ju e nga ne mundohej ta shponim qiellin sa më lartë ,; edhe shtresa e ozonit ishte në rrezik nga dëshira e juaj dhe e jona.

Donim t`i tregonim botës që nuk jemi ata që menduat ju ; por jemi shumë të njomë në këto anë. !

- Srbija je jedina zemlja u Evropi kojoj, pored otimanja dela teritorije, proterivanja gra?ana, nekažnjenog ubijanja i takozvane žetve organa, sada pokušavaju da otmu i kulturnu baštinu pod zaštitom Uneska - rekao je Nikoli? u svom govoru ambasadorima.” e shkrova serbisht , për të gjithë mohuesit sepse ata dine shumë mirë se për kë dhe me urdhër të kujt flisnin.

Paramendoni , mbledhjes e thirrur nga Tomislav Nikoliqi iu përgjegjen pozitivisht  rreth 80 përfaqësues diplomatik dhe pesë organizata ndërkombëtare     ( Govor predsednika Srbija prati oko 80 diplomatskih predstavnika i predstavnici pet me?unarodnih organizacija. Kako saznajemo, skupu su se odazvali svi koji su bili pozvani.)

“ Ta leni kulturën  “tonë “ ( serbe , pra ) në duar të shqiptarëve në Kosovë , është një lloj siku t`ia besoni qengjin ujkut “ - paska thënë Nikoliq.  Mirë e ka pasur , pse jo ne e mohuam çdo gjë antike shqiptare , ne falëm trashëgimin kulturore - kishtare, dhe e “ filluam “ historinë” si na e diktonte turku .

Ambasadorëve të pranishëm iu shpërnda libri “"Hriš?anska baština na Kosovu i Metohiji - istorijska i duhovna postojbina srpskog naroda" (E kaluara  shpirtërore serbe )

(Ambasadorima je podeljena knjiga "Hriš?anska baština na Kosovu i Metohiji - istorijska i duhovna postojbina srpskog naroda". Nikoli? je po knjigu preko ambasadora poklonio i šefovima njihovih država i me?unarodnih organizacija.)

Duke mohuar vetveten , ia japim të drejtën Nikoliqit të thotë: “Kulturna baština na Kosovu je povezana sa živom istorijom i vekovnim prisustvom srpskog naroda na ovim prostorima. “ ( Trashëgimia kulturore serbe është ngushtë e lidhur me historinë shekullore të popullit serb në këto anë )

“Në Kosovë dhe Metohi qenkan shkatërruar 134 objekte fetare , 33 përmendore kulturo- historike, janë vjedhur bi 10 . 000  ikona dhe objekte të ndryshme fetare serbe. Janë shkatërruar mbi 5.261 gurë varresh dhe varre pravoslave serbe “ - iu tha Nikoliqi  ambasadorëve të thirrur .  E tha sepse ne asnjë herë nuk ditëm të themi që trashëgimia ortodokse në Kosovë ishte dhe është shqiptare.

Edhe një herë ju falemnderit juve  që na e “ zbuluat “ identitetin fetar të shqiptarëve , që donit të na leni në b…. kosovarishten dhe popullin kosovar !



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora