E premte, 26.04.2024, 07:20 AM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: Çoroditja e Besa Ismajlit

E hene, 05.10.2015, 08:01 PM


ÇORODITJA E BESA ISMAJLIT

Nga Afrim Caka

Por, ç’lloj gjuhë duhet të shkruaj e flasë? Ate të mimikës...

Mizantropet ankohen shpesh ndaj shqetësimit që u bëhët atyre… Shqetësimi i saj shfaqet fort në errësirë, e cila shkëput Prodekanën nga bota që e rrethon. Britma e saj e frikës e lejon atë të vendos lidhje me botën aliene. Nëse dikush nxiton drejt saj, ajo është e lumtur, sepse asaj iu dha mundësi të demonstronte ndikimin e vet dhe ambiciet që nuk njohin kufij.

Një deklarat banale nga një “pedagoge” banale: Prodekaneja e Fakultetit Islam arsyeton pjesëmarrjen në ISIS.

A shtet, o shtet! I mrekullueshëm je???

Nëse kujtojmë se viktamat e kësaj Prodekane çoroditëse që u bënë disa femrave e meshkujve, ne mund ta quajmë këtë një gabim fatal të dëmshëm për Kosovën, por duhat ta krahasojmë ndikimin e e kësaj besëtytnieme tmerret e inkuizicionit dhe të krimeve në Siri… Në rastin e saj të sëmundjes janë shumë të rënda për kombin tonë, zgjatja e kurës mund të jetë shumë më e gajtë. Kura parandaluese, megjithatë, sjell veçse avantazhe të mëdha për shtetin tonë të brishtë.

Letër e hapur për Besa Ismajlin!

T’i Besa mund të jesh gjithçka, veç një gjë nuk jeni: ajo që kujtoni ju. Thashë “shqiptare”! Jo.

Në këtë çast, papritmas Besën nisën ta mundonin brerja e ndërgjegjes për luftarët e rinjë të Isisit. Në ngjashmeri të afërt me këtë etje për t’i ngjarë Perëndisë ndodhet ideali i Prodekanës dhe i Utopisë së prallës, duke menduar se çdo ëndërr e saj bëhet realitet. Njerëzit mund t’i ndash në dy tipe: në atë që kanë njohuri për mungesën e tyre të vetëdijes më pakë se mesatarja, dhe në ata apo në ato që e njohin më pak veten sesa egërsia ndaj kombit dhe gjuhës së vetë. Besa është më pak e aftë të kuptonë hollësitë e historisë, kulturës dhe të gjuhës që fletë. Meqenëse interesi i saj ndaj kombit është mjaft i kufizuar, ajo përcepton vetëm një pjesë të parëndësishme të problemeve dhe halletë që ka shteti i saj. Por më tepër mirret me hallet që ka populli i Sirisë.

Puna që ndron se ajo ka frik se mos zgjerimi i horizontit të vetdijes do t’a çojë te humbja e pushtetit personal në Fakulltet, në xhami dhe para “studentëve apo para xhëmatit trutharë!”. Në të vërtetë nuk ka rëndësi se çfarë mendoni ju për veten e parë dhe se çfarë mendon Besa për të tjerët. Rëndësi ka qëndrimi dhe deklarata saj ndaj shtetit dhe trutharëve në kuptimin më të gjërë të fjalës, meqenëse ti Besa e përcakton të gjitha dëshirat për të qenë sa më afër me ISIS-in? Dhe, këtë as topi se laun!

Në shumë raste zbulojmë, gjithashtu, se individi i tipit të tretë përqendrohet në sferën e ngushtë të veprimtarisë së tyre apo të saj. Ata individë apo individe si Besa, e cila nga idetë e saja ndjejet e shtyrë dhe e lënë mënjanë në jetë nga shoqeria ku e rrethonë! Kuptohet, se kënaqet me trurin e saj jo të madh, meqenë se ajo e ndjenë vetën si arabe e jo shqiptare dhe e ndjenë vetën si të huaj në vendin që e lindi dhe e rriti. Shqip të foli në na, kur erdhe në jetë. Mos harro gjuhë n dhe historinë tënde kudo që të jesh.

Apo e ke nga gjaku! Gjaku?!... Ç’gjak?... Ujë apo uthëll? - mërmërita me zë të ulët.

O Zot! Mos... Kosova po dridhej si ndër ethe, u zhvesh nga ndjenja kombëtare. Lëshoi një britmë rrëqethëse. O Zot! Po si ka mundësi të ndodhë ky banalitet? Ç’ishte vallë, kjo deklaratë banale? Bëri një lëvizje të pavetëdijshme në media, u vërvit në ISIS dhe mori rrugën e Sirisë. I’u duk sikur e bëri veten me krahë dhe nga gjithçka që kish. Në deklaratën e saj “banale e Idiote”, i thërret aq bukur trutharët, saqë kjo skënë e saj deri më sot vazhdon të ngjallë admirimin e shumë hoxhallarëve dhe spiunëve tjerë, duke e ngjallë admirimin e psikologëve për një analiz të thellë në trurin e saj. Gjatë kohës, kur kjo prodekane sundohet nga myfti e hoxhallar arabë, deri sa kjo truthare sundohet nga kompleksi i Unit dhe i gënjeshtrës ende pa u tharë plagët nga lufta, një pjesë e rëndësishme e aktivitetit të saj antikombëtar vihet në sherbim të interesave turke-serbe dhe arabe.

Duke e vlerësuar pamjen e saj, ne nuk duhet të udhëhiqemi vetëm nga veprimet dhe deklaratat e saja të pavetëdijshme. Ndodhë shpesh që detajet e imta të saja, na lejon të depërtojmë më mirë në karakterin e saj të vërtetë. Shpesh Besa si “pedagoge” nuk i sheh aftësitë e veta, përderisa nuk e vlerëson sa duhet veten, ne shohim, gjithashtu, se jo pak individë janë të formuar në menyrë të gabuar për të metat e saja. Besa mund ta konsideron vetën si prodekane të mirë, kur në të vërtetë, gjithçka e bënë për shkak të nxitjeve egoiste dhe antishqiptare.

Avanturistet dhe avanturierët po i marrin në qafë ata pak trutharë të rinjë shqiptarë. Do t’ju jap një shembull të kësaj – rastësie anadollake në shqip.

Kjo është anekdota e saj: Një biznesmene feje dhe një “shpëtimtare muslimane” shumë skurpuloze e hakmarrëse kishte arritur, nëpërmjet një programi televiziv, nëpërmjet një sër iniciativash tepër të rrezikshme, përpiqet të hynte në mendjet e të rinjëve për ta bërë portretin e saj prej Perëndije për t’i bindur të rinjtë se rruga drejtë Siris është e shejtë?

Ne duhet të ngulisim në mendje se ëndrrat e saj prodhojnë gjatë natës kanë, nga njëra anë, ngjashmeri dhe kanë afërsi të madhe me krijesat e çmendurisë dhe, nga ana tjetër, pajtushmeri me jetën mesjetare anadollake. Ne duhet dhe është e mundur të çlirohemi prej egos Besiane me maturinë dhe forcën, që zotrojmë tani.

Populli është i pushtuar nga dëshprimi, duke mos ditur nga t’ia mbante, eci në drejtim të kundër: të dal ku të dalë! O qeveritarë, mendohuni ç’jeni duke bërë! Çuditërisht, sot historia sikur po zhvillohet pa ne. Hallka më e dobët e çështjës shqiptare është vetë subjekti shqiptarë. Deri më tash kemi dëshmuar vetëm se jemi viktimë që kërkon drejtësi. Ajo nuk mund as ta shmangë konfliktin, as ta ndryshoj pozitën e vetë.

Rezistenca e jonë paqësore është më tepër një refuzim politik sesa një qëndresë aktive paqësore. Pasivizimi i qëndresës ka përdhosur dinjitetin kombëtar dhe ia ka hapur udhët e ekzodit, fundamentalizmit islam dhe atij sllav, rikolonizimit dhe adaptimit ndaj pushtimit. Ne ende nuk kemi arritur ta kombëtarizojmë çështjën shqiptare, të kemi një program dhe strategji kombëtare. Vetë e kemi bëre parcializimin e çështjës sonë kombëtare. Në Kosovë vepron sot mafia autonomiste fetare, rrymë politike më e rrezikshme brendakombëtar. Kjo rrymë është e favorizuar nga vetë tradhtorët, poshtuesit turkë dhe të disa shoqatave Tikas nga Turqia dhe Arabia dhe disa qarqe kombëtare e ndërkombëtare...



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora