Udhëpërshkrim
Tahir Bezhani: Neki Lulaj përuroi librin në Deçan
E premte, 07.08.2015, 08:00 PM
POETI NEKI LULAJ PËRUROI LIBRIN NË DEQAN
Nga Tahir Bezhani
Poeti i mirënjohur nga diaspora, zotëri Neki Lulaj, me datën 03. gusht, 2015, përuroi librin me poezi ”Kodi i tokës”, në sallën e Kuvendit të Komunës Deqan. Moderimin e përurimit të librit “Kodi i tokës” e bëri zoti Sejdi Berisha, poet e publicist nga Peja.
Në sallën e mbushur me dashamirë të fjalës së shkruar nga disa qytete të Kosovës, si Prishtina, Peja, Gjakova etj.e madhështuan edhe disa poet nga Shqipëria, si zotëri Namik Selmani e Lulëzim Logu. Për librin e përuruar foli miku i autorit, redaktor libri, Namik Selamai, i cili vlerësoi poezitë nga libri “Kodi i tokës” të poetit Neki Lulaj. Ndërsa krijuesi nga Tropoja, Lulëzim Logu, përshëndeti kryetarin e Komunës së Deqanit, z. Rasim Selmanaj dhe të pranishmit pjesëmarrës në këtë festim libri. Lulëzim Logu, pos rëndësisë së librit të përuruar, kujdes të veqant I kushtoi bashkëpunimit të letrarëve te Kosovës e Shqipërisë, veçanërisht të zonës së Dukagjinit, të cilët tash e dhjet vite bëjnë përpjekje të pa kursyer për njohjen e vlerat letrare të njëri tjetrit.
Fjala pershendetese e kryetarit të Komunës së Deqanit, z. Rasim Selmanaj.
Ndërsa kryetari i Komunës së Deqani e poeti Rasim Selmanaj, në kuadër të pritjës së bashkëatdhetarëve nga diaspora e veqanërisht të krijuesëve letrarë, vlerësoi autorin e librit, ceki vlerat e tij letrare e kombëtare, si një krijues i spikatur nga Dukagjini e gjithëandej trojeve shqiptare. Pas përurimit të librit, soti Selmanaj, ftoi krijuesit për një kafe rasti në zyrën e tij, ku u bënë njohje të reja mes krijuesisht nga mbarë vendi, shkëmbim përvojash e shprehje dëshirash për ardhmërinë tone. Mes krijuesve u shkëmbyen libra me qëllim të njohjës së përafërt me njëri tjetrin.
Letrarët në pritje te kryetari i Komunës së Deqanit, z. Rasim Selmanaj.
Shkëmbim librash, njohje e miqësi të reja mes krijuesve.
Ky festim letrarë, në emër të përurimit të librit të zotit Lulaj, ”Kodi i tokës” ishte një përjetim i këndshëm, me të cilin rast u lidhën miqësi të reja mes krijuesih nga diaspora dhe atyre vendorë e nga Shqipëria. Këto takime u vlerësuan si shumë të qëlluara, dobiprurëse e të pa anashkaluara me qëllime pozitive për letërsinë e shumë gjëra tjera të mira kombëtare…..