Kulturë
Kadri Tarelli: Veprim shqiptarie nga idealistët
E merkure, 22.07.2015, 07:30 PM
NJË VEPRIM SHQIPTARIE NGA NJERËZ IDEALIST
Nga Kadri Tarelli
Në kushtet e ditëve të sotme, kur të gjithë i kanë sytë tek paraja dhe sa të mundin po rendin ku është fitimi, gjithkush mund të mendojë se fisnikëve idealistë u erdhi fundi, për të mos thënë se edhe kur çfaqen shikohen si të dalë mode, apo të ardhur nga nonjë planet tjetër.
Pavarësisht se nuk ka dobi të merresh me analizën e shkaqeve dhe rrjedhojën e kësaj dukurie shoqërore, duhet thënë se kjo racë e idealistëve nuk shuhet kurrë. Analiza nuk i shërben askujt, sepse askush pa e patur në shpirt, ndërgjegje, botkuptim, kulturë e prejardhje fisnike, nuk mund të bëhet idealist me urdhër, vendim apo dekret institucionesh. Le që po e hape këtë temë muhabeti, të shikojnë me mospërfillje, (kjo më e ëmbla e më e buta), pasi ka edhe kundërshti me zë të lartë, për të mos thënë deri në cinizëm. Të turren e të japin një dynja me shembuj e argument se shpirti nuk mbahet me idealizma, ose kjo frymë e përvojë nuk sjell para e fitim për jetë bollëku, qejfi e lluksi.
Edhe kur
përpiqesh të kapesh te shumë figura atdhetarësh të vjetër e të rinj, apo të
mbështetesh te bëmat e rilindasve tanë të ndritur, që shkrinë mençuri, energji
dhe pasuri për ta bërë këtë copë Shqipëri, bëjnë sikur nuk dëgjojnë nga ai
vesh, e të përgjigjen me përçmim: ishte kohë tjetër atëherë. Kësaj llogjike të
çoroditur i shkon përshtat pragmatizmi i çastit, që shkon deri në harrimin, për
të mos thënë mohimin dhe shkatërimin e vlerave të kombit, për të cilat
aty-këtu, edhe ngrihet zëri, pa shtruar pyetjen pelin të hidhur:
Nuk mund të rrinja pa i thënë këto fjalë, tani që u njoha me një veprimtari të çmuar shqiptarie, të ndërmarrë kohët e fundit nga Qëndra Mbarëkombëtare të Koleksionistëve Shqiptarë në Tiranë, me presidentin e saj, historianin e koleksionistin e njohur Shpëtim Sala. Është një njoftim në faqet e internetit me shumë pak fjalë, ku i kërkohet krijuesve shqiptar të dhurojnë libra të shkruar në gjuhën shqipe, për fëmijët, shkollat dhe bibliotekat shqiptare të Plavës dhe Gucisë. S`besoj se ka nevojë të komentohet më gjatë ky njoftim dhe veprim, bile kam frikë se fjalët e shumta e zbehin vlerën dhe rëndësinë e kësaj ndërmarrje të guximëshme, që ka brenda shqiptari, fisnikëri e idealizëm pa kufi. Edhe krahasimet, sado të bukura e të qëlluara qofshin, janë të padobishme, pasi secili le gjurmë duke bërë jetën dhe historinë në kohën që jeton, në kushtet, rrethanat dhe mjetet që ka.
Edhe unë, së bashku me z. Bajram Gashi, si shumë krijues të tjerë i`u përgjigjëm thirrjes, duke çuar secili nga pesë kopje të librave tanë, përkatësisht “Misionarë në udhën e dijes” dhe “Një shekull në udhën e dijes”, ku në faqe të parë shkruam shënimin: “Dhuratë për Plavë e Guci”.
Një kafe
me z. Shpëtim dhe vizita në shtëpinë e tij, na mundësoi të njihemi më mirë me
veprimtarinë e Qendrës Mbarëkombëtare të Koleksionistëve Shqiptar, me ekspozitat e hapura në Tiranë, Prishtinë,
Prizren, Ulqin, Strugë, Durrës, Korçë, Pogradec, Vlorë e deri në
Përshëndetje falënderimi dhe urimi për suksese në përmbushjen e pasionit të tyre, është më e pakta gjë që mund të themi për këta misionarë të heshtur të historisë dhe kulturës materiale.
Nga e djathta: Sala, Tarelli, Gashi