E premte, 26.04.2024, 04:54 AM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Xharra: Sa më i fortë serbi, shqiptarët më të mashtruar!

E enjte, 16.07.2015, 09:42 PM


Sa më i fortë serbi, shqiptarët më të mashtruar!

Nga Fahri Xharra

Flitet se turku na mbrojti nga asimilimi, se na solli një fe tjetër të ndryshme nga sllavët dhe grekët. Tani del pyetja: pse nuk u asimiluan rumunët ne mes të sllavëve, pavarësisht se ishin ortodoksë si ata(!) Pse nuk u asimiluan hungarezët nga gjermaniket, megjithëse 400 vjet të pushtuar prej tyre dhe të të njejtës fe me ta! Pse nuk u asimiluan baskët, që nuk e patën asnjëherë një shtet te vetin dhe ishin katolikë si spanjollët. (Nikolle Loka )

Po a ka ndihmuar vertetë pushtimi turk për ta ruajtur etninë shqiptare(!) Dikur ishim shumë, ndersa nen pushtimin turk u pakësuam nga vrasjet, sëmundjet, largimet pa kthim, etj. Nga ana tjetër, a ti llogarisim shqiptarët qe na rrembeu Turqia që vetë turqit thonë se janë 7 milione. Po 7 milion jemi te gjithe ne shqiptaret ne trojet tona etnike. Ata shqiptarë janë në porcesin e asimilimit të plotë se nuk kanë asnjë të drejtë kombëtare si etni me vete. Pse u asimiluan shqiptarët ne boshnjakë në Sanxhak dhe Mal të Zi! Pse u asimiluan shqiptarët në turq në Prizren , jilan , Vushtrri dhe në pjesën shqiptare te Maqedonisë. A është njëlloj si asimilimi në serbë dhe asimilimi në turq dhe boshnjakë, apo jo(!!!)

Kur Serbia është e fortë ajo  e ndërsen islamizmin ndër shqiptarë sepse kjo mënyrë i mbeti metoda më besnike për shkombëtarizimin tonë , Jemi dëshmitarë të së kaluarës; të gjitha gati i dime . Serbia e fortë del Garashanini me planin e tij për dëbimin tonë; Serbia e fortë na del Çubriloviqi me plin e tij famëkeq për asgjësimin tonë san ë elaboratin e tij ndër tjerash shkruan “ Të bëhen ligje që t’i ndalojnë shqiptarët t’i leshojnë qentë në oborrin e shtëpisë.” Dhe më tej këtë e dini : “Në fillim, Turqia pranon të marë 200.000 shqiptarë të shpërngulur. Pastaj, pasi kjo të dalë me sukses, ne i dërgojmë të tjerë. Për mënyrën e shpërnguljes, që të ketë shpërngulje në masë, si kusht i parë është krijimi i një psikoze të përshtatshme: Në radhë të parë është e nevojshme që për shpërnguljen e shqiptarëve e të bejmë për vete klerin e tyre dhe njerezit me influencë, me para ose me detyrim. Që t’ua mbushim mëndjen shqiptarëve që të ikin, duhet që të bëjmë për vete klerin e tyre duke e paguar. Kështu ai do të udheheqë eksodin e tyre për në Turqi ( NgaÇubrilloviqi ) Pra ? jemi të vetdijshëm që po ndodhë e njejta me ne sot ?

Kur Serbia ishte e “dobët”  (nga viti 1968 - 1990 ) edhe Shqipëria ishte “rehat” prej saj.,E doni një shembull ? shkollat ,Universiteti i Prishtinës , xhamijat të zbrazura. kishat po ashtu. Vetëm një të mire nga ai “ dobësim “ politik i serbëve,shqiptarët muslimanë e të krishterë kush e kush më shumë mundohej  që emrat e pasalindurve: djalë apo vajzë të jenë sa më ilire dhe e sa më arbërore (!?!)

Por e “dobët apo e fortë” Serbisë i intereson që të ketë në duart e saja sa më “dëshmi” islamike për ne , në mënyrë që neve edhe botën ta bindin se ne jemi të ardhur rishtas këndekj pari .Lexojeni këtë copëz shkrimi në vazhdim : “Pak ditë pasi që ra tërmeti në Shkup, u nisa ta kërkoj pllakën e mbishkrimit të mihrabit të Urës së Gurit dhe atë kalasë së Shkupit. Një ekskavator i nxirrte rrënojat e mihrabit nga lumi, por pllaka nuk doli askund. Thanë se nuk është gjetur asnjëherë. Megjithëse unë jam e bindur se atë e kishte gjetur dikush dhe e kishte fshehur. Ajo është pllaka për të cilën unë kam shkruar në librin tim, ndërsa tash e dini se çfarë pllake kemi aty. Pastaj shkova në kalanë e Shkupit. Aty, për shkak të frikës nga përsëritja e tërmetit, kishin dalë t’i kalonin ditët shumë banorë të Shkupit. Pllaka me mbishkrimin osman nuk ishte në vendin e saj. Fillova nëpër njerëz t’i kërkoj pjesët e saj dhe ta rikonstruktoj pllakën. Derisa i kisha gjetur shumicën e pjesëve, një pjesë nuk po e gjeja assesi. Dikur e pashë se një grua, që kishte vënë të ziejë gjellë, e kishte vendosur tenxheren mbi zjarr pikërisht mbi atë copë pllake që po e kërkoja unë. Ia kërkova, por gruaja nuk ma jepte, sepse do t’i derdhej gjella. Në fund e gjeta një gur tjetër të rrafshët, ia ofrova, ndërsa ajo ma dha copën e pllakës. Kështu e plotësova mozaikun e pllakës, që edhe sot qëndron mbi portën e kalasë”.

Ky është një rrëfim që historiania e artit Lidija Kumbaraxhi Bogoeviq, autore e librit “Monumentet osmane në Shkup”, na e rrëfeu gjatë një takimi të rastit para disa viteve kur biseduam gjerë e gjatë për rëndësinë e trashëgiminë. ( Shkruan: Zeqirija Ibrahimi)

Pra Kalaja e Shkupit  e filloi jetën e saj me turqit,?

Serbëve iu nevojiten “ fakte “që ato ti përdorin ur janë të ”fortë” ,po atëherë kur ne zbehemi nga nëdrgjegja  dhe vetdija kombëtare.

Serbia e  “fortë “ për ditë e më shumë është duke e zbehur të mbërrimen historike : Luftëtarët dhe Luftën e UÇK-ës, e gjithë kjo nëpërmjet një propagande të lansuar prej tyre nëpëmjet njerëzve tanë. Në vend që të mbjellim farën e vetmbrojtjes në tokat tona , në vend që të kemi ushtarë të denjë të kësaj lirijeje  ne krijojmë :  “Do te pengoj gjithmonë ne postimet  tua e ne qoftese ke mendjen mem bo bllok do ti hap me emer Zotit disa facebook me emrin tim e ske mem mujt mem nal veq mem eleminu prej ksaj bote  ti  pak qe ja ke msy ksaj pune qe ma permene guximin se the jom i ri me pas guxim e me te pengu ne komentë une jo ty po rrafsh 2 milionë si ti nuk um ndalin me shpreh mendimin tim jo fahri xharra po 2 milionë fahri xharra nuk um bejn pershtypje te thash edhe ma heret ne rrugë te Allahut jom ne gjendje me vdek bash ne kete moment qe po te shenoj ty e une 19 i kam po si mi pas 1900 per qka do qoft e une nuk te sulmoj ty jo qe te kam frikë se kerkujt frikë ne rruzullin toksore qe eshte vetem Allahut i frikohem ;po te paska hup udha ne oborr e do Allahu 30 dite te Ramazanit qe i kom ninu InshALLAH Allahu ma ploteson nje prej deshirave met denu ty ne kete bote sepse ne tjetren e ke te sigurt InshALLAH Amin . TEKBIR , ALLAHU EKBER .”Ja kjo është përgatitja e gjeneratave të reja sepse Serbia është politikisht e fortë .

Po mirë ia vret kujt syrin kjo ?



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora