E diele, 10.11.2024, 06:05 PM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Shtëpitë e kurbetçinjve

E merkure, 03.06.2015, 06:15 PM


SHTËPITË E KURBETÇINJVE

 

N’ çdo qytet dhe n’ mes komshinjve –

Shoh shtëpitë e kurbetçinjve !...

Në çdo lagje që shoh me sy –

T’ gjitha mbyllur rrinë nën dry ?!

 

Ah medet , ah medet ,

Shumë djersa është derdhë n’ kurbet !

Ata erdhën n’ vend të vet –

Ngritën shtëpi për selamet !

 

Sa rëndë m’ vjen kur i shoh me sy –

Ato shtëpi t’ mbyllura nën dry ,

Që s’i  kanë pronarët e vet ,

Nga motmot që rrinë n’ kurbet !

 

Kur i shoh dhomat në terr –

M’ dridhet trupi , më kapë tmerr !

Nga motmot duhet me pritë –

Për me u ndezë n’ dhoma një dritë !

 

Orenditë pluhuri i mbulon –

Nga motmot kush n’ to s’ pushon !

Presin  shtretërit rend me rend –

Nga motmot kush n’ ta  nuk flenë !

 

Magjet  mbyllur rrinë e vuajnë 

Nga motmot kush n’ to  s’ gatuajnë  !

Sofra n’ mure i  mbështesin –

Nga motmot mysafirë s’ presin !

 

N’ heshtje rrinë oborret e shtëpive –

N’ to nuk ka lojëra të fëmijëve !...

Shtëpitë mbyllë n’ heshtje pushojnë –

Këngët n’ to kurrë nuk jehojnë !

 

Shtëpitë presin si jetim –

Nga motmot nuk qesin tym !

Nga motmot nuk kanë gëzim ,

Muret rrëqethen plot trishtim !...

 

Demir KRASNIQI

Gjilan, më 02.06.2015.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora