Faleminderit
Vataj: Niccolo Paganini, talent i jashtëzakonshëm
E enjte, 28.05.2015, 07:11 PM
Niccolo Paganini, talenti i jashtëzakonshëm, gjenialiteti i hamendësuar nga pakti i tij me “djallin”
Nga Albert Vataj
Sot 175
vite më parë vdiq Niccolo Paganini. Paganini ndërroi jetë në Francë me 27 Maj
të vitit 1840. Në vitin 1836, Paganini u kthye në
Krishtlindjet
e vitit 1838, ai u largua nga Parisi për në Marsejë. Pas një qëndrimi të
shkurtër aty, udhëtoi për në Nisë, ku gjendja e tij shëndetësore do të shfaqte
përkeqësime serioze. Në fillim të majit të vitit 1840, peshkopi i Nicës,
mësohet t'i ketë dërguar Paganinit një prift të famullisë lokale për të kryer
ritet e fundit, një detyresë që u ofrohej të gjithë katolikëve për një rrugëtim
drejt paqes së amshuar. Paganini për çudinë e të gjithëve e refuzoi sakramentin
e shenjtë. Një javë më vonë, pikwrisht sot 175 vite më parë, më 27 maj vitit
1840, virtuozi i jashtëzakonshëm, Niccolo Paganini ndërroi jetë nga një
hemoragji e brendshme. Kisha kishte refuzuar që trupi i këtij gjeniu të
muzikës, të mos mund të prehej në tokën e shenjtë në varrezën katolike të
Genoas. U deshën katër vjet dhe një apel i Papës, që shpirti i muzikantit të
madh të shëlbehej, mbetja e këtij magjistari të vjolinës të kthehej në
Niccolo Paganini, më i magjishmi i violinës, kësaj vegle muzikore që nisi rrugën e vet të mrekullimit që në antikitet, për t'u njohur në Italinë e shekullit XVI si një dimesion etern që i qasej andjes së njeriut. Violina nuk ka njohur në historinë e ekzistencës së vet një virtuoz më të zotin se Niccolo Paganini. E çfarë nuk është thënë dhe sendërtuar në kurthin e legjendës për të shëmbëllyer të përplotësuar atë çfarë ky gjeni kumtoi e kurorëzoi. I madhi Robert Schumann ka thënë për Paganinin: “Ai ishte pikë kthese në historinë e virtuozitetit”. Talenti i tij i jashtëzakonshëm mendohesh se ishte rezultat i një pakti me “djallin”, ai luante në violinë si një magjistar. Ndërsa kur Paganini luajti për herë të parë në La Scala të Milanos me 1813, një kritik Italian shkruante: “Ai është pa asnjë dyshim violinisti më i madh në botë. Interpretimi i tij ishte vërtetë i papërfytyrueshëm. Pasazhet e tija gjatë luajtjes në violinë, kërcimet e harkut dhe akordet asnjë herë nuk janë dëgjuar nga ndonjë violinist”. Referohet se princesha Eliza e Lucas, motra e Napoleonit e kishte të pamundur ta dëgjonte pa i rënë të fikët, dhe se kompozitori Rossini qante si vajzë e vogël kur dëgjoi Paganinin të luante për herë të parë. Ky ishte Paganini, ajo perëndi e ardhur nga Olimpi si shëmbëllimi i një afrie të toksores me hyjnoren. Gjithshtu thuhej se se telat e violinës së tij ishin të krijuar nga zorrë njerëzish, dhe kjo ishte arsyeja e dëgjimeve të jashtëzakonshme që dilnin nga interpretimet e tij. Arrinte të imitonte me violinën e tij flautin, ashtu si edhe të ekzekutonte melodi të gjata dhe të mrekullueshme vetëm me telin Sol.
Paganini, nuk ishte thjeshtë një violinist, kitarist apo kompozitor. Ai ishte një perëndi. Ai ishte Zot që krekosej mbi kërshërinë dhe ëndjen e gjithë atyre që patën fatin ta përcjellin së gjalli këtë talent jotokësor. Gjunjëzimi i krejt atyre përpara kësaj përmendoreje të hyjnisë së muzikës, u lartësuan mish e shpirtë, u pushtuan prej kësaj ndjesie, u mrekulluan prej kësaj energjie penetrimi që çlironte ai korife. Loja e këtij mjeshtri të patëdytë dallonte përnga teknika sesi e përafronte atë me të magjishmen tinguj që mëtonte. Shembulli që gostiti u shndërrua në burim frymëzimi për shumë kompozitorë, kujtojmë në këtë kolanë, të madhin Franz Liszt. Një poet Gjerman shkruante mbas koncertit të Paganinit “Ishte një entuziazëm i madh e mahnitës që nuk e kisha parë e dëgjuar ndonjëherë në jetën time “.
Legjendari i të gjitha kohërave, artisti që trondiste skenat. Edhe pse kishte kapluar majat më të thekshme të lavdisë dhe virtuozitetit, jeta ekstravagante në krahët e harbuar të së cilës ai kridhej si një i babzitur nuk i'a kursyen shtratin e dhembjes ku ky shpirt i trazuar lëngoi. Ky talent i papërsëritshëm kishte shkaktuar stuhi zilie në sedrën dhe ambicien e bashkëkohësve. Jo talentin por shpifjen dhe sajesat nga më fluturaket, trillet e mëndjeve më të errta, kishin endur për të. Disa thonin se dikur kishte vrarë dy gratë që dashuroi, shpirtrat e të cilave ai i burgosi brenda tingujve të violinës së tij magjepsëse. Mënyra se si i rrëmbente dëgjuesit në rrymën melodioze ishte më shumë se e veçantë, e mistershme, ngazëllyese, magjepsëse.