E premte, 28.01.2022, 10:57 PM (GMT)

Kulturë

Neki Lulaj: Trupin në Boletin e Zemrën në Vlorë

E hene, 18.05.2015, 05:55 PM


Neki Lulaj

 

Trupin në Boletin  e Zemrën në Vlorë

 

(Edhe sonte kjo poezi me buroi me rrodhi mes rrudhave të shpirtit)

 

Në vitet si shekuj pa fjetur ishin  eshtrat   në ato thasë të bekuar

Hedhin shtatin hijet e gardhit kurorë për  trinat me metafora

Me patkonj e thumba  në këmbë veshe këmishën e praruar

Dritë myshku e zbehtë  në natën që ndriton në kohëra

 

O mallkim i  pritjes me misterët që dynden  nga trualli i përgjakur

Luftuan  stëgjyshërit e shpesh morën një pëllëmbë  tokë gurë varri

Në cepin e atdheut Ismaili Qemali  le të ligjërojë  në Vlorën e bajrakut

E Isa i gjallë sjell vatrën e Boletinin  e paharruar, gurlegjendari.

 

Të çmallet në prehërin  e nënë Lokes në qiell e në tokë

Kah po sillet mokra,  ky Ibër që   gurgullon me dhimbje mes kodrave

Bajgora, Kosova  e  Boletini ofshajnë duke puthur tokën në Vlorë

E mbtërit e Londës koburen ta sjellin sa gjithë thesari i kohërave

 

Dora le t‘i varet  në Vlorë, në gryka Sharri, në  Kosovën e lirë

Pa u tutur nga  merimangat që  thurin miliona rrjeta me shpresa

Prek drurët, magjen e bukës dhe mokrat e lashtë në një  mulli

Heu, sa gjatë fjeti koburja nën jastëkun e hasmit në breza.

 

Kullëgura e Boletinit ka hapur dyert e zemrës dhe krahët, frëngjitë

E paska gëzimin për ta gostitur gjeneralin e vet në Konakun e lashtë

Tingujt e këmbanave  të viteve  Isën  e presin në konak si të ishte bir

Era gërgatëse pluhurin e dekadave të shkuara e lëpin ditë e natë.

 

Dielli hedh rrezen e paqartë e zogjtë në kaçube ngrinë zërat e  cicërimën

Mokrat e mullirit e presin të zotin të mbuluar me miellin e bardhë

Virtualet le të zgjojnë nostalgjinë e pinjollëve të Buletinëve

Në vatrat e fëmijërisë nëpër vatrat e reja të ndezin  zjarr.

 

Sot degët e manit në themelet e kullës nxjerrin melodinë

Po kthehet  Isa Boletini me  luftëtarët e lirisë në Boletine vet ne Kosovë



(Vota: 12 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora