E premte, 26.04.2024, 01:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Kostaq Duka: Mosha e tretë

E premte, 17.04.2015, 07:28 PM


Kostaq Duka

 

Mosha e tretë

 

U lodha

duke tundur këmbanën e rëndë të jetës.

Tingujt e fundit

shurdhuar

u  tretën hapësirës gri……

Tani

shoqëruar nga vetmia

deshifroj

klithmat e erës,

thashethemet e zhurmshme  të zogjve,

simfoninë drithëruese të gjetheve.

 

Qëndroj nën pushtetin e natyrës,

i përhumbur, pa u ndjerë,

spektator i vonuar,

i rreshtave të fundit.

 

 

Kthim në rininë e hershme

 

Shpirti u trazua keq,

dhe gjaku nëpër rremba

rendi çmëndurisht.

Harrova veten

dhe akullsinë e thinjave,

kur pas prekje duarsh,

e puthjesh të prushta,

u përskuqa e përvëlova si adoleshent.

 

 

Recipsionist në shtëpinë e pleqve

 

Dëgjoj e ridëgjoj,

zëra në shuarje,

zëra në ikje,

përzjerë me rënkime dhimbjesh,

me venitje shprese,

për të rithithur ajrin e ditës së nesërme.

 

Duke dëshmuar çastet e shuarjes

ridimesionoj paçmueshmërinë e jetës njerëzore.

 

 

Kurrë rob i natës

 

I shijoni natës

bukurinë e çasteve të magjimshme , intime,

misterin e lojës së hijeve e dritave.

Por kurrë, kurrë mos bini rob i saj,

se ngadalë si pa u ndjerë

u merr shpirt e lëkurë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora