E enjte, 22.08.2019, 11:23 PM (GMT+1)

Komente

Aurel Dasareti: Gjak në dëborë

E premte, 10.04.2015, 08:53 PM


Gjak në dëborë

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Oficerët domosdoshmërish të posedojnë katër fusha me rëndësi jetike: intelektuale, fizike, ushtarake dhe morale-etike. Kodi themelor i etikës së ushtarakut është: Detyra, Nderi, Atdheu. Një oficer nuk do të gënjej, mashtroj, vjedh ose toleroj ata që e bëjnë këtë.

***

Kaluan 16 vjet nga thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar në Koshare dhe nga ndërhyrja e NATO-s me 24 mars 1999. Mjerisht, gjatë këtyre vjetëve, qeveria amatore, analfabete, e korruptuar, antikombëtare e Kosovës, nuk bëni një kërkesë me shkrim që përmban Padinë e ngritur kundër Serbisë për gjenocidin ndaj shqiptarëve që ai shtet terrorist, fashist, nazist, ortodoks-fundamentalist e realizoi në vitet 1998-99. Është gjakatarja, Serbia që ka ngritur Aktpadi kundër UÇK-së; duke luajtur rolin e viktimës.

***

Listat e veteranëve të UÇK-së janë false sepse::

1.         Në to nuk janë përfshirë të gjithë luftëtarët e vërtetë (vëllezërit e mi të fushëbetejës)

2.         Ndërkaq, në ato lista figurojnë edhe ”luftëtarët” e rrejshëm të cilët në kohën e luftës ishin fshehur nën fustanet e grave. Dhe, numri i atyre shakaxhinjve mafioz është 6 herë më i madh se numri i luftëtarëve të vërtetë.

***

Me këtë version të shkurtuar të një historie lufte (ndokund në Evropë), nga përvoja ime personale, dëshiroj të përcjellë mesazhe të caktuara tek brezat e rinj, sidomos tek oficerët:

(fragmente nga Ditari im luftarak: "Dera e pestë e ferrit" …nëntor 1995)

Afër 3 javë luftojmë nën rrethim. Sot u vra komandanti i batalionit të cilit i nënshtrohemi. Jam pas tij dhe para tjerëve në rang ushtarak, kapiten, e zëvendësoj. Eprorët e njësive mblidhen në llogoret me të afërme. U sqaroj situatën e re, lypset të përpilohet “Urdhri luftarak i batalionit të rrethuar gjatë shpërthimit të rrethimit.”

U shpjegojë:

“Ushtarë, te lufta nën rrethim do të ndodhemi në rast të depërtimit të shpejt të njësive armike në krahët dhe prapa shpinës të pozicioneve tona dhe nëse ata do të përdorin njësi desant nga ajri, si dhe përdorimin e njësiteve të forta në njërën anë të krahëve tonë. Prandaj, i gjithë batalioni prej 480 ushtarëve, ose njëra prej katër çetave do të marr detyrën të luftojë nën rrethim ashtu që për një kohë të caktuar të lidh pas veti forca të mëdha të armikut; që të fitojmë kohën e duhur për t`u lidhur me forcat tona të cilat gjenden në kundërsulm.

Që të pengojmë rrethimin total urdhëroj: observimin e pandërprerë në krahë dhe pas shpine; sigurimin e pikave të caktuara; mbrojtjen këmbëngulëse të objekteve kryesore; manovrimin e armeve të zjarrit dhe pengimin plotësues; kundërsulme të shpejta dhe guximshme në armikun që stabilizohet në pika strategjike ose bën inspektimin e rajoneve tona të mbrojtjes; tërheqjen në kohën e duhur të njësiteve prej rajoneve të rrethuara, nëse kjo nuk është në kundërshtim me detyrën e batalionit.

Nëse rrethimi total është i pashmangshëm, duhet me kohë të evakuohen luftëtarët e plagosur rëndë dhe të sëmurët, të bëhet rigrupimi i të plagosurve lehtë të cilët do të luftojnë s`bashku me forcat rezerve, njësitet me kohë të pajisen me materialin e domosdoshëm luftarak si dhe me mjetet tjera teknike në dispozicion, të rritet numri i kanaleve për lidhje me komandantin e brigadës që i nënshtrohemi dhe fqinjët, si dhe renditjet luftarake të përshtaten për luftë nën rrethim.

Lufta nën rrethim do të zhvillohet duke mbrojtur me trimëri dhe këmbëngulësi objektet strategjike të territorit të rrethuar të ndihmuar nga veprimet aktive të njësive tona jashtë rrethimit. Nuk guxojmë të lejojmë që armiku me depërtime të befasishme të ndaj forcat tona, gjithashtu nuk duhet lejuar renditjen e armikut në pozita të volitshme që do t`iu mundësonte përdorimin e armëve kimike kundër nesh. Me ruajtjen kompakte të terrenit nën rrethim krijohen kushtet për manovrime në drejtimet e rrezikuara.

Urdhri për depërtim prej rrethimit do të jepet nga komandanti i batalionit ose me vetiniciativën e juaj, parimisht natën.

Urdhri luftarak (order of battle) për depërtim nga rrethimi përbëhet nga: njësitë për depërtim, njësitet mbrojtëse dhe rezervës.

Njësia për depërtim përbëhet më së paku nga gjysma e forcave (me përforcime), detyra e tyre është të thyejnë rrethimin e armikut dhe me depërtime të shpejta nga skajet të krijojnë kushtet për tërheqjen e forcave tjera. Forcat mbrojtëse formohen prej pjesëve tjera dhe mbesin në pozicione të caktuara me detyrë të mbyllin drejtime të caktuara, duke siguruar manovrimet e paracaktuara për njësitë e depërtimit.

Rezerva mund të jetë e përmasës një e treta e forcave dhe lëvizë pas njësive të depërtimit me detyrë të përhapë suksesin e saj.

Kur depërtimi bëhet natën, njësia ndërmerr sulme të befasishme – hapën zjarr prej distancave të afërta. Pjesa më e madhe e mjeteve për mbështetje është nën kontrollin e forcave të njësive për depërtim për arsye të mbështetjes së afërme. Nëse depërtimi zbatohet ditën, atëherë i paraprinë përgatitja e shkurtër dhe e befasishme gjuajtjeje artilerie që pason me sulm të fuqishëm për të thyer unazën. Rendi i lëvizjes (tërheqjes) së njësive nga rrethimi (unaza) është kësisoj: njësia për depërtime, njësitë logjistike me të plagosurit (nëse nuk është bërë evakuimi), artileria e cila nuk është pjesë e njësive për depërtim, dhe rezerva (e cila mund të lëvizë para ose mbas artilerisë). Pas kryerjes së depërtimit nga rrethimi, pjesa kryesore e ushtrisë lëvizë me urdhër marshimi ose urdhër luftarak, me sigurime, deri atëherë kur të ndahet nga armiku – e pastaj vepron sipas detyrave të marra dhe situatave konkrete...Paçi jetën e gjatë...Sukses...”

***

Ne sapo u zgjuam. Ora është gjashtë e mëngjesit. Papritmas u sulmuam prej katër aeroplanëve. Napalm bombat ranë afër. Pas pak kohe dëgjuam zërin e helikopterëve. Pesë nga to u ulën në fushën e misrit të mbuluar me borën e parë, dhe me dhjetëra ushtarë të armikut dalën me hov prej tyre. Ata zbuluan pozitat tona dhe na gjuajtën me pushkë automatike. Disa prej tyre vrapuan në drejtimin tonë, por ne i ndaluam me breshëri të koordinuara, precize dhe të fuqishme. Grupi tjetër u mundua të na ndajë në dysh, të krijojë urë mbrojtëse dhe parakushte për ushtarët tjerë e pastaj të na asgjësojë më lehtë, por ne me sukses organizuam një rezistencë të fortë. Provuan të kthehen prapa te helikopterët, por shumica e tyre u vra gjatë përpjekjes së dështuar. Sërish thirrën në ndihmë aeroplanët bombardues, nuk patëm kohë të kërkojmë strehim në llogore, patëm të vdekur dhe të plagosur. Për momentin është armiku që ka iniciativën. Si frikacak që janë thirrin në ndihmë aeroplanë bombardues pas çdo disfate tokësore. Pas pak u sulmuam nga tanke dhe forca këmbësorie të brigadës famëkeqe...e cila depërtoi pasi theu një vijë të efektivave tona. U përgjigjemi me minahedhëse 120 milimetër, me topa mali, mitraloza të rëndë, bazuka dhe bomba dore. Kaluan 4 orë luftimesh të rrepta prej largësisë së afërt, askush nuk përparon, por radhët tona lëkunden. Kemi humbje të mëdha, armiku gjithashtu. Me këtë përparësi që kanë këta kriminel nuk na frikojnë, na motivojnë t`i urrejmë edhe më tepër.

Situata është më se kritike... Telefonisti më lajmëroi se para disa minutash, për hakmarrje, këta terroristë bombarduan fshatin më të afërt dhe vranë 73 civil të pafajshëm, shumicë e tyre fëmijë, gra dhe pleq. Krimet e këtyre barbarëve nuk zvogëluan moralin luftarak të batalionit tim të përzier nga ushtarë vendas dhe legjionarë të huaj idealist, përkundrazi, zemrat tona morën hov dhe u trimëruan edhe më tepër. Befasishëm, me forca speciale, patëm sukses të depërtojmë brenda formacioneve të tyre dhe t`i ndajmë në disa grupime të veçuara në xhepa larg mundësisë të koordinojnë operacionet. Ne ndërmorëm një kundërsulm masiv dhe me ndihmën e minahedhësve Granata / RBG-6dore, pushkëve automatike dhe mitralozave të lehtë i përgjysmuam këto grupime të cilat me sukses i rrethuam hermetikisht në terrenin tonë të rrethuar...

Pas 7 orësh beteje të pandërprerë dhe pamëshirshme me humbje të mëdha nga të dy palët, derisa me disa oficer dhe 8 ushtarë special gjendesha për konsultim të shkurtër në njërin prej llogoreve të gjuajtjes, u sulmuam nga njësia speciale e armikut (24 ushtarë) që hodhi bomba dore para se me kërcyer brenda llogoreve tona. Isha duke biseduar me eprorin e logjistikës, kam në dorë hartën - Urdhrin luftarak për depërtim - të cilin sapo e kisha skicuar/përpiluar), mitralozin e kam afër meje por nuk kam kohë të gjuaj. U hodha mbi ushtarin më të afërt të armikut, e rroka për fyti, ia grabita kallashnikovin nga dora, përpiqet të më godas me thikë, e pengoj, filloi përleshja për jetë o vdekje, shajmë, secili në gjuhën e vetë, nuk jam mësuar shumë me borën, më rrëshqasin këmbët, bie poshtë, hidhet mbi mua, rrokullisemi, mundohem të nxjerr revolverin “357 Magnum Colt Python” që e barti të varur në anën e djathtë të kofshës...e boshatisi në te. Ngrihem në këmbë. Shoku i tij mjekrosh, përpiqet të hakmerret, më vërsulet me bajonetën e vendosur në tytën e pushkës tehu i së cilës është vetëm disa centimetra nga gjoksi im, jam i rraskapitur, marr frymë me vështirësi, unë me dorën e majtë e largoj bajonetën nga gjoksi, me të djathtën ia mbështes revolverin në ballë, shtypi këmbëzën ama klikoj në të thatë, nuk kam fishek në te. Por, mrekulli,nuk jam unë ai që do vdes at moment, mjekroshi papritmas rrokulliset në tokë duke lëshuar zëre të tmerrshme nga dhembja, pas tij shikoj një luftëtar timin kallashnikovi i të cilit akoma tymon derisa gjaku i rrjedh fytyrës; “Zotëri komandant, kështu zgjidhet problemi,” - më buzëqeshën shkurtër dhe përleshet me një mjekrosh tjetër nga i cili u sulmua befasisht nga shpina. E rroka mitralozin, plumbat ngecin brenda, e kapa për tyte, e ngre lartë si bariu shkopin dhe i mëshoj fuqishëm në krye mjekroshit, lëkundet por nuk bie, e mbron helmeta, i mëshoj sërish, tash shumë më fuqishëm, helmeta shkatërrohet tërësisht ...”Nuk ka mëshirë, o do qaje nëna ime o do qaje nëna e tij” - i them ushtarit tim. Të dyja palët përdorim pushkët, revolverët, bajonetat, lopatat luftarake për gërmihje llogoresh beteje, por edhe grushtet, thonjtë, dhëmbët. Përleshja e tmerrshme gjoks më gjoks brenda llogoreve betejash, 2 m të ngushta, 1m 60 cm të thella zgjati vetëm disa minuta por në ato momente kisha përshtypjen se ky ankth nuk ka mbarim. Isha në trans, dëgjoja vetëm gjuajtjet për së afërmi pjesëmarrës i së cilës jam vet, sharjet në shumë gjuhë dhe klithjet nga dhimbja masive e atyre që jepnin shpirt dhe të plagosurve...

Me të vërtetë njeriu për njeriun qenka ujk. Mes gjithë gjitarëve, njeriu është i vetmi sadist dhe vrasës në shkallë të gjerë. Shumë kafshë luftojnë pjesëtarët e species së vet, por në një mënyrë “jo-shfarosëse”, ndërsa njeriu në rrjedhat e historisë, me paramendim, e ka sos njëri-tjetrin. Por, agresioni në robëri i një populli të okupuar dhe kolonizuar është legjitim dhe i domosdoshëm kundër atyre që me agresion ia mohojnë lirinë...

Jepet “Urdhri luftarak për depërtim”. Për një moment më kaplon nostalgjia dhe malli për familjen atje diku larg, përtej oqeaneve, më kaplon frika dhe dyshimi. Ndoshta do të shpërthejmë rrethimin para se të zbardhë mëngjesi, ndoshta do të vritemi të gjithë. Dje pata ditëlindjen, ndoshta do të vritem në këtë moshë 19 vjeçare, në dhe të huaj, i dua më shumë se veten prindërit e mi, vëllain, motrën time të vogël...

...Gjendem në radhët e para të njësisë për depërtim të cilën do ta udhëheq direkt. I porosis shkurtër:

Luftëtarë, për të siguruar forcën e ndikimit fillestar, duhet të sigurojmë vërsuljet e njëkohshme të të gjitha njësive në pikat e para të mbrojtjes së armikut. Zonën prej pozitës së sulmit deri në pikat e përparme të mbrojtjes së armikut (150-200 m) njësitë do ta kalojnë me lëvizje të përshpejtuar dhe vrapim. Luftëtarë, kryeni detyrën me nder e trimëri, zbatoni urdhrat e eprorëve të juaj, ruani veten dhe mbroni njëri-tjetrin...Është më mirë të vdesësh më këmbë sesa të jetosh më gjunjë… Le tu prijë e mbara. Komandantë, dërgoni njësitë në pozicionet e sulmit.”

...Vërsulemi fuqishëm...Shikoj, para meje lëvizin siluetat e luftëtarëve të mi, janë të moshave 18-23 vjeçare, veprojnë të disiplinuar, manovrojnë shpejt, me shkathtësi, efikasitet, burrëri, krenohem me ta, u bashkohem. Kaluan afër 3 orë luftimesh të përgjakshme, të vrarët nuk numëroheshin më. Bora është ngjyer me bojë të kuqe gjaku. Akoma nuk kemi shpërthyer unazën.

Avancojmë...

Dëgjoj zërat shurdhuese të armëve, ndjej erën e tharët të barutit, shikoj zjarrin dhe tymin nga pëlcitjet masive të granatave të gjuajtura nga armë artilerie për mbështetje që pastrojnë rrugën para nesh...Të plagosurit barten prapa...Shpërthejmë...



(Vota: 25 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT