Mendime
Fadil Lepaja: Me armikun, kundër armikut!
E merkure, 08.04.2015, 07:22 PM
Me armikun, kundër armikut!
Nga Fadil Lepaja
Do të thoni
se e kam ngatërruar sloganin! Ishte “armiku i armikut tim...! Ishte! Por ne
s’kemi armiq! Ne jemi “delet”, e ata vetëm duan ...! Duan pretekst! Edhe e
turbullojmë ujin vazhdimisht! Qoftë kur jemi më poshtë rrjedhës, qoftë kur jemi
më lartë! Kjo i bie se ne dikush, vazhdimisht na e turbullon ujin te lumi!
Pastaj delja e parë futet në ujë dhe ne të gjithë pas saj! Pastaj vjen ndonjëra
prej metropoleve lokale dhe na shpëton! Na çliron! Stambolli kundër Beogradit!
Shpresoj se pas këtij konstatimi, kujdestarët nëpër mediat e tona, nuk do të më fusin në radhën e luftënxitësve në Ballkan! Çfarë lufte vëlla! Përse me luftue? Fati ynë po dihet: o me Serbi o me Turqi! Në vete nuk po na lënë! Me Shqipëri... po ku ka Shqipëri or vëlla! Hoxha virtual po thotë, se nuk ka! Pastaj Bashkësia Islame me tërë ato gjynahe, e përjashton hoxhën nga radhët e veta dhe mbetet e mira në tregim! Konfuzion total!
Qysh po e
kuptojë unë këtë fushatën e fundit në media, po
Për ne në
Kosovë, të gjithë fqinjët përreth pajtohen se është me rëndësi se nuk kemi
jetuar në Shqipëri. Pastaj se mos bëhet farë jete në Shqipëri? Shqipëria tre
muaj verë ka! Kemi jetuar nën Serbi, e më herët nën Turqi, por... në Shqipëri,
jo! Kur Shqipëria vuante diktaturën, ne kishim gjithë të mirat. Përpos lirisë!
Se mos e kishin në Shqipëri? Pastaj ne edhe makina kishim! Lavatriqe po!
Shqipëria s’ka lavatriqe, as frigorifer, po thoshte atëherë propaganda
Jugosllave! Thoshte të vërtetën! E shihni se nuk shpaguhet të jetoni më vete?!
Ky ishte mesazhi! E çka ju duhet liria kur nuk keni lavatriqe!
Pastaj,
mos ka llogari të jesh shqiptar? S’ka! Me siguri keni dëgjuar se qysh po mbajnë
“ders” disa hoxhallarë, edhe disa intelektual nëpër rrjetet virtuale, shqiptarë
nuk ka pasur kurrë këndej, derisa nuk i solli perandoria, si kundërpeshë ndaj
serbëve. Kosovarë, po, por ata nuk paskan qenë shqiptarë! Na paskan sjellur
këtu dhe na e kanë mësuar gjuhën! Pra nuk jemi autokton! Kështu pak a shumë
thoshte edhe ultra-nacionalisti serb Sheshel i cili po heq të zitë e ullirit me
Hagën dhe me “metastazën e tij” të quajtur “
Ndjenja e bukur të jesh shqiptarë zgjatë shkurtë, sa orgazma! Kur kombëtarja jep gol dhe shpaloset ai flamuri gjigant! Pastaj, duhet jetuar 365 ditë me këtë barrë!
Por të kthehemi te Shesheli! Ai thoshte se duhet përzënë të gjithë shqiptarët përtej Bjeshkëve të Nëmura, prej nga i kanë sjellë! Pra, nuk ka shqiptarë autokton në Ballkan! Ata të cilët sot janë në Anadoll, nuk janë shpërngulur me dhunë nga Kosova si mendohej më parë , në bazë të një “gjoja” marrëveshje sekrete serbo-turke, por thjesht, ata ishin aty den baba den. Turqia është Shqipëri! Ky është slogani!
Pastaj,
si është formuar Shqipëria? Me leje dhe nxitje të Stambollës! Thjesht, disa
deputetët turq të prirë nga Ismajl Qemajl Beg, dhe Hasan Efendi Prishtina e
bënë! E bënë kot, sa për të pasur një mbrojtje nga serbët. Edhe poemën “O moj
Shqipëri” , Vaso Pashë Shkodrani e ka shkruar me porosi të Portës së Lartë.
Evropa po përparonte këndej dhe ... mund të na çlironte nga
Nejse, po
Unë për
vete, në krejt këtë zhurmë mediave të krijuar nga ... interneti, një gjë nuk po
arrijë të e kuptojë? Prej nga erdhi ndër ne shqipja? Kujt i duhej shqipja, në
krejt këtë tollovi? Si na mbeti në derë kjo gjuhë, kur ne fare mirë e kishim
turqishten?
Pra s’ka pas shqiptarë, para shekullit XVIII, thotë hoxha i përjashtuar! Pastaj na sollën këtu, nga perandoria e cila po rrënohej! Pastaj e zbuluan një gjuhë , tip “Esperanto” dhe na e mësuan neve nëpër shkollat shqipe të cilat Turqia I ngriti këtu me financa të veta përkundër dëshirës tone! Në Korçë!
Pastaj, ju kujtohet ai “dhaskali” nga filmi me Ndrekë Lucën që fliste për “Udhën e shkronjave”? Ai pra, ishte një spiun I Turqisë! Prandaj e vrau greku! Na ruaj o Zot, ka ende që mendojnë se ai u vra për shkak se po përhapte ide shqiptare! Edhe greku po përpiqej të na çlironte, por nuk arriti asnjëherë, përpos në Çamëri! ! E shqiptarët, me udhëzime të “portës” po e çlironin Greqinë ...! Lëmsh! Përfundimisht, pajtohem se nuk e kanë lehtë këta historianët që e rishkruajnë historinë ... me porosi!