Faleminderit
Lekë Tasi: Petro Zheji fjeti
E marte, 17.03.2015, 08:56 PM
Petro
Zheji ne dhomen e punes ne Washington
PETRO ZHEJI FJETI
Nga Lekë Tasi
Petro Zheji vdiq në 15 Mars. Përdora foljen “fjeti” më lart, sepse kështu thuhej dhe vazhdon të thuhet për besimtarët kur ikin nga kjo jetë. Të njejtin kuptim ka dhe shprehja “ ndërroi jetë”, sepse nënkuptohet me të që jeta vazhdon mbas atij momenti. Jo vetëm bisedat e Petros me këdo dhe kurdoherë e shpallnin besimtarinë e tij, por edhe vepra e tij e shkruar vazhdon ta shpallë atë, duke e përkufizuar madje ai vetë kërkimin e tij filosofik si Kristologji, çfarëdo lëmë të shkencës të ketë pasë përfshirë kërkim i tij. Këtë cilsim e thekson edhe titulli i veprës së tij të fundit, “Roli Mesianik i Shqipes”, libër që doli nga shtypi pak ditë para se Petroja të jepte frymën e mbrame.
Mediat tona e ngrejnë lart Petron me epitete të larta, por heshtin rreth këtij tipari themelor të veprës së tij. Pse ndodh ? Gazetaria më e kualifikuar, po edhe ajo më pak e tillë, ajo që kërkon sensacionin, kanë në qendër të tyre, përcjeljen në publik thelbin e dishkaje, fenomen, ide, vepër o person; ato priren ta formulojë shkurt dhe qart, të diskutojë rreth tij, e jo ta fshehin me anë termash të pergjithshëm që sjellin zbehjen e subjektit dhe rënien e interesit të lexuesve.
Shkurt
dhe për të përgjithësuar në planin kombëtar , kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi
heshtje të plotë kur në tryezë shtrohen çështje
që vënë në diskutim serioz me rrezik
përmbysjeje të gjërave
ekzistuese, të trashguara, dhe nga ana tjetër
debate mjaft të gjalla por me
një kufi të caktuar
“hapjeje “, i përfaqësuar ky
kufizim prej moderatorit,
rrethit të të ftuarve, dhe
financimit të aktiviteteve, në mënyrë që
ajo që quajtëm “heshtje e plotë” më lart, të ketë një kundërpeshë zhurme, që të
lozë rolin e debatit, natyrisht edhe me maja autenticiteti brënda
saj, për të pasur e tëra
një pamje demokratike të besueshme. Të ngushëllon fakti që vepra e tij
është aty, e botua mbas kaq peripecish
të autorit dhe rreziqesh, ajo
është e pranishme përballë
kësaj përzjerje heshtjeje –zhurme
e-debati të mefshtë që po gëzojmë prej
20 vjetësh.