Faleminderit
Tahir Bezhani: Hullija e kamerës dhe dashuria
E marte, 10.03.2015, 09:24 PM
Remzije Ferati – Isufi – Autore dhe skenariste
HULLIJA E KAMERËS DHE DASHURIA NDAJ PROFESIONIT
Nga Tahir Bezhani
Pas lufte në Kosovë jeta filloi nga xeroja për të gjithë qyetaret e sajë, sepse, armiku kishte lënë shkretirë vendin tonë, të djegur e të plaçkitur, i teri shkrumb.
Remzije
Ferati-Isufi, një entuziaste e pashembullt dhe e dashuruar në gazetari, poezi, këngë, e perpiluese tekstësh të ndryshme, një
humaniste mbi të gjitha, menjëherë iu
ças punës në gazetari, së pari në TV-Syri(2001) të Gjakovës, pastaj në TV
Opinion të Prizrenit, për të kaluar me 2003 në
Ka vite
qe tandemi bashkëshortërorë, Remzije e Sadik Isufi, me te birin student, Edmondin, punojnë në
Që kur
filluan të meren me këtë profesion delikat por edhe human, kanë realizuar:130
dokumentarë për
Syri i kamerës së RTK-së edhe në Tropojë
Pos emisioneve të realizuara nëpër anë të ndryshme të Kosovës, kamera e këtij ekipi të talentuar, me skenaristen Remzije Ferati-Isufi dhe bashkëshortin, Sadiku, producent, Edmondi kameraman, syrin e kamerës e drejtuan viseve të Tropojës, aty ku ka përsonalitete të mbetura larg kujtesës e që veprat e tyre nepër kohë janë madhore në të gjitha fushat e jetës. Kjo treshe ekipore e mrekulluar, me punën e pa lodhshëme, nxorri nga pluhuri i harresës disa emra me rëndësi historike, që kishin dhënë kontribut për vendin , por të mbetur në periferinë e kohës. Vetëm në pjesën e Tropojës, (Malësisë së Gjakovës), kanë realizuar dhjet emisione dokumentare përmbajtësore me rëndësi kulturore e historike për kombin tone. Koha mbulon, koha shpalon gjërat me vlerë…..Vet autorëve të emisioneve dokumentarë , u kanë mbetur mbresa të pa harruara gjatë punimeve në mbledhjen e faktografive për persona të caktuar.
Njëri nga emisionet për mbamendje , të cilin e mbajnë për zemër, siç thonë, është “Malsori”-2008, ”Bajram Curri i Dragobisë”, me rastin e 100 vjetorit të Pavarsisë së Shqipërisë, ”Çika e Dragobisë”, emison për doajenen e këngës folklorike, Fatime Sokoli etj, Të gjitha këto, të punuara me një përkushtim e profesionalizëm të paparë, e që janë arti i së bukurës. Emisonet e tilla jo vetëm se kënaqin sy e zemra njerzish, por inspirojnë, frymëzojnë, lodrojnë muzën krijuese të krijuesve tanë.
-Ndjeshmëria dhe efeket e emisioneve dokumentare.
Është pjesë e jetës, i pa harruar kurrë, emisioni “Një zog plot shpresë”, ku bëhej fjalë për portretin fatkeq të Arian Krasniqit nga Malisheva, fëmijë i lindur me të meta fizike(pa dy duar), totalisht i pa aftë për jetë e punë, nën kushte të rënda ekonomike, emision i cili përloti mija njerëz anekend rruzullit kah përhapej emisioni. Pas emitimit të këtij emisioni, autorët përmes telefonit morën shumë lëvdata, ndërsa në gjirollogarinë e përsonit Arian Krasniqit , filloi derdhja e mjeteve matriale, si ndihmë humanitare Mbeti e lidhur një miqësi mes familjarëve të Arianit dhe autorëve të dokumentarit, Remzijes, Sadikut e Edit.Ajo miqësi i bënë të ndihen të lumtur, krenarë dhe të shpërblyer nga Zoti. Ata edhe sot nuk e mëshefin këtë kënaqësi, ndihen të lumtur e krenarë.Ndyshe, kjo punë vlersohet me fjalën humanizëm apo mirësi njerzore.
Këmbngulësia për gazetari hulumtuese, jep rezulltat historik.
Njëri ndër rastet më karakteristike në karieren e këtij ekipi brilant në përgaditjen e emisioneve dokumentare, dhe njëri nga emisionet më domethënëse, është emisioni “Letër e djegur”, ku bëhet fjalë për vrasjën e Hajdar Jupes nga fshati Bec i Gjakovës, në luftën e Dytë botërore, pikërisht në vitin 1944, në vendin e quajtur“Livadhet e gjakut”, mes Kosovës e Malit të Zi(Plavë e Guci, vise shqiptare).
Nipi i të
vrarit, Ilir Hajdari nga Beci i Gjakovës, përmes një ëndrre, iu kishte
paraftyruar axha i tij, Hajdari, i cili i thot:”që sa kohë jam i vrarë e nuk
bani asgjë për mue….”Kët rast Iliri ia rrëfen gazetarës, Remzije dhe ekipit të
dokumentarëve, të cilët, duke aplikuar gazetari
hulumtuese, me këmbëngulje, zgjërojnë
bisedat me shumë njerëz, edhe përmes telefonave, marin informacione rreth
rastit dhe vendit të ngjarjës.Zbulimi i varrit
të ndjerit , Hajdar Jupa nga Beci,
vrarë me 1944 në vendin e quajtur “Livadhet e gjakut”, mes Kosovës e
Plaves e Gucisë, zbulohet tërsisht pas emitimit të dokumentarit në
Kur ka
shkuar Iliri dhe ka konstatuar përmes dëshmive varrin e axhës së tij, Hajdarit,
dhe kur ka tentuar në bartjen e eshtërave, një plak vendas i thot:”jo, mos i mer eshtrat e axhës,
banja përmendoren, verja kujtimin , se ne, duke bartur eshtrat e luftetarëve
nga vendet ku luftuan, u krijuam armiqeve dëshmi se për këtë vend askush nuk
është vrarë kurrë dhe s’është tokë e jona….”
Ky rast, gjithësesi i vaçant për një ekip gazetarësh qe gjithënjë vepron
në teren, është më se i vaçant dhe mbetët shembull pune me vlerë e
rrespekt për ekipin e
E gjithë puna e tyre, gjatë këtyre viteve të pasluftës, sukseset e arritura në dokumentarët plot argumente ne fusha të ndryshme të jetës, jo vetem se meritojnë një rrespekt të vaçant, por do thoja, nga institucionet tona, edhe nje kujdesje për vlersimin e vlerave te punës në shum fusha të jetës me rëndësi historike.