Faleminderit
Gjekë Gjonaj: 70 vjetori i vdekjes së Prekë Calit
E hene, 16.03.2015, 08:59 PM
Shtatëdhjetë vjetori i vdekjes së
Prekë Calit
Nga Gjekë Gjonaj
Ditën e mërkurë, më 25 mars bëhen 70 vjet nga
pushkatimi i legjendës së Kelmendit dhe
njërit nga figurat burrërore në historinë
e Shqipërisë Prekë Calit. Ky burrë i spikatur i Malësisë së Madhe dhe luftëtar i
pa shkollë, por trim si zana dallohej nga moshatarët e kohës me një fizik tipik
të racës shqiptare - malësore dhe me qëndrimin e vendosur dhe të
paluhatshëm për t‘u përballuar me çdo armik në dobi të sigurimit të tërësisë
kombëtare tokësore të popullit të vet.
Ai hyrinë jetën politike të Shqipërisë si jerii thjeshtë, mirëpo falë aftësive
të tij psiko-fizike dhe dashurës së flaktë nda atdheut nëmoshë të re u vu në
shërbim të mbrojtjes së kufijvje të Shqipërisë, veçmas të beshkëve të
Vermoshit, të cilat herë pas here cënoheshin në pretendimet serbo-malazeze. Si
pëfaqësues i shqiptarëve në Komisionin e
kufijve nuk lejoi që Vermoshi t’i jepet Malit të Zi , siç ishte
projektuar në kanceelaritë e Evropës. Ky prijës popullor me tipare të veçante
burrërore, karakteristikë kjo e malësorëve të malësive tona, e ka shkrirë jetën
dhe aktivitetin e tij në luftën dhe përpjekjet titanike të popullit shqiptar
për liri e pavarësi. Përherë u gjend në ballë të veprimeve atdhetare që u
ndërmorën në thellësitë e maleve të Malësisë
së Madhe midis dy luftërave botërore. Si luftëtar i pakompromis për tërësinë e
tokave shqiptare është shëmbëlltyrë me të cilën krenohet Kelmendi, Malësia e
Madhe, Shkodra e qytetet tjera të Shqipërisë e më gjerë. Dashuria ndaj atdheut,
besnikëria, sinqeriteti, drejtësia, ndershmëria, trimëria, guximi, zgjuarësia,
mikpritja, modestia, humanizmi dhe toleranca ia rritën peshën këtij vigani të
Malësisë së Madhe. Këto cilësi humane e kombëtare e bënë që masat popullore ta
pranonin Prekë Calin si prijës të tyre në luftë kundër çdo armiku të kohës,
kundër pretendimeve territoriale të shteteve fqinje dhe kundër komunizmit.
Ky prijës popullor, njeri i pushkës dhe i fjalës u bë i njohur në popull që në Kryengritjen e
Malësisë së Madhe të vitit 1911, sepse e deshti tokën amtare deri në vetëmohim.
U çelikos në zjarrin e kryengritjeve
shqiptare të parreshtura të popullit shqiptar, që synonin mbrojtjen me gjak të
tokave të tija të shenjta, të cilat rrezikoheshin nga vendimet armiqësore të
Kongresit të Berlinit, ku morën pjesë gjashtë fuqitë e mëdha:
Me veprën e tij në në mbrojtjen e kufirit e kufijve të Vermoshit, si pjesëtar i palës shqiptare në Komisionin Ndërkombëtar për caktimin e kufitrit verior të Shqipërisë, me rezistencën heroike që u bëri sunduesve të huaj dhe komunistëve shqiptarë partizanë, e nderoi shëmbëlltyrën e tij, sikundër dhe Kelmendin.
Gjatë
Luftës së
Si i
tillë Prekë
Për këtë
burrë të ndritur e kundërshtar guximtar deri në vdekje të komunizmit, regjimi
diktatorial në Shqipëri grumbulloi me kohë gjithë zemërimin dhe urrejtjen për të , ndaj e tradhëtoi në
besë të shqiptarit dhe e pushkatoi. Emri i tij, sikur shumë fytyra tona të
rëndësishme historike, gjatë sundimit pesëdhjetëvjeçar komunist, ishte i
anatemuar dhe nuk lejohej të flitej për për të, kjo diktturë e futi atë në
listën e “ kriminelëve” e “tradhtarëve”. Komunistët shiptar aq e urrenin këtë koklos saqë edhe, jo vetëm se ia
humbën eshtrat, të cilët kush e di se ku
i ka bartë uji i rrëmbyeshëm i Kirit, u përpoqën ta përulin e baltosin figurën
e tij, të cilën kujtesa kombëtare nuk e shlyen kurrë për të mirë nga
mendja. Ata bashkë me eshtrat e tij u
munduan të shlyejnë edhe çdo gjurmë
tjetër, që ka të bëjë me jetën dhe veprimtarinë e tij, sikurse edhe pas
vdekjes i konfiskuan të gjithë pasurinë e paluajtshme, e cila nuk ishte e
vogël, pra edhe Kullën në Vermosh,të cilën e përdorën për nevoja ushtarake deri
në vitin 2002.
Në nderim dhe përkushtim të veçantë për veprën madhore të këtij trimi legjendar të cilin komunistët shqiptarë e tradhëtuan në besë të shqiptarit, e përbuzën, e etiketuan me të pavërteta, e njiollosën, e dënuan pa faj dhe së fundi e pushkatuan më 25 mars 1945 në Shkodër, presidenti i Shqipërisë, z. Sali Berisha, e dekoroi me medaljen “ Martir i Demokracisë”. Kështu Qeveria demokratike në Shqipëri e ngriti në piedestal këtë figurë të shquar të Kelmendit dhe popullit shqiptar, eshtrat e të cilit për fat të keq ende nuk dihen se ku gjinden. Pavarëshit nga ky nderim që sistemi i ri politik në Shqipëri ka bërë veprës së Prekë Calit, politikanët dhe historianët shqiptarë nuk e kanë shlyer borxhin ndaj këtij atdhetari të njohur, luftëtari të shquar të Malësisë së Madhe martire, mbrojtësi të kufijve shqiptarë, demokrati, antikomunisti dhe pishtari të demokracisë shqiptare. Nga politikanët pritet në radhë të parë veendimi i meritur dhe i shumëpritur për kërkimin e eshtrave të tij dhe martirëve të tjerë të pushkatuar padrejtësisht nga regjimi komunist në Shqipëri, pastaj restaurimi i Kullës së Prekë Calit në Vermosh dhe shndërrimi i saj në një shtëpi muze. Ndërkaq historianëve u mbetet obligim kombëtar që të hulumtojnë më shumë në këkim të vetvetës, për tëdëshmuar rolin e madh të veprimtarisë patriotike të këtij nacionalisti pro perëndimor.dhe jo vetëm atij.