E premte, 26.04.2024, 10:41 PM (GMT+1)

Mendime

Shpëtim Beqiri: Shkëndija e luftës së tretë botërore

E hene, 16.03.2015, 09:01 PM


SHKENDIJA E LUFTES SE TRETE BOTERORE QUHET TRANSDNIESTER

Nga Shpëtim Beqiri

Transdniestëri ka gjasa të bëhët një pikë kritike midis Rusisë dhe Perëndimit. Ekzistojnë shumë faktorë që tregojnë se situata në një të ardhme të afërt në rajonin e Moldavisë do të ndryshojë nga një gjendje status-quo që është tani, ku Rusia dhe Perëndimi kane rënë dakort në heshtje përsa i përket Transdniestërit, në një gjendje instabiliteti pasigurie dhe në një konflikt të mundshëm ushtarak. Po përmend disa arsye që kanë bërë të mundur përplasjen Rusi - Perëndim në këtë rajon: në radhë të parë nënshkrimi i marrëveshjes se asocimit midis Bashkimit Evropian dhe Moldavisë që mban datën 14 nëntor 2014, në radhë të dytë shqetësimin që ka shprehur ushtria amerikane në lidhje me mundësinë e aneksimit të rajonit nga ana e Rusisë, në këtë kontekst është shprehur edhe George Soros si rrallë herë nxori në pah frikën e një krijimi nga ana e Rusisë të një korridori që lidh Rostov me Tiraspol ky i fundit kryeqyteti i Transdniestërit, në radhë të tretë përjashtimi nga Moldavia i liderit Vasily Kashirin  një ndër organizatorët i Bashkimit Euroaziatik Doganor, në radhë të katërt  kufizmi i lëvizjes së lirë një vendim i Ukrahinës për të gjithë ato eksponentë të lartë që vijnë nga Transdniestëri, në radhë të peste krijimi i një kanali rreth 450 km përgjatë kufirit transdniestërian dhe ukrainas në mënyrë që nga kjo zonë e vetëshpallur Repubikë mos të kalojne trupat ruse drejt Ukrahinës. Transdniestëri,  pak i njohur nga shqiptarët dhe jo vetem, një vend i shtritrë gjeografikisht në një rrip tokë midis Moldavisë dhe Ukrahinës. Një vend me histori të trazuar, i sunduar nga Perandori të ndryshme, i shkelur nga fise barbarësh, ish pjesë e Republikës Socialiste Moldave, me një popullsi rreth 550 mijë banorë e përbërë nga rus, ukrainas dhe rumun. Në vitin 1990, shpalli në mënyrë të njëanëshme Pavarsinë duke u vetëquajtur Republika Moldave e Pridnestrovie-s ose siç njihet ndryshe Transdniester (emërtimi rrjedh nga Lumi Dniestër), e njohur  deri tani vetem nga Abkhazia dhe Osetia këto të fundit janë njohur si shtete të pavaruara nga Rusia dhe Venezuela. Në konceptin politik Transdniestëri konsiderohet de facto i pavarur, pasi  sillet dhe vepron si i tillë duke prodhuar ligje norma dhe rregulla që nuk kalojnë nga  parlamenti moldav për miratim,  nga ana tjetër  konsiderohet de jure pasi, sipas së drejtës ndërkombëtare është akoma pjesë përbërse e Moldavisë. Transdniestëri nuk është njohur nga asnjë vend i Kombeve të Bashkuara, as nga Rusia e cila  ka dislokuar gjoja forcat paqeruajtëse, është i çuditshëm fakti se pse Rusia nuk e njeh Pavarsinë e këtij vendi i cili ka organizuar dhe një referundum për bashkimin me Rusinë, miraton dhe aplikon ligje sipas legjislacionit rus por i gjithë ky hezitim i Rusisë për ta njohur këtë vënd si të pavarur, e ka një arsye logjike e cila gjendet tek lënia e një zjarri të ndezur të një preteksti; dmth të disa llogarive të hapura të cilat mund të hapen apo mund të mbyllen në çdo kohë, me pak fjalë; rusia nuk e njeh pavarsinë se ka nevoje për një vatër konflikti dhe shkëndije lufte që quhet Transdniestër. Republika e vetshpallur nuk mund të krahasohet me rastin e Krimesë e cila me anë të një referendumi u shkëput nga Ukraina ose siç thotë një pjesë tjetër e botës, u aneksua nga Rusia pasi i mungon homogjeniteti i etnisë ruse, nuk ka një traditë historike, nuk ka një ekonomi të zhvilluar, nuk ka pozicionin gjeostrategjik, dmth daljen në Detin e Zi dhe së fundmi nuk ka një qytet si Yaltën, dëshmitare dhe përcaktuese e fateve të shteteve pas Luftës së Dytë Botërore por  i bashkon një fakt i rëndësishmëm që nuk kufizohen territorialisht me Rusinë. Në këtë kontekst, Soros ka shprehur shqetësimin e krijimit të një korridori tokësor Mariopol- Berdansk-Odesa-Tiraspol i cili kalon në pjesën lindore dhe jugore të Ukrainës. Synimi i Putinit është të ndihmojë separatistët rusë në zonat e Donbas, Ukrainë, për të terhequr vemendjen e ndërkombëtareve ndërkohë që ai vetë po përqendrohet në zonat e Mariopol, jo me kot edhe separatistët rusë, spostimet e tyre i bëjnë drejt këtij qyteti, dhe ky është fillimi i krijimit të një korridori drejt Tiraspol. Për Rusinë është i domosdoshëm krijimi i korridorit pasi në Transdniestër ka instaluar 40 baza raketash ajrore, ka një kontingjent ushtarësh që ruajnë stabilitetin e vendit por ajo që është më e rëndësishme për Rusinë si kundër përgjigje ndaj ideve të Perëndimit për instalimin e Mburojës Antiraketë në Rumani, është instalimi në rajonin e Besarabisë të një Mburoje Antiraketë me stampë ruse, sigurisht ky korridor do të ishte jetësor për zhvillimin ekonomik dhe ushtarak të Krimesë. I shtohet edhe një faktor tjetër projektit të korridorit, trupat ruse të  peacekeeping që janë të dislokuara në territorin e Republikës së vetshpallur për më shumë se 20 vjet do të merren me ecurinë dhe sigurinë e projektit në fjalë;  e gjithë kjo strategji ushtarake është e integruar shumë mirë dhe me nëndetëset të cilat ndodhen të stacionuara në Bulava, Deti i Zi. Pavarsisht faktorit ushtarak që është shumë i rëndësishëm, nuk duhet harruar edhe aspekti doganor. Rusia është udheheqëse e Bashkimit Euroaziatik Doganor, me krijmin e korridorit do bëhej i mundur kontrolli e flukseve tregtare dhe kufizimi i lëvizjes të personave të padëshiruar. Ka gjasa që në një të ardhme të shkurter, kufiri i Luftës së Ftohtë të jetë përgjatë lumit Dniestër dhe jo përgjatë lumit Prut i cili ndan Moldavinë më Romaninë. Në thelb, ideja e Putinit, ashtu siç e thashe edhe më sipër, është krijimi një korridori qe do lidhte Rusinë me Moldavinë me qëllim furnizimin me trupa tokësore Transdniestërin, kësisoj do bënte presion ndaj Perëndimit duke rritur ndjeshëm influencën ekspansioniste në kufi të evropës. Putin është i vetëdishem se plani  ushtarak duhet të shoqërohet me investime civile ajo është një zonë që kërkon shumë investime dhe Rusia nuk e ka luksin e investimeve duke llogaritur edhe periudhën e krizës që po kalon  nga vendosja e sanksioneve nga ana e Perëndimit, madje investimet nuk do të ishin të sigurta nësë më parë nuk do të lobohej tek njerzit e këtij rajoni për lejimin e këtyre investimeve për qëllime ushtarake, ka gjasa qe investimet do të lokalizohen vetem në zonën e Transdniestërit. Në këtë konteskt dmth nësë nuk do të realizohej ndertimi i korridorit, Republika e vetshpallur do rrezikonte izolimin total politik dhe ushtarak, them politik pasi  institucionet e Tiraspol insistojn në bllokimin e përfaqësuesve të OSBE. Ukrahina nga ana tjetër, duke dyshuar në qëllimet ruse dhe nga frika e humbjes së kontrollit të daljes ne Detin e Zi, është e detyruar të zhvillojë politika sigurie dhe kontrolli edhe përgjatë lumit Dniestër. Është e vërtetë që separatistët  pro rus kanë baza në Transdniestër dhe është ky motivi kryesor i kufizimit të qarkullimit të personaliteteve në territorin Ukrainës që vijnë nga Transdniestëria. Zgjidhja më e mirë e Bashkimit Evropian është të lihet mënjanë Transdniestëri në fatin e tij në mënyrë që të mos krijoje një konflikt tjetër me Moskën dhe të zhvillojë gjithë potencialin politik dhe ekonomik që Rusia mos të krijojë korridorin në territorin e Ukrainës, nga ana tjeter Evropa duhet të investoj në Moldavi. Ka gjasa që në një të ardhme të shkurter, kufiri i Luftës së Ftohtë të jetë përgjatë lumit Dniestër dhe jo përgjatë lumit Prut i cili ndan Moldavinë më Romaninë dhe nësë do të ketë një luftë të tretë botërore shkëndija do të ndizet në Transdniestër.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora