| E hene, 16.03.2015, 09:01 PM |
SHKENDIJA E LUFTES
Nga Shpëtim Beqiri
Transdniestëri
ka gjasa të bëhët një pikë kritike midis Rusisë dhe Perëndimit. Ekzistojnë
shumë faktorë që tregojnë se situata në një të ardhme të afërt në rajonin e
Moldavisë do të ndryshojë nga një gjendje status-quo që është tani, ku Rusia
dhe Perëndimi kane rënë dakort në heshtje përsa i përket Transdniestërit, në
një gjendje instabiliteti pasigurie dhe në një konflikt të mundshëm ushtarak.
Po përmend disa arsye që kanë bërë të mundur përplasjen Rusi - Perëndim në këtë
rajon: në radhë të parë nënshkrimi i marrëveshjes se asocimit midis Bashkimit
Evropian dhe Moldavisë që mban datën 14 nëntor 2014, në radhë të dytë
shqetësimin që ka shprehur ushtria amerikane në lidhje me mundësinë e aneksimit
të rajonit nga ana e Rusisë, në këtë kontekst është shprehur edhe George Soros
si rrallë herë nxori në pah frikën e një krijimi nga ana e Rusisë të një
korridori që lidh Rostov me Tiraspol ky i fundit kryeqyteti i Transdniestërit,
në radhë të tretë përjashtimi nga Moldavia i liderit Vasily Kashirin një ndër organizatorët i Bashkimit
Euroaziatik Doganor, në radhë të katërt
kufizmi i lëvizjes së lirë një vendim i Ukrahinës për të gjithë ato
eksponentë të lartë që vijnë nga Transdniestëri, në radhë të peste krijimi i
një kanali rreth 450 km përgjatë kufirit transdniestërian dhe ukrainas në
mënyrë që nga kjo zonë e vetëshpallur Repubikë mos të kalojne trupat ruse drejt
Ukrahinës. Transdniestëri, pak i njohur
nga shqiptarët dhe jo vetem, një vend i shtritrë gjeografikisht në një rrip tokë
midis Moldavisë dhe Ukrahinës. Një vend me histori të trazuar, i sunduar nga
Perandori të ndryshme, i shkelur nga fise barbarësh, ish pjesë e Republikës
Socialiste Moldave, me një popullsi rreth 550 mijë banorë e përbërë nga rus,
ukrainas dhe rumun. Në vitin 1990, shpalli në mënyrë të njëanëshme Pavarsinë
duke u vetëquajtur Republika Moldave e Pridnestrovie-s ose siç njihet ndryshe
Transdniester (emërtimi rrjedh nga Lumi Dniestër), e njohur deri tani vetem nga Abkhazia dhe Osetia këto
të fundit janë njohur si shtete të pavaruara nga Rusia dhe Venezuela. Në
konceptin politik Transdniestëri konsiderohet de facto i pavarur, pasi sillet dhe vepron si i tillë duke prodhuar
ligje norma dhe rregulla që nuk kalojnë nga
parlamenti moldav për miratim,
nga ana tjetër konsiderohet de
jure pasi, sipas së drejtës ndërkombëtare është akoma pjesë përbërse e
Moldavisë. Transdniestëri nuk është njohur nga asnjë vend i Kombeve të
Bashkuara, as nga Rusia e cila ka
dislokuar gjoja forcat paqeruajtëse, është i çuditshëm fakti se pse Rusia nuk e
njeh Pavarsinë e këtij vendi i cili ka organizuar dhe një referundum për
bashkimin me Rusinë, miraton dhe aplikon ligje sipas legjislacionit rus por i
gjithë ky hezitim i Rusisë për ta njohur këtë vënd si të pavarur, e ka një arsye
logjike e cila gjendet tek lënia e një zjarri të ndezur të një preteksti; dmth
të disa llogarive të hapura të cilat mund të hapen apo mund të mbyllen në çdo
kohë, me pak fjalë; rusia nuk e njeh pavarsinë se ka nevoje për një vatër
konflikti dhe shkëndije lufte që quhet Transdniestër. Republika e vetshpallur
nuk mund të krahasohet me rastin e Krimesë e cila me anë të një referendumi u
shkëput nga Ukraina ose siç thotë një pjesë tjetër e botës, u aneksua nga Rusia
pasi i mungon homogjeniteti i etnisë ruse, nuk ka një traditë historike, nuk ka
një ekonomi të zhvilluar, nuk ka pozicionin gjeostrategjik, dmth daljen në
Detin e Zi dhe së fundmi nuk ka një qytet si Yaltën, dëshmitare dhe përcaktuese
e fateve të shteteve pas Luftës së Dytë Botërore por i bashkon një fakt i rëndësishmëm që nuk
kufizohen territorialisht me Rusinë. Në këtë kontekst, Soros ka shprehur
shqetësimin e krijimit të një korridori tokësor Mariopol-
Berdansk-Odesa-Tiraspol i cili kalon në pjesën lindore dhe jugore të Ukrainës.
Synimi i Putinit është të ndihmojë separatistët rusë në zonat e