Mendime
Sylejman Salihu: Letër e hapur një ministri shakaxhi!
E hene, 02.03.2015, 08:16 PM
Letër e hapur një ministri shakaxhi!
(Blerand Stavilecit, ministër)
Nga Sylejman Salihu
Bëra një
si tip parodie për ju ministër i Republikës së Kosovës, por e ndjeja se sërish
isha i mbushur për të thënë edhe ca fjalë. Ja që nganjëherë njeriut i duhet të
merret edhe me tema të tilla për të cilat armiqtë tanë na kanë sharë e na kanë
ironizuar, por që të dalë një i quajtur shqiptar dhe goxha ministër e të na
shajë nënat, gratë dhe motrat tona se lindëkan shumë fëmijë, këtë nuk e kisha
menduar, duke besuar se koha e politikave të tilla antishqiptare ka perënduar.
Por jo, nuk qenka e thënë kështu. E kur
të vjen nga njeriu yt, atëherë ajo të dhemb edhe më shumë. Mijëra vite kanë
kaluar dhe falë lindjeve që na kanë dhuruar nënat, gratë dhe motrat tona, sot
jemi ende gjallë dhe mund të matemi poashtu me fqinjët, të cilët na kanë
gjenociduar, por jo edhe na kanë zhdukur tërësisht. Sepse mbijetesa jonë ishte
pikërisht lindshmëria, e cila falë zotit, ka ecur mirë te shqiptarët. Familjet
tona kanë pasur tradicionalisht shumë fëmijë, jo për luks, jo për dekor, jo për
mburrje, por për të jetuar dhe për të mbijetuar. Ishte kulturë jetese pasja e
fëmijëve, ishte kulturë dhe mendësi atdhetare, që kombi dhe raca jonë të
përtërihej, të shtohej, jo për invazione kolonishë të huaja, por për të mbajtur
gjallë emrin, gjuhën, kombin. Me se mund të bëheshin ndryshe?Me shata e
lopata?Me njerëz, pra zotëri ministër, me njerëz!Me njerëz, që punojnë, me
njerëz që luftojnë dhe me njerëz që ndërtojnë jetën e tyre dhe të kombit
përgjithësisht. Familjet me shumë fëmijë janë nderuar dhe respektuar, madje
edhe janë dekoruar edhe nga krerët e shteteve, jo vetëm me dekorata por edhe me
ndihmesa të tjera materiale. Kumbaritë e tilla janë të njohura gjithandej kudo.
Vetë diktatori i Jugosllavisë Tito, vlerësonte ato familje , madje edhe
shqiptare, prandaj lindshmëria ishte vyrtyt dhe vlerë njerëzore. Sa më shumë
fëmijë, aq më i nderuar ishe. Ndërsa ju dilni me tezat e Ali Shukrisë dhe i
riaktualizoni në kohën kur menduam se u çliruam nga vampirë të tillë. Tezat e
Ali Shukrisë, i yshtur nga sërbët, vijnë
sot në një Kosovë, të cilën na pëlqen ta quajmë të lirë. I keni thirrë mendjes
ndonjëherë se ç’dëm i keni sjellë dinjitetit dhe nënave tona, të cilat me lecka
në trup, sërish i ka mbajtur morali i pasjes së fëmijëve si një shpresë e vetme
për një jetë më të mirë?Zotëri ministër, sot jemi dëshmitarë se Europa po
vjetrohet, pra po plaket, dhe njerëzit e
saj janë më shumë të moçëm se sa të rinjë. Prandaj, duke dashur që ta motivojnë
lindshmërinë, shtetet e Europës kanë
politika stimuluese me dëshirën e mirë, që të kenë sa më shumë fëmijë. Për këtë
shtesat e quajtura të fëmijëve rriten për fëmijët dhe kur shtohet lindshmëria
të gjitha mediat televizive, elektronike dhe të shkruara tregojnë me shumë
entuziazëm se lindjet po shtohen, se po vijnë fëmijët dhe jeta po zgjatet. E ju
zotëri ministër, ju hidhëroheni!O tempora, o mores!Ju hidhëroheni pse lindin më
shumë fëmijë, pse në rrugët dhe shkollat e Kosovës do të dëgjohen më shumë zëra
kalamajsh, të cilët do të qeshin dhe do t’i gëzohen shtetit të tyre, pa çka se
ata nuk do ta dinë se një ministër i tyre nuk e ka dashur ardhjen e tyre në
jetë. Aman, ministër, vërini gishtin kokës dhe mendoni edhe njëherë:si t’ia
bëjmë?Mbase duhet të tredhen burrat shqiptarë, që më të mos mund të flenë më me
gratë e tyre, kënaqësia e vetme për jetën e tyre të zymtë e plot brenga, sepse
të tjera kënaqësi dhe zbavitje jetësore nuk kanë, së paku ju si ministër dhe
qeverisë që i takoni nuk ua keni krijuar?A keni menduar zotëri ministër se një
familje pa fëmijë ka një jetë tepër të rëndë dhe krejtësisht të ngrysur.
Në saje
të këtyre lindjeve që u bënë dikur, ministër, ata fëmijë u bën krah i Kosovës
dhe luftuan për çlirimin e saj. Ata i mbushën malet e Kosovës dhe nën krismat e
lirisë vinin bij dhe bija nënash shqiptare nga të gjitha anët për të çliruar
vendin. Nënat tona nuk trembeshin, sado kishin dhimbje, pse u shkonin, një, dy, apo më shumë djem
ushtarë të UÇK-së , sepse kishin ende „rezerva“të tjera dhe kjo sigurisht ishte
mirë për të gjithë ne. Ato nuk kishin planifikuar sipas reçetave të juaja. Ato
kishin edukimin e tyre fare të natyrshëm:edukim shqiptar. Fëmijët janë pasuri e
kombit, janë resurs kombëtar dhe kombi pa fëmijë nuk ka ardhmëri.