Kulturë
Nebi Dragoti: Tregime satirike
E diele, 22.02.2015, 12:52 PM
TREGIME SATIRIKE
NGA NEBI DRAGOTI
REDAKTOR I PJE…
A merr
vesh magjari nga muzika?
PRAPË ME TEMATIKË ME TË PJER…
…Se mos është për redaktorin e pje…të cilit do t’i mbetet edhe hatri për etiketimin e tillë. Dreqi ta hajë, se tek e fundit vetë e kërkon. Këtij tjetrit desha t’i jap një leksion, se e di që edhe këto tregime do t’m’i lejë pa botuar, se unë , vërtetë, nuk i kam dhënë kafe dhe lekë…ose ka mbetur i ofenduar, kur i kam shkruar:pse iksit që i ka krijimet më të dobëta ia ke botuar dhe mua jo?Hëë, vlera de , ku është vlera?Hapi sytë!Dua të përmend dhe një kritikë, që fillimisht ia dërgova redaktorit për ta botuar. Por ky ka inat derri…Dhe unë për inat (uni është poetik) e dërgova në disa media të tjera, ku u botua. Le ta marri për leksion “kompetenti”. Kjo kritikë u botua edhe jashtë në një gazetë, pa ia dërguar unë (si duket e ka marrë ka mediat elekronike). Redaktori në fjalë hap veshët e zgurdullon sytë. Pra, dhe me këtë fakt, redaktori është i dhje…dhe sa më shumë kalon koha, më shumë merr erë. E pyes:nuk e di do të bëjmë punën si duhet apo jo?Nejse…nejse…se me nejse e kemi.
PRAPË E NJËJTA TEMATIK
Kur të
ngjiz , të ngjiz tematika e lezetshme. Këtë e bëj jo për të denigruar
redaktorin që paguhet si redaktor. Këtë e bën ai që e ka punësuar…kush e di për
ç’arsye. M’u kujtua opinion satirik, (se e kam qejf satirën unë). Ç’opinion do
të thoni ju?Opinioni “Filma të pjerdhur” botuar në dy-tre gazeta, sigurisht, për
vlerën sociale. Që të hyj drejt e në temë desha të shtojë, se redaktori i një
gazete tjetër këtë nuk ma botoi. Nuk e di…se në ç’mulli çonte ujë, ky
kompetent! Punë kompetencash, de. Mirëpo, desha të shtoj me këtë rast, desha që
me një gurë (se ka gjithandej të tillë rrumpalle) të vras shumë zogj çakërrqejf
sojllish…Nuk e di sa më kupton lexuesi?!Arti do kujdes, arti ka mision për
shoqërinë.
TREGIM PËR KËNGËN E GJELAVE
I njëjti
avaz, e njëjta melodi me po të njëjtat nota muzikore të gjelave lafshkuq, që e
nisin këngën në katër të mëngjesit. Pse më katër?Bëhen si sirena zgjimi të
botës njerëzore për ditën e re. Edhe shpendët i gëzohen fillimit të ditës. Ndryshe
nuk ke ç’thua. Hajde e ua deshifro këngën këtyre shpendëve se ç’duan të
shprehin tjetër. Sapo
QENTË ME SYZE DIELLI
Që jemi në kohën e çudirave, nuk do as mend as
kalem. Që ka mendje të pjer…edhe kjo nuk është më çudi. Pronari i tre qenëve me
syze, nuk është mirë ta quajmë komandanti i qenëve. Komandanti i tyre edhe vetë
me syze dielli hiqet si kapadai…i qenëve , de. I nxjerrë në shëtitje duke u
vënë syze dielli, pavarsisht se nuk i ka dërguar tek okulisti për t’i
kontrolluar, mbasi ndonjë mund të jetë miop apo prezbit. Mirë ditën u kanë
lezet syzet e diellit të tre qenëve, por…duhet thenë që pronari i ka tejet për
zemër. Thonë se natën flinte me qentë. Sa do qentë, nuk do nënën, babë e motër.