E merkure, 29.09.2021, 12:06 AM (GMT+1)

Mendime

Shefik Shkodra: S’po hiqet mjegullat e qyteteve tona

E marte, 27.01.2015, 08:25 PM


S’po hiqet mjegullat e qyteteve tona.

Nga Shefik Shkodra

Qyteti i ‘Dumanit’

Bie borë nëpër sheshet e qytetit,dimër është. Jo! Bie shi...? Jo. Po bie helm! Po resh mjegull e dendur, po e thithin fëmijët dhe të rinjtë tanë. Si Palestina. Veç këtu kemi një dallim tash prej atij vendi të Lindjes, të cilët kanë  lindur dhe janë rritur në beteja me gurë. Qe afro 70 vjet. Edhe këta tanët janë lindur e rritur nën mjegullat e dendura të gazrave helmuese. Me shpinë nën kërbaçin e të huajit. Mendonim se do t’i kalonim njëherë këto zezëdita. Krejt kjo nga institucionet (një herë të huaja, armike e tani nga ato që janë krijuar nga vendorët) tash për interesa parciale, partiake, individuale...Paaftësia e njerëzve për qeverisje të një vendi sjell ngatërresa dhe probleme të pa zgjidhura. Krejt këto drama shfaqen nga ata që qeverisin. Nuk ka transparencë, nuk ka tolerancë dhe acarimet ndodhin. Nuk ka angazhime serioze. Vjen deri te ajo më e keqja. Pra, nuk është lehtë të qeveriset. E pastaj, del se po keqpërdoret vendi nga udhëheqës të vet. Me këto veprime dhe të tjera krijon vetëm një mjegull që mbulon rrugët, dyert e dritaret e shtëpive të vendit. U futet në mushkëri fëmijëve e të mëdhenjve. Veç terr, si vend i mallkuar. Krejt padukshmëri  për ardhmëri. Dhe kjo, nuk besoj se është dashur pa tjetër të ndodhë.

Sëmundja për të sunduar, inatet ndaj njëri-tjetrit

Shumë parime janë importime për ne, por janë aq edhe vendore. Është sëmundje që është përhapur në gjithë globin. Por, sëmundja për ne është më e fortë, e pashërueshme. Te ne kjo sëmundje vjen nga ata që kanë lakminë e madhe për të sunduar dhe jo për të udhëhequr. Për të plaçkitur. Për të rehatuar tërë farë e fisin e tyre, por jo edhe për të ndërtuar e stimuluar qytetarin e vendit në mënyrë të barabartë. Dhe kjo sëmundje merr emrin kleptomani e . Pastaj, inatet dhe mosmarrëveshjet, tradhtitë, jo toleranca janë praktikë e ushtruar te ne. Shkurt, nuk është treguar solidariteti ndaj këtij populli. Nuk ka pasur unitet të këtyre individëve që po udhëheqin. Duken se disa janë të rinj, por kanë ide të vjetruara dhe s’kanë mësuar më shumë. Institucionet tona si teatro kukullash, apo cirkusantë. Nuk është fjala vetëm për një gabim rasti. Është mbushur thesi me rake-take deri në këto çaste. Këto janë dy shkaqe kryesore: politika që është zhvilluar pa e ditur qytetarët se çka, pa njoftuar të tjerët për çka bëhet fjalë. E dyta, gjendja frustuese me një papunësi enorme, sidomos me gjeneratat që janë dhe ato që po vijnë. A është menduar nga dikush se, mund të dilet nga ky “pus pa fund”? A është e dhimbshme gjendja e shtruar në këtë vend? A ka nga ato parti njerëz që dikush do të punoj për këtë popull, apo dështimi vjen nga vetë ata që po përqendrohen me fjalë ta bëjnë shtetin pas gjithë atyre mynxyrave?  Nuk është se ka bërë keq veç një qeveri. Prej fillimit është nisur gabim. U është tërhequr vërejtja pa ndërprerë, e ata si me inat, “kush je ti, kush është ai/ajo: krejt është e imja, përkatësisht (për një parti) e jona! Amerika është me ne. Evropa po na përkrah. Nuk e bëjmë këtë e atë pa thënë ata e këta (të jashtmit), kemi unitet dhe jemi të drejtuar në “rrugën për në Evropë”. Po veç mendtë në “hava”, madje, a po del diçka për interesin parcial. Kështu e kanë menduar këta zotërinjtë tanë. Dhe kjo devizë vjen e hershme, ende para luftës.

Ruajtja e shtetit apo shtypja

Tash i kanë bërë disa policë me mjete të dhuruara e të blera, që sa më lehtë të vërsulen mbi këtë popull. Shtypje, a?! Është e vërtetë se duhet të mbrohen institucionet, pasuria, njerëzit, por është e vërtetë se, nuk do të duhej të vijmë deri në atë zgrip. Dhe qytetin e mbulon “dumani” si një kohë më herët prej atyre që nuk kemi pritur ndrysh kurrë.

Te ne shumëkush përzien duart në vorbull

Jam i sigurt që edhe përfaqësuesit e institucioneve e edhe atyre që po i udhëheqin protestat e dinë se, ka të përzier edhe nga shërbimet e vendeve armiqësore. Këtu s’ka dilemë, por këtë do duhej që organet e rendit dhe të gjyqësisë të bëjnë konstatimin.

Sido qoftë, nuk mund t’ia veshim fajin të tjerëve. Këtë kokërr duhet ta kapërdijmë vetë...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora