E premte, 26.04.2024, 12:18 PM (GMT+1)

Kulturë

Ylli Polovina: Zog pse ike

E hene, 26.01.2015, 08:22 PM


Emal

2013

Biblioteka Kombëtare S433/13G

f.5

Në Luftën e Dytë Botërore Shqipëria do të pushtohej nga Italia edhe sikur në krye të shtetit të saj të mos qe Ahmet Zogu, por një tjetër. Kobi do të ndodhte edhe sikur numri një i vendit tonë më 1939 të ishte jo politikan autoritar, por një liberal, të qe diktator apo me mendësi demokratike, shpirtzi ndaj nënshtetasve të vet apo i dhimbsur për fatin e tyre, të qe i ri në moshë, burrë tek të pesëdhjetat apo plak me mjekër. Shqipëria do të pushtohej edhe sikur ky kryetar shteti të ishte jo mysliman, por një i krishterë, madje edhe katolik.

Kriza e verës 1934

Kushtet ultimative të Italisë:

denoncimi i traktatave tregtare të lidhura me vendet e tjera

Shitja Italisë e të gjitha objekteve ushtarake

Largimi i oficerëve anglezë të xhandarmërisë dhe zëvëndësimi i tyre me italianë

Hapja e të gjitha shkollave italiane të mbyllura dhe studentët shqiptarë të frekuentonin vetëm universitetet italiane. Liceu francez në Korçë të zëvëndësohej me lice italian.

Në Shqipëri të vendoseshin disa mijëra kolonë italianë në fushën e Myzeqesë.

Ministri Xhaferr Vila:

Shqipëria nuk e sheh me vend të mbajë të gjithë organizatorët italianë, por vetëm në tre ministri: punët botore, ekonomi dhe financë. Do mbajmë vetëm tetë mësues italianë, të tjerët i marrim shqiptarë që kanë studiuar në Itali, mund të shpallim moratorium për larjen e 30 milion franga ari borxh Italisë.

f.21

Ministri i jashtëm francez Barthou :

Rëndësinë kryesore e ka cilësia dhe karakteri i njerëzve, që formojnë një komb e jo sasia.

f.26

Vila:

Forca e popujve të vegjël është fuqia e tyre morale

f.66

Sot në dekadën e dytë të shekullit 21, pasi komunizmi i përhapur nga modeli moskovit i Revolucionit të Tetorit 1917, u solli popujve shumë telashe, është tepër e vështirë për t'u kuptuar se si në vjeshtë të vitit 1936 ai ka pasur edhe në Shqipëri një joshje romantizuese. Për rininë studentore veçanërisht atëhere kjo ide ishte shenjë e të qënit në anën e drejtësisë sociale. Por deri në mes të viteve 30 tërheqës ishte edhe fashizmi. Duhej të pritej krimi i tij për provokimin e luftës botërore, një gjakderdhje me 42 milionë të vrarë dhe i komunistëve në pushtet me teorinë dhe praktikën antinjerëzore të luftës së klasave, sërish me miliona viktima shumica në burgje dhe internim e që të dy tiranitë të binin njëra pas tjetrës.

f.74

Më 1 maj 1937 avioni i linjës Brindisi- Romë u rrëzua në afërsi të qytetit Formia. Pesë anëtarët e ekuipazhit dhe 18 pasagjerë vdiqën. Mes tyre edhe ministri shqiptar në Romë, Xhaferr bej Vila.

f.82

Që në vitin 1937 Konti Ciano dërgoi në Shqipëri kryeagjentin Xhovani Xhiro i cili ngriti lëvizjen rinore fashiste, organizatat totalitare fashiste të rinisë shqiptare...Ahmet Zogu si kundërpeshë, ngriti Organizatën e Rinisë "Zog I". Konkurenca midis dy organizatave shpesh pasohej nga ndeshje fizike dhe rrahje kolektive. Xhandarmëria mbështeste të rinjtë monarkistë.

f.85

Sipas Owen Pearson, Xhovani Xhiro më vonë u arrestua dhe u dëbua me 22 shkurt nga Shqipëria.

f.87

Me kërkesë të monarkut, me 14-15 shkurt 1939, Xhemal Aranitasi duhet të bënte gati planin e ruajtjes së sovranitetit territorial të vendit. Komandanti i xhandarmërisë mori porosi të ngrinte 6 batalione me nga 400-600 vetë me nga katër mitralozë austriakë, me katër bateri topash Skoda, 12 mitraloza italianë dhe 12 pushkë minahedhëse.

f.100

Kur Zef Sereqi më 25 mars 1939 i tha monarkut që gjendja është e keqe, duhen bërë disa sakrifica për të ulur nervat e italianëve, mbreti tha "Oh, mos qofsh i vogël dhe në një vend kun nuk përputhen të njëllojta interesat e të mëdhenjëve!"...megjithatë "ne nuk do të pranojmë në asnjë mënyrë cënimin e tokës sonë, që ta marrë vesh e gjithë bota e qytetëruar, me atë fuqi që kemi"

f.109

Joseph Patrick Kennedy, ambasadori amerikan në Londër, admirues i Adolf Hitlerit, i ati i Xhon Kennedit, kishte deklaruar se SHBA nuk kishte ndërmend ta pengonte Italinë të pushtonte Shqipërinë.

f.123

Në atë 6 prill 1939, më parë se të merrej miratimi përfundimtar i ministrit të jashtëm gjerman, kishte qenë tërthorazi miratues i robërimit të Shqipërisë dhe i humbjes së pavarësisë së saj edhe një kryeministër i një vendi demokratik perëndimor. Madje e një aleati, shteti me të cilin që pas vitit 1920, shqiptarët ishin lidhur ngushtë dhe u qe shfaqur si mbrojtës. Ky ishte Chamberlain i Britanise. Në Dhomën e Komuneve ai shqiptoi fjalinë: Anglia nuk ka interesa të drejtpërdreejta në Shqipëri.

f.124

Një zyrtar i rëndësishëm sovjetik i ksh thënë kryediplomatit italian se "objektivi final dhe themelor i Kremlinit, sikurse përcaktohet në direktivat e Byrosë Politike, mbetet gjithnjë revolucioni proletar, i cili mund të shkatërrojë 'rrethimin kapitalist'. Për këtë gjë flet kaq shpesh Stalimi. Udhëheqësit e BRSS synojnë një nxitje të tërthortë të luftës botërore..derisa sa të vijë momenti i përshtatshëm që ata të përfitojnë prej saj për të ndërhyrë në vetvendosjen e modelit të tyre komunist.

f.127

Në orën 4 të 7 prillit Ciano mori mesazh nga atasheu ushtarak në Tiranë Luigji Gabriele ku ai ngulte këmbë se Zogu kishte në dispozicion 45000 njerëz dhe planifikonte t'i përdorte. Ndërkohë Duçja përsëriti urdhërin për të sulmuar por duke saktësuar se Forcat Ajrore t'i kursenin qytetet dhe popullsinë.

f.134

Më 15 prill 1941 mbreti serb i ri në moshë Pjetër, gjenerali Simoviq dhe anëtarët e qeverisë së tij, e lanë vendin në rrugë ajrore, duke braktisur ushtrinë dhe popullin në fatin e vet.

f.142

Në prag të sulmit italian kundër Greqisë, në Shqipëri kishte 494 709 nënoficerë dhe ushtarë, 31841 oficerë dhe bashkë me ta 65320 kafshë bartëse dhe 13 169 automjete. Shqipëria ishte shndërruar vnë një bazë gjigande ushtarake.

f.147

Për të mbrojtur Greqinë, Britania dërgoi atje 58 mijë ushtarakë (përfshi australianë dhe neozelandezë).

f.151

Vetëm në luftën e zgjatur me italianët, grekët patën 13408 të vrarë, 42 485 të plagosur. Italianët patën 13755 të vrarë, 50874 të plagosur, 12368 të ngrirë nga të ftohtit, 25067 të zhdukur, shumica me siguri të vrarë.

f.153

Viktor Emanueli III jo vetëm nuk qendroi në kryeqytet për të udhëhequr, përballë gjermanëve, qendresën e popullit dhe të ushtrisë së vet, por iku tinës tyre. Kjo shkaktoi kaos të plotë për 72 orë dhe gjermanët zunë dy të tretat e Italisë dhe 600 mijë ushtarë robër, duke mos i trajtuar si robër lufte por si të internuar.

f.160

Mbreti i Danimarkës Kristiani X, pranoi ofertën e Hitlerit për të mbetur mbret por për t'u tërhequr nga politka. Gjatë viteve 1943-45 ai organizoi lëvizjen klandestine antinaziste edhe kur gjermanët e dënuan me arrest shtëpi, duke u bërë simbol i rezistencës daneze dhe, pas luftës e rifitoi fronin mbretëror. Mbase të njëjtën gjë duhet ta bënte Zogu...

f.162

Fejzi Alizoti kishte arsyetuar: Ne shqiptarët jemi të rrethuar nga tri shtete armiq: Jugosllavia, Greqia dhe Italia. Shtet mik kemi vetëm Austrohungarinë. Duke qenë se ay nuk ekzizton më, mes grekëve dhe serbëve, kemi zgjedhur si më të mirët, italianët

f.165

Në Durrës ku u zhvillua qendresa më e madhe, një episod do mbetet për jetë të jetëve prekës: oficerëve të parë që zbarkuan bashkë me trupat, prej doganierëve shqiptarë iu kërkua pasaporta. Ishte gjesti dinjitoz i një vendi që po shkelej me këmbë, por që donte t'u dëshmonte ardhësve të padëshiruar e të armatosur gjer në dhëmbë, se i vogël dhe i pafuqishëm, me vetëm 675 oficerë dhe 6000 nënoficerë, gardisë e ushtarë aktivë, ai gjithsesi ishte shtet.

f.187

Më 7 prill në orë të ndryshme jo larg njëra tjetrës, kurorëmbajtësi i fronit mbretëror dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë do të ikte, kurse nënoficeri i tij Mujo Ulqinaku do të jepte jetën. i pari bashkë me shufrat e floririt, i dyti vetëm me një unazë, që ia la të shoqes para se të shkonte tek mitralozi i tij.

f.188

Doemos që Thesari i Shtetit (183 kg shufra ari) i depozituar në Bankën Kombëtare në Tiranë, nuk i duhej lënë italianëve. Mosveprimi do të ndëshkophej rëndë nga historia. Të paktën, në pamundësi për të sabotuar rrugë apo ura, depo ushtarake ose objekte të tjera strategjike, heqja e asaj pasurie monetare nga rënia në duart e pushtuesit, për aq sa ndikonte, mund të ishte gjesti i vetëm i luftës kundër tyre....Kështu vepruan edhe mbreti i Jugosllavisë dhe ai i Greqisë ndonëse nuk ka ngjashmëri të plotë.

f.221

Gjatë Luftës së Dytë Botërore kemi dy raste bashkëpunëtorësh me nazistët: Vidkun Abraham Lauritz Jonsson Quisling, i Norvegjisë dhe francezi Philippe Petain, por edhe ta ndryshojnë shumë. I pari u vu në shërbim plotësisht të nazistëve, i dyti krijoi një shtet formalisht të pavarur me qendër Vishinë...



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora