E enjte, 29.07.2021, 09:46 PM (GMT+1)

Kulturë

Shahin Ibrahimi: Kujtoj kohën e shkuar

E marte, 20.01.2015, 08:11 PM


Shahin Ibrahimi

 

Kujtoj kohën e shkuar

 

Harroj mushka Valarenë

Se Ali Pashan e prenë,

I mjeri unë qaj me lot

Bëj të ec, por s`eci dot.

 

Kohë e shkuar më kujtohet

Sytë e saj me vel mbuluar,

Para gjoksit që gufohej

S`mund të rrije pa gabuar.

 

E afrova krejt papritur

Dhe e putha nënë gushë,

Isha skllav i bukurive

Ish zjarr që s`bëhet prrush.

 

Ajo iku pa më thënë.

E zëmruar dhe me lot,

Kurmi i saj i larë nën hënë

Unë më i lumturi në botë

 

S`jemi parë që atherë

Ajo shkoi në punë të saj,

Malli i saj mbet një pranverë

Unë një dimër shkrirë në vaj.

 

 

Jo ndjenjë

 

Të shikova pa qëllim

Ndoshta sytë bënë mëkat,

Ti kujtove se diēka më shtyn

Që pranë teje s`gjej rehat.

 

U ktheva në mëkatar

Në një moshë me këto thinja,

Sytë e tu kaq lajkata

Më bënë pas të të vija.

 

Ti më sheh e pa djallëzuar

E habitur diēka shton,

S`jam për ty, jam i moshuar

Mos krijo kot iluzion.

 

Të shoh ty e smë mban toka

Por ētë bëj nuk kam fuqi,

Plot me thinja mum bush koka

Të fundit thinja i kam nga ty.

 

Mërzitja

 

U ula diku për një kafe

Atë dit isha i mërzitur,

Nga dritarja e lokalit pashë

Një pjsë të detit ku jam rritur.

 

Se ndjeva kamarjerin pranë

Ndjeva veē zemrën që rënkonte,

Në pemë gjethet ishin zverdhur

Kjo stinë blerimin se pranonte.

 

Dikush kërkoi një vënd të ulej

Me dorë ja bëra pa nguruar,

Kishte një trup të raskapitur

Dhe një vështrim të shpërqëndruar.

 

Piva kafen jo me shije

Bisedoja pa dëshirë,

Ēdo fjalë dilte pa vetdije

Sa dikush më tha ke pirë.

 

Unë pije s`kisha vënë në gojë

Por një thikë më shponte gjinë,

I thashë vehtes, mos gabojë

Dhe kërkova një aspirinë.

 

E tërë dita, ashtu shkoi

Kapluar nga një ēast i ndjerë,

Ai burrë atë ēast me hidhëroi

Dhe kafja krejt mu bë vrer.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora