E enjte, 02.12.2021, 09:52 AM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Liri e shprehjes apo rrënim i shtetit!

E hene, 26.01.2015, 07:03 PM


Liri e shprehjes apo rrënim i shtetit !

Shkruan: Florim Zeqa

Levizja e lirë e njerëzve, liria e besimit fetar, liria e shprehjes, liria e protestave janë shprehje dhe vlerë e demokracisë së një vendi. Poashtu në vendet e lira dhe demokratike, guardian (vëzhgues, mbrojtës) të asaj lirie janë organet shtetërore (policia, ushtria në bashkëpunim me sistemin e drejtësisë).

Mirëpo në vendin tonë, me një demokraci të brishtë (të pa konsoliduar), me një liri të pakufizuar (të shprehjes), me një gjysëm pavarësi është duke ndodhur kombinimi më i keq mes lirisë së shprehjes dhe formave antidemokratike të veprimit !

Kjo po vjenë si rezultat i mungesës së ligjeve që rregullojnë lirinë e shprehjes dhe mbrojtjen e vlerave kombëtare në vend.

Këtë zbrazëtirë ligjore janë duke e shfrytëzuar individ të papërgjegjshëm dhe grupe të caktuara, përmes rrjeteve sociale dhe portaleve, fusha këto të parregulluara si duhet me ligj në Republikën e Kosovës.

Në sëcilin vend demokratik të botës vlerat kombëtare janë të mbrojtura me ligj, sikurse që janë të rregulluara me ligj rastet e shpifjeve, akuzave dhe sharjeve ndaj personave civil apo zyrtar,...secili që shkel ato rregulla përballet me drejtësinë.

Në Kosovën e paspavarësisë, e sodomos këtyre viteve të fundit edhe përkundër nevojës së protesimit kundër dukurive negative; komrrupsionit, krimit të organizuar, keqeverisjes,...kundër shtrenjëtimit të rrymës, bukës,...për arsim cilësor, për shëndetësi kualitative, për vende të reja të punës,...dhe për shumë motive të tjera socio-ekonomike nuk u protestua siq u protestua për motive politike dhe orekse pushteti të opozitës.

Kërkesa për largimin e qeverisë ka pasur tani e shtatë vite më parë, mirëpo asnjëherë nuk ndodhi një mobilizim kaq i shtuar për rrëzimin  e qeverisë dhe marrjen e pushtetit me dhunë.

Deklarata e ministrit serb është një arsye për reagim, por jo për rrënim të shtetit, rasti i Trepës nuk është i ditëve të sotme, është problem i pazgjidhur i këtyre 16 viteve dhe askush nga ata që protestuan nuk e ngriti zërin për Trepçën.

Andaj është e drejtë të protestohet kundër privatizimit të Trepçës, kundër Jabllanoviqit, kundër kësaj qeverie, por askush nuk e ka të  drejtën të shkatërroi pronën private të qytetareve (lokalet afariste) apo atë shtetërore (objektin e qeverisë). Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është e shtetit të Kosovës, e jo e Serbisë, as e kryeministrit aktual dhe as e atij paraprak,…dje Hashimi, sot Isa, nesër do t'i vie radha dikujt tjetër të vie në atë objekt, andaj ndërtesat duhet të ruhen, të mos shkatrrohen, ngase shumë shpejtë do të vie dita kur edhe shteti ynë do të funksionoi si çdo shtet normal demokratik.

Akuzat e drejtuara kundrejt kryeministrit aktual qoftë për Trepçën, serbizimin e Kosovës, asociacionin e komunave serbe, keqpërdorimin dhe keqmenaxhimin e buxhetit të shtetit i përkasin pararëndësit të tij,...të thuhet (nga një lider opozitar) që kryeministri aktual, po citoj; "Republikën e Kosovës e ktheu në Autonomi të Serbisë", është aq e pa vërtetë dhe e pa drejtë të thuhet sikurse që është e vërtetë të thuhet se pararëndësi i tij në Bruksel pranoj fusnotat për Kosovën, pranoj asociacionin e komunave serbe dhe ndarjen territoriale të vendit, degradoj institucionet e shtetit, rëndoj jetën dhe theu shpresat e qytetravëve për jetë në trojet e veta.

Ajo çka është për t'u kundërshtuar kryeministri aktual është bashkangjitja së keqës në qeverisjen e vendit, mënyra e ardhjes në pushtet, lidhja e kurorës së turpit në kundërshtim me vullnetin e elektoratin që ai përfaqëson, të koalicionit jo natyral dhe joparimor me PDK-në.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora