Kulturë
Poezi nga Diellza Ibrahimi
E hene, 19.01.2015, 08:07 PM
Diellza Ibrahimi
U lind më 14.12.1980 në fshatin Raskov, komuna e Kastriotit (ish Obiliq). Shkollimin fillestar e kreu në vendlindje, shkollimin e mesëm (Ekonomi, Kontabilitet dhe Financa) në Prishtinë. Ka kryer Kursin 3 vjeçar të Informatikës. E preferon muzikën folklorike, ndërsa hobi e ka poezinë. Jeton dhe krijon në Prishtinë. Është nënë e një vajze të mrekullueshme dhe rrjedh nga një familje shpirtnisht të pastër dhe shumë bujare.
QIELLI ËSHTË TEATËR
Nëse je i vetmuar dashuria ime
Dhe s’të zë gjumi në shtratin e mërzisë
Që të dhuron vetmia
Lotët le të rrjedhin si lumi
Nga sytë e tu për dhembjet e mia...
Nëse shoqëria të mungon
Më kujto vetëm mua,
Se sigurisht të kalon mërzia...
Nëse s’më gjen kujtimeve
Shihe hënën kur është e plotë
Të të kujtojë flatrat e mia...
Qielli është një teatër
Yjet janë aktorë
Unë dhe ti,
Luajmë rolin kryesor...
ZHGËNJIM
Të dua i thash diellit
Të mëngjeseve të mia
Një re kobtare ma mbuloi...
Të dua i thash lules
Lëndinave të shpirtit tim
Një stuhi e marrë ma përdhosi...
Të dua i thash gurit
Vetmia e zemrës sime
Pamëshirshëm më qëlloi kokën...
Të dua i thash zogut
Mbi qepallat e syve të shpresës
Mbi krahët e durimit fluturoi....
Të dua i thash lumit
Sy dallgëzuar tek shkonte në det
S´di ku shkoj, tha, po s’erdhe me mua...
Të dua i thash dhelprës
Së qiellit të ylltuar prej iluzion
Një yll ziliqar na vrau të dyve...
Të dua i thash atij
Ai iku shpatit të ëndrrës
Duke më dhuruar mashtrimin...
Ka kohë që i them vetes
Ç’është zhgënjimi
Pa kuptuar dhe pa ndjerë
Që po fundosem në detin e lotit tim!?
NËNA IME E SHENJTË
Ti je e Shenjtë per mua,
Dhe zemer floriri ti ke
T’i fal çdo gabim të fëmijës,
Dhuron dashuri pa kufi,
S'ka qenie në këtë botë,
Më e mirë se Nëna.
Dhe së cilës i jemi
Kurdoherë borxhlinj.
Ti je Nëna ime -
Je engjëll në tokë
E qiell për mua,
O moj zemër ma jep
Ballin të ta puth,
Se je bekim për mua!
Në përqafimin tënd
Shpirti më pushon
Ty o Nëna ime
Drit’ e jet’unë të kam!
Ti je inkubatori
I paqes e dijes sime -
Ti që frymën ma dhurove
Jeta jote është ardhmëria
E gjithësisë për mua.
E di moj zemër, Ti ëndërron
Gjëra të mëdha për mua -
Shpresoj kur të rritem
Të gjitha kam për t’i realizuar
Ty Nënë Zoti të dergoi
T'më falë sytë un’të shikoj,
T'më falë veshët un’të dëgjoj,
T'më falë gojën,un’të flas,
T'më falë duart të përqafoj...
Ti moj zemër më fale jetën -
Më bëre vajzën më t’bukur mua!
Ti më fale zemrën
Edhe unë shumë të dua!
Aroma jote më ngjallë mua.
Nënë fjalën e parë që mësova
Të flas, ishte emri Yt -
Emri më i vlefshëm për mua.
Nënë, besoj që edhe dielli
E yjet më kanë shumë lakmi,
Sepse siç jeton Ti për mua,
Do jetoj edhe unë për Ty,
Më fal e dashur se kështu të shkruaj!
Dashuri madhështore për të dhuruar!