E enjte, 01.12.2022, 03:48 AM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Vazhdon tradita e mjerimit politik!

E premte, 09.01.2015, 08:24 PM


Vazhdon tradita e mjerimit politik !

Shkruan: Florim Zeqa

Ska dyshim se shkaqet e moszhvillimit ekonomik te vendit tonë jane të natyrave të ndryshme, duke filluar nga ato; politike, subjektivizmit njerëzor, faktorëve ndërkombëtar, por mbi të gjitha është aspekti i sigurisë që është bërë pëngesë serioze e investimet të jashtme në Kosovë.

Mirëpo strumbullari i ngulfatjes së zhvillimit ekonomik të vendit mbetët faktori politik. Janë strukturat e kriminalizuara dhe korruptuara politike në vend që kanë uzurpuar dhe monopolizuar jetën shoqërore në vend.

Ndikimi i fuqishëm i partive në pushtet ndaj institucioneve të pavarura si; drejtësi, gjyqësi, polici, arsim, shëndetësi, etj,...ka bërë që edhe institucionet më kredibile të vendit të humbin besimin tek qytetarët e vendit.

Ashtu si në qeverinë e kaluar, edhe në vazhdimin e saj, buxheti i shtetit për këtë vit garanton mirëqenje vetëm për të pasurit, pushtetarët dhe mbështetësit e tyre, përderisa shumica e popullatës vazhdojnë të mbetën të varfër dhe të harruar.

Pothuajse gjysma e buxhetit edhe këtë vit do të shkojë për autostradat, afërsisht gjysma tjetër për "mirëmbajtjen" e qeverisë megalomane,...përderisa më pak se çereku i buxhetit mbetët për "zhvillimin" (varfërimin) e mëtutjeshëm të sektorëve primar të shtetit !

Ndërtimi i autostradave shkonë në funksion vetëm të njerëzve të pasur, përderisa të varfërit, autostradat mund t'i shikojnë vetëm në televizon,...apo ata që kanë privilegjin të jenë afër autostradave mund t'i shikojnë nga shtëpitë e tyre veturat luksoze të të pasurve dhe eskortat qeveritare duke levizur me shpejtësi para syve të tyre sikurse në filmat e Hollywood-it !

Gjatë miratimit të buxhetit (të varfërisë) për vitin 2015-të në Kuvendin e Republikës së Kosovës, u pa qartë se fjala nuk është për ndryshim, por vetëm për vazhdimin e mjerimit në vendin tonë.

Buxheti i përgaditur nga qeveria e "kaluar", i miratuar pa asnjë ndryshim nga kjo e sotmja i vuri në lajthitje të gjithë; cila është në të vërtetë kjo qeveri, e kaluara apo e tashmja ?

Pushtetarët, kur kanë para për mbajtjen e një qeverie megalomane; një kryeministër me 3 zv.kryeministra, 21 ministri, mbi 50 zv.ministra, me qindëra  këshilltar, qindra të punësuar në qeverinë më të madhe në Evropë, si mund të mos kenë para së paku për rritjen e asistencës sociale për shtresat më të varfëra në Evropë…!

E keqja tjetër më e madhe e kësaj qeverie është nënshtrimi i skajshëm karrshi politikës serbe dhe servilizimi i tepruar ndaj ndërkombëtarëve.

A ka mjerim më të madhë për qeverinë e një vendi, kur një ministër i saj minoritar (serbi Jabllanoviq) fyen rënd nënat shqiptare duke i quajtur "egërsira",...të cilat nuk kërkojnë më pak as më shumë përveq drejtësisë dhe zbardhjes së fatit të bijëve të tyre të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë !

A ka turp më të madhë për një kryeministër të vendit që nuk është në gjendje madje sa të reagoj ndaj një deklarate të tillë, e lerë më ta shkarkoj ministrin, i cili deri dje ishte ministër në qeverinë e Serbisë !

Deri këtu ka arritur shkalla e mjerimit dhe marrëzisë politike në vendin tonë !

Nuk e di edhe çka duhet të ndodh më shumë në vendin tonë sesa që është duke ndodh, që më në fund populli duhet të vetdëdijësohet, për ta rrënuar këtë klasë të shëmtuar politike,...që shpërdoruesit e pushtetit, hajnat, vrasësit, plaçkitësit të vihen para drejtësisë!

Nëse nuk ndërmiren veprime për parandalimin e uzurpatorëve të shtetit,...këta nuk do të ndalen vet, do të vazhdojnë shfrytëzojnë djersën tonë, të pijnë gjakun tonë edhe për 15 vite të tjera.

Këto fjalë të padëshiruarara për shtresat e privilegjuara të pushtetit, duhet të jenë kushrim për shtresat e varfëra dhe të nëpërkëmbura nga pushteti i këtyre viteve në Kosovë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora