E premte, 26.04.2024, 06:15 PM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Demokraci të vërtetë akoma nuk ka

E enjte, 04.12.2014, 08:24 PM


DEMOKRACI     VËRTETË   AKOMA   NUK   KA   EDHE  NË SHBA

Nga Ramiz DËRMAKU

Qeveria është e përsosur kur mundësitë e saj për shpërdorime frenohen dhe kur ajo qëndron sa më afër popullit. Demokraci të vërtetë nuk ka as  në SHBA-ës, vend ky i cili ka një demokraci, civilizim, kulturë, industri dhe ekonomi tejet të zhvilluar, as për këtë vend nuk mund të thuhet se zhvillohet demokracia e vërtetë.

“Kjo është Qeveria më e mirë e formuar ndonjëherë dhe më demokratikja”. (Hashim Thaçi)

Weingarten-Gjermani -  Si duket demokracia ende nuk është e rrënjosur thellë në ndërdijen e strukturave dhe të liderëve të Kosovës. Demokraci të vërtetë nuk ka as  në SHBA-ës, vend ky i cili ka një demokraci, civilizim, kulturë dhe ekonomi tejet të zhvilluar, as për këtë vend nuk mund të thuhet se zhvillohet demokracia e vërtetë.  Sa i përket vendeve të tjera, mund t’i numërojmë në gishta të jenë trashëgues të tillë. Për ta definuar këtë fenomen në praktikë, së pari kërkohet; a) liria për ta zgjedhur liderin politik, b) e drejta për të votuar dhe kjo votë të jetë mirëbesuese, që votuesi vërtet ta dijë pse dhe për çfarë arsye e ka votuar të favorizuarin. c) Liria e të shprehurit, d) liria e lëvizjes, emancipimi i femrës, si e barabartë me gjininë e kundërt, nënshtrimi se cilit para ligjit, janë vetitë të cilat duhet të respektohen. Nëse duam që tek ne të ketë qëndrueshmëri sundimi i demokracisë në vend ne duhet të angazhohemi më tepër. Duhet të kihet parasysh se deri në cilën masë ka premisa të perceptimit apo absorbimit të politikave në vend për ta kuptuar se sa në të vërtetë ka nuanca të demokracisë brenda tyre. Duke pasur parasysh se tek ne (në kombin tonë)  demokracia si fjalë ka ardhur vonë dhe këtë ka provuar ta vërë në funksion  poeti i madhë, Fan Noli, gjatë revolucionit të tij demokratik, kur erdhi në pushtet në vitin 1924, e që kishte zgjatur vetëm gjashtë muaj, sepse ishte përmbysur nga grushti i qëllimshëm i diktatorit Ahmet Zogu.

Që nga atëherë, e deri në ditët e sotme, nuk ka asnjë provë, madje as një sondazh kombëtar apo ndërkombëtar, qe tregon se “kjo është Qeveria më e mirë e formuar ndonjëherë dhe më demokratikja”. Edhe pse çdo herë politikanet tane –lideret e Kosovës thirren në demokraci, sikurse ndodhi ne seancën e parë të formimit të Qeverisë së Kosovës, ku kryeministri pas seancës iu drejtua opinionit përmes medieve me sloganin se “kjo është Qeveria më e mirë e formuar ndonjëherë dhe më demokratikja”.

Faik  Konica, kur  e pa se ky vend nuk çlirohej  dot  nga marrëzitë, shkroi tregimin “Katër përralla nga Zullulandi”.  Personazhi kryesor, Plugu, në fund të tregimit mediton dhe thotë: “Të iki. Të shkoj në ndonjë vend të largmë, dhe të zë nonjë punë të përulur, një punë me duar, dhe të fitoj me bukën ndofta edhe qetësinë e shpirtit - protagonist i harruar i një tragjedie të fshehtë e të errët.Sot shtrohet pyetja?

” Përse heshtin shkrimtarët ? Shkrimtarët, intelektualët dhe akademikët e aftë.., ata janë shpirti i epokës në të cilën rrojnë. Ata duhet  të vihen në shërbim të çështjeve të mëdha kombetare. Çështje të mëdha sot janë;  kthimi i dinjitetit të atyre njerëzve që jetojnë në mjerim dhe nxjerrja e të ngujuarve në liri. Nuk po them: varfëri, sepse varfëria është buka jonë e përditshme, por mjerim, kushte jo njerëzore për të jetuar, gjendje e dhimbshme (që ngjall mëshirë)…Ne jemi një vend ku shkrimtari i çon lule kryetarit të bashkisë, në vend që ky i fundit duhet t’i çojë lule shkrimtarit.

Demokracia presupozohet që të jetë një sistem në të cilin luajnë rol shumë të madh balancimet dhe kompensimet, si dhe kompromiset. Në botën moderne bashkohore sistemi politik më i përhapur njihet si demokraci parlamentare ku mbahen zgjedhje fer dhe të lira, shumica e populatës votojnë përfaqësusesit e vet, politikanët të cilët i përfaqësojnë ata në dhomën e kuvendeve shtetërore. --Demokracia duhet kuptuar si një sistem politik ku barazia dheLiria janë karakteristikat esenciale të institucioneve shtetërore dhe një shoqërie të ndërtuar mbi parime të një kushtetute demokratike. Sot termi DEMOS përkthehet si vjedhje, kurse termi kratos me shumicë, domethënë demokracija ka kuptimin e vjedhjes me shumicë. Demokracia në Kosovë nuk përbën esencën, por ka humbur vlerën, ka humbur të kuptuarit e kushtetutave demokratike të hartuara në shtetet perëndimore. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë komuniste, shtetet e brishta të posaformuara anuan për një sistem të ri shumëpartiak, hartuan kinse kushtetua demokartike sa për sy e faqe…, mburreshin para organizatave ndërkombëtare e besa edhe ata ishin disi të kënaqur nga rrjedhat kinse demokratike ? ! Kushtetuta e shtetit tone, me përplot mangësi, të drejta të cunguara për shqiptarët, u aprovua. Filloj politika të humbë ndershmërinë, politikanët humbën moralin u shëndruan në funksionar fiktiv, ministra e deputetë të korruptuiar . Parashtrohet pyetja ? Ku  ngeli njerëzimi ? ! Ku humbi morali, ku treti drejtësia,  gjygjesia, ku treti mirësia, ku treti humaniteti, nderi.., ku treti shqiptarizmi ?.

Shume liderë majtiste kosovarë menduan se u formua Qeveria më e mirë dhe më demokratikja”... Përkrahësit e sistemeve autoritare dhe disa kritikë mendojnë gabimisht se duke i munguar pushteti për të shtypur, shtetit demokratik i mungon edhe pushteti edhe për të qeverisur. Kjo pikëpamje është thellësisht e gabuar.

 

Një shtet demokratik kërkon që qeveria ti ketë të gjitha kompetencat .., e jo të kufizuara. Në qoftë se i hedhim një vështrim rrjedhës së gjatë të historisë, do të shikojmë se demokracitë kanë qenë me të vërtetë të brishta dhe të pakta në numër, madje edhe kur marrim parasysh ringjalljen e demokracive gjatë dhjetë vjetëve të fundit. Demokracitë nuk kanë mbetur kurrsesi të paprekura nga rrjedha e historisë. Ato kanë dështuar për shkak gabimesh politike, janë mposhtur prej përçarjeve të brendshme ose ato janë shkatërraar prej pushtimeve të huaja. Megjithatë me kalimin e kohës, demokracitë janë ripërtrirë dukshëm dhe kanë treguar se me angazhimin dhe përkushtimin e denjë të liderëve, ato mund të kapërcejnë vështirësi të mëdha ekonomike, mund t'u japin fund ndasive shoqërore e etnike, dhe kur është nevoja, edhe të mbizotërojnë në kohë lufte. Janë pikërisht aspektet e demokracisë që përmenden më shpesh nga kritikët, ato që e përtërijnë atë. Proceset e debateve, të mosmarrëveshjeve dhe të kompromisive, që disa i cilësojnë si dobësi, përbëjnë në të vërtetë burimin kryesor të forcës së demokracisë. Sigurisht, askush nuk i ka vlerësuar demokracitë si tepër të efektshme në shqyrtimin e problemeve. Marrja e vendimeve në frymë demokratike në një shoqëri të madhe dhe komplekse mund të jetë një proces i ndërlikuar, i vështirë dhe i gjatë. Sidoqoftë më në fund, një Qeveri që mbështetet në pëlqimin e të qeverisurve, mund të flasë dhe të veprojë me siguri dhe autoritet, (kjo i mungon Qeverisë së Kosovës) gjë që i mungon një regjimi, pushteti i të cilit mbrohet me shqetësim nën strehën e ngushtë të një force të huaj ushtarake dhe – EULEXI-it. Ndihmesë shumë e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë praktikës së demokracisë, ka qenë zhvillimi i një sistemi rishikimi, për të siguruar shpërndarjen dhe decentralizimin e pushtetit politik. Ky përbën një sistem të ngritur mbi bindjen e fortë se qeveria është e përsosur kur mundësitë e saj për shpërdorime frenohen dhe kur ajo qëndron sa më pranë popullit.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora