E premte, 23.04.2021, 03:30 AM (GMT+1)

Mendime

Gani Qarri: Protesta kombëtare në Iliridë

E enjte, 17.07.2014, 10:03 PM


Protesta dhe kërkesa vetëm kombëtare në Iliridë

Nga Gani Qarri

Dufi i mbledhur ndër vite në shpirtrat e pafajshëm të shqiptarëve të shumëvuajtur të Iliridës, shpërtheu furishëm dhe si një vullkan i pandalshëm, për tu kthyer në pakënaqësi gjithëpopullore, duke marrë natyrshëm,përmasat e një proteste të gjerë mbarëkombëtare.

Ajo, siç u pa nga zhvillimet e deritanishme,gjeti solidaritetin e gjithanshëm dhe mbështetjen e pa kompromis të shqiptarëve kudo, si në trojet tona etnike, ashtu edhe në vendet evropiane, SHBA dhe botën mbarë.

Ky shpërthim erdhi edhe si pasojë e mashtrimeve të një-pas njëshme, të partive si BDI e Ali Ahmetit dhe PDSH e Menduh Thaqit, të cilat për kaq vite, duket se pa u konsultuar me "hanxhinë" i shitën lirë interesat kombëtare.

Grupime të interesit më tepër klanore sesa politike,në bashkëqeverisje me padronët sundues, organizuan dënime të shpeshta të motivuara nga urrejtja sllavomaqedonase ndaj shqiptarëve,derisa durimit- njëjtë si në Kosovë dikur edhe atje i erdhi fundi.

Mënyra ç`njerëzore e trajtimit të bashkëkombësve tanë nga duplifikimi i bashkëqeverisjes së lartcekur në Iliridë,shkaktoi eksplodimin e vrullshëm të gjithë mllefit të mbledhur shumëkohshëm, në zemrat e plasura të bashkëkombësve tanë nga dhuna dhe padrejtësitë e pa fund mbi ta.

Madje, sipas shtypit dhe mediave në gjuhën shqipe,pas vendosmërisë së shprehur të bashkatdhetarve kudo,me protestat e tyre të përditshme, edhe ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit,Victoria Nuland, me rastin e vizitës së fundit në vendet tona, i dërgoi porosi të qarta politikës sllavomaqedonase për përmbushjen e të drejtave të shqiptarëve, si kusht për të ardhmen e këtij vendi, si dhe theksoi gatishmërinë e Amerikës për investime në rajonet ku ata jetojnë me qëllim të barazimit ekonomik dhe social atje.

Ndaj në këto momente vendimtare,rinia e kombit, demonstruesit e përditshëm dhe gjithë pjesëmarrësit shqiptarë të saj-kudo, duhet të jenë sy-çelë, e të vëmendshëm, dhe në asnjë mënyrë të mos lejojnë zhvlerësimin e gjithë këtyre protestave masive dhe sublime, nga njerëz apo grupe të cilët kanë për qëllim shndërrimin e këtij evenimenti të ndritshëm kombëtar, në cirk fetar,"ceremonial" privat apo manifestim-familjar!

Protestat e kësaj mase, nuk mund të jenë personale dhe as të përkufizohen vetëm në një emër apo familje. Ato,janë dhe mbeten demonstrim gjithëkombëtar, me pjesëmarrje të gjerë nga të gjitha trojet etnike, për mbrojtjen e të gjithë shqiptarëve dhe sigurimin e lirisë e të drejtave të tyre që u takojnë si popull, gjithandej Iliridës.

Të gjithë e dimë se FYROM-i, si konglomerat i ngritur në mënyrë të dyshimtë, qysh nga lindja si fëmijë i jashtëligjshëm i Titos-dhe produkt i ish Jugosllavisë komuniste, u kthye në vrasës historik dhe përdhunues permanent jo të një apo disa familjeve por të të gjithë shqiptarëve në tokat që sundon.

Këtë metodë ata vetëm sa e përforcuan edhe më tepër pas shpalljes së "pavarësisë", të cilën përveç shqiptarëve që e pranuan ngutshëm me shumë eufori dhe rrëmbyeshëm, e pa asnjë kriter dhe kusht paraprak, qysh atëherë, askush nuk veproi në këtë mënyrë kaq të marrëzishme.

 

Ndaj,edhe sot mbetet e pakuptueshme se pse u dashtë kaq gjatë të durohet një nënshtrim dhe përulje e tillë, nga një mish-mash i neveritshëm, pa histori e traditë, pa të kaluar të çartë as të ardhme të sigurt, një përzierje sllavo-mongoleze pa vazhdimësi as perspektivë, ngrehinë aq fragjile sa që pa shqiptarët, nuk mund të ekzistoj as edhe një ditë.

Megjithatë qeveria e këtij kuazi populli të çuditshëm, mbeti përherë tepër mosmirënjohëse si dhe pafundësisht armiqësore deri në ekstrem ndaj shqiptarëve e cila çdo ditë motivon edhe kriminel e banditë sllavomaqedonas, jo vetëm për t’i rrahur e plagosur bashkëkombësit tanë, por edhe për të kërkuar vdekjen e tyre kudo, rrugëve,shesheve, objekteve publike, shkollave e spitaleve e deri te stacionet sportive dhe mediat sllavomaqedonase.

Fatkeqësisht pjestarët e popullit tonë nën FYROM, terrorizohen deri në atë masë sa që edhe prindërit bashkë me fëmijët me dit të tëra,detyrohen të qëndrojnë të mbyllur në shtëpitë e tyre dhe nuk guxojnë të dalin vet, as ti dërgojnë ata në shkollë për shumë ditë mësimi, prej nga shpesh u vijnë të përgjakur, apo edhe dërgohen direkt në spitale, të rrahur e të plagosur nga huliganët sllavomaqedonas.

E për tu bërë gjendja edhe më tragjike, bashkëkombësit tanë në Iliridë,nuk rrihen barbarisht vetëm në tren, autobus, shkollë, stacion apo rrugë, por fatkeqësisht ka shumë vite që ata vriten e plagosen dhe keqtrajtohen për vdekje- para fëmijëve, grave, nënave dhe baballarëve, edhe brenda oborreve dhe shtëpive të tyre, vetëm pse janë shqiptar, duke mos i`u dhënë askujt llogari për veprimet vdekjeprurëse ndaj tyre, ani pse pjesë e asaj qeverie për shumë vite,ishin dhe janë PDSH me Menduh Thaqin në krye dhe Ali Ahmeti me BDI-n, e tij.

Bile, FYROM_i, për të mbyllur sa më gjatë dhe dënuar sa më të rëndë, me dhe pa faj bashkëkombësit tanë, për dënimin e tyre, rezervoi të ashtuquajturën veprën penale si “Terrorizmi” që në këtë kuazi shtet konsiderohet si njëra ndër veprat më të rënda, fat të cilin, sipas shtypit,para disa kohësh e përjetoi edhe një gazetar shqiptar (Agim Behluli) nga Kumanova.

Dënimet për të ashtuquajturin “Terrorizëm” nga kjo qeveri banditeske me identitet dhunues ndaj shqiptarëve, që nga viti 2001,asnjëherë nuk pushuan,kurse burgjet në FYROM, janë për ditë e më të stërmbushura me bashkëkombës tanë të pafajshëm.

Me gjithë faktin se para sa vitesh u nënshkrua e ashtuquajtura “Marrëveshje e Ohrit”ajo ndërpreu vetëm luftimet në mes të shqiptarëve të shtypur dhe sunduesve sllavomaqedon, por nuk ndaloi asnjëherë dhunën, burgosjet dhe keqtrajtimet ndaj pjesëtarëve të popullit tonë, ndërsa qysh nga nënshkrimi i marrëveshjes së lartcekur, në shënjestër u vunë pikërisht, pjesëtarët e pambrojtur të UÇK-së, ndaj të cilëve edhe sot vazhdon gjueti e pa-ndalur.

I gjithë opinioni shqiptar e më gjerë, ende i ka të freskëta arrestimet e vazhdueshme të këtyre ushtarëve,dhe vetëm në burgun e Idrizovës ende vuajnë dënimin mbi 200 pjesëtar të saj me shumë vite heqje lirie, duke mos harruar as mbytjen e paradokohshme në burg të ish-pjesëtarit të UÇK-së nga Tetova, Ibrahim Sulejmani, i cili fatkeqësisht nuk është i vetmi.

Keqtrajtimi monstruoz dhe dënimet drakonike të civilëve shqiptar në fshatrat Brodec, Sopot e Rakovec, burgosjet e përjetshme të bashkëkombësve nga fshati Haraçinë, dhe sa e sa raste të tjera që kanë mbyllur për kohë të gjata dhe pa asnjë faj, shumë shqiptar, veç sa e forcojnë revoltën edhe më tepër si dhe shtojnë nevojën për të vazhduar deri në fund,përpjekjet për liri.

Ndaj,angazhimet për çështjen e këtij kombi me shumë ndarje e kufij dhe disa gjendje brenda vetes, kërkojnë punë të mëdha, mirëkuptim të kujdesshëm afrues dhe fjalë të shkurtra por domethënëse, që si prodhim përfundimtar do të sillnin lirinë e njëmendët dhe bashkimin tonë të përhershëm,vepër e cila do të vlerësohej në mënyrë meritore nga miqtë dhe përqafohej përjetshëm nga i gjithë kombi shqiptar.

Kjo edhe për  arsyen e thjeshtë se as e ashtuquajtura "Marrëveshje e Ohrit", e nënshkruar më 13 gusht të vitit 2001 në qytetin e Ohrit ilir,nuk realizoi asnjëherë dhe asnjërën nga obligimet e ndërmarra 13 vjet më parë,megjithëse bisedimet u zhvilluan, me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

Madje,për të qenë çudia edhe më e madhe , me gjithë faktin se bisedimet u zhvilluan ndërmjet partive shqipfolëse dhe qeveritarëve sllavomaqedonas, Emrtimi Shqiptar nuk figuron askund në Aktin e Marrëveshjes dhe as që përmendet kund Emri i Popullit tonë në dokumentet e bisedimeve!

Dhe për aq më keq, si rrjedhojë e gjithë këtij "anonimiteti" zyrtar, përkundër nënshkrimeve të hedhura në një letër pa emër as përcaktim, Populli Shqiptar i Iliridës nuk u sanksionua askund në Kushtetutën sllavomaqedonase, si popull shtet formues.

Ndaj, të gjithë ata që ende nuk besojnë në këto fakte të hidhura, le ti lexojnë me vëmendje parimet e "marrëveshjes së lartcekur, në pikat e renditura më sa vijon më poshtë!

Parimet themelore të Marrëveshjes se Ohrit:

1.    Ndërrimi i pushteteve vetëm përmes zgjedhjeve te lira dhe demokratike

2.    Garantohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Maqedonisë.

3.    Konfirmohet karakteri shumetnik i shoqërisë maqedonase

4.    Ndërtimi i shtetit demokratik

5.    Zhvillimi i pushtetit vendor

Përmbajtja e Marrëveshjes së Ohrit

1.       Ndërprerja e armiqësive

2.       Zhvillimi i pushtetit të decentralizuar

3.       Mosdiskriminimi dhe përfaqësimi i drejtë

4.       Përfaqësim në gjyqësor ne proporcion me popullsinë

5       Gjuhe zyrtare është edhe gjuha amtare kur popullata është mbi 20%

6       Shprehja e identitetit (përdorimi i simboleve te bashkësisë ne zonat ku ata përbejnë shumicën)

Pra,kur kihen parasysh gjithë këto probleme, menjëherë kuptohet se këtu nuk bëhet fjalë për një njeri as disa persona apo familje por për çështjen e gjerë kombëtare të shqiptarëve nën FYROM, ndaj edhe demonstrimet nuk filluan vetëm për një rast as për cilindo emër të veçantë por për të gjitha padrejtësitë që ndër vite ushtrohen mbi ta si popull.

Një solidarizim kaq shembullor i masës së gjerë mbarëkombëtare,nuk guxon assesi të karakterizohet si protestë familjare, as të kufizohet si ceremonial i organizuar privat nga një grup bashkëfamiljarësh, por si shprehje e paknaqësisë gjithëkombëtare e cila ngriti në këmbë të madh e të vogël për mbrojtjen e të gjithë shqiptarëve dhe sigurimin e lirisë e të drejtave që atyre u takojnë edhe në Iliridë.

Kështu që pa humbur kohë,figurat e mbarvajtjes së protestës, duhet që sa më shpejtë të profilizojnë strategët e orientimit të demonstrimeve si dhe të nxjerrin sa më parë programin me kërkesa të njëmendta kombëtare në ballë,e cila do duhej të shërbente si një Recetë Shëruese për sëmundjen që sa kohë e mundon popullin tonë në këto troje.

Në program kërkohet të renditen me doemos si statusi i Popullit Shtet-formues me të drejtë shkëputje,ashtu edhe e drejta për liri dhe Bashkim Kombëtar, me realizimin e të cilave, përfundimisht do të zgjidheshin problemet ekzistenciale, prosperuese dhe kombëtare të popullit shqiptar në Iliridë e më gjerë dhe njëherë e përgjithmonë. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora