E premte, 26.04.2024, 08:49 PM (GMT+1)

Mendime

Faruk Tasholli: Histori e rrallë suksesi

E enjte, 26.06.2014, 07:24 PM


NJË HISTORI E RRALLË SUKSESI E „ND GROUP“  NË DYSELDORF

Klubi i Biznesit në Dyseldorf, investitor i të cilit është familja shqiptare Destani nga Tetova, tashmë i vendosur në një hapësirë të gjerë brenda ndërtesës ku është edhe selia e Holdingut ND Group, është pikërisht në zonën më të frekuentuar të prominencës ekonomike, politike dhe kulturore të këtij metropoli gjerman.

Nga Faruk Tasholli

Në botën shqiptare sot dendur përmendet suksesi i familjes Destani nga Tetova në fushën e biznesit. Por edhe në një shtet europian, aty ku i ka rrënjët ky biznes, pra në Gjermani, familja Destani po e zgjeron respektin duke u bërë jo vetëm pjesë e integrimeve ekonomike në kontinentin e vjetër, por edhe duke u bërë pjesë e zhvillimit të tij.  Këtë e dëshmoi këto ditë edhe promovimi i Klubit të Biznesit në Dyseldorf të Gjermanisë, ku familja Destani bëhët pronare kryesore e këtij asociacioni  të rëndësishëm ekonomik, e që mision ka rrjetëzimin e bizneseve më të rëndësishme gjermane dhe europiane. Në lokalet e Klubit të Biznesit në Dyseldorf (në origjinal Wirtschaftsclub Düsseldorf, WCD), me rastin e hapjes, në rrugën kryesore të bizneseve të Dyseldorfit, aty ku e ka selinë edhe biznesi i Destanëve, kishin vërshuar figurat më eminente të ekononomisë gjermane, të shoqëruara nga politikanë, artistë dhe punonjës të fushave të ndryshme të elitës gjermane. Aty nuk munguan edhe njerëz elitarë shqiptarë e të tjerë, bashkëpunëtorë dhe miq të familjes Destani.

Në hyrje të ndërtesës ku është klubi, në disa metra gjatësi, vargu i eminencës gjermane priste në rend mbi qilimin e kuq që kishte mbuluar trotuarin. Hyrja dukej e vogël për t'i nxënë ata njerëz të veshur solemnisht që po takoheshin edhe me një sukses të lartë të familjes Destani, e cila pas emrit të vet familjar, po tërheq edhe emrat shtetërorë, si Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë, gjithandej kah shtrihet etnia shqiptare. Salla e madhe, vlon nga bisedat me zë të ulët, ku takohen e këmbejnë përshendetje dhe mendime njerëzit e sukseseve të mëdha. Solemniteti fillon në orën nëntëmbëdhjetë të mbrëmjes. Edhe Destanët janë pjesë e saktësisë gjermane. Në ndërtesën e madhe, në qendër të Dyseldorfit, ku është kompania ND Ecolog e përmasave ndërkombëtare, pronë e familjes Destani, saktësisht fillon promovimi i paralajmëruar. Atmosfera është e gjallë dhe emocionuese dhe shikimet kryqëzohen në shkëlqimin e gotave që mbajnë në dorë të pranishmit. Para mikrofonit në një kënd të dukshëm, shpërthen një zë emocional duke i përshëndetur të pranishmit. Është zoti Rüdiger Goll, njëri nga drejtuesit dhe bashkëthemeluesit e Klubit të Biznesit në Dyseldorf. Ai që në fillim nuk e fsheh kënaqësinë duke mos i kursyer fjalët e mëdha: “Unë jam shumë  i kënaqur dhe e llogaris si sukses që zoti Destani u bind të bëhet aksionar i ri, dhe z. Driessen si drejtor i ri menaxhues i WCD-së.  Së bashku, ne do të vazhdojmë ta zhvillojmë më tej WCD  në një qendër të jetës sipërmarrëse në Düsseldorf". Paraqitja e zotit Goll përshëndetet me një aplauz të gjatë, derisa ai ndërhyn duke ia dhënë fjalën kryetarit të qytetit të Dyseldorfit, z. Dirk Elbers, i cili edhe është anëtar nderi i këtij klubi prominent.

Kryetari Elbers i cili e mbajti fjalën kryesore të mbrëmjes, u shpreh: “Ju, përmes  kësaj qendre keni shkruar një histori të rrallë suksesi dhe keni lënë gjurmë të rëndësishme në jetën ekonomike  e shoqërore të qytetit.” Ndërkohë në fjalën e tij iu drejtua edhe Nazif Destanit, themelues i kompanisë ndërkombëtare Ecolog International dhe kompanisë së investimeve ‘nd group’, duke  e vlerësuar lart  vendimin e tij për të investuar në Dyseldorf dhe për t’i dhënë qytetit një qendër të këtillë në një nga adresat më qendrore të qytetit. “Z. Destani i bën nder qytetit me veprimtarinë e tij ndërkombëtare dhe prezencën e kompanive të tij këtu, por asgjë nuk flet më shumë dhe më qartë për zgjuarsinë e tij si sipërmarrës, se sa vendimi i tij për të realizuar një investim të këtillë në Dyseldorf”, – u shpreh Elbers duke lënë të nënkuptohet rëndësia e qytetit për aktivitetet ekonomike.

Düsseldorfi është kryeqyteti i shtetit (Landit) më të madh të Gjermanisë Nordrhin Westfalen me 17.5 milionë banorë, por njëkohësish edhe një nga pesë qendrat kryesore ekonomike të Gjermanisë, ku ndër të tjera korporata të mëdha i kanë këtu selitë e tyre kryesore, përfshirë edhe pesë nga Lista  “Fortune Global 500”. I themeluar në vitin 2003, WCD është sot një ndër rrjetet më të mëdha të këtij lloji në Europë.  Kjo qendër paraqet një pikëtakim për njerëz me profile të larta nga linja të ndryshme biznesi, politikanë, shkenctarë, gazetarë të mirënjohur, shkrimtarë e personalitete nga fusha të ndryshme. Misioni i Klubit është të bashkojë personalitete nga fusha të ndryshme të biznesit dhe të mundësojë diskutimin e çështjeve me interes të përbashkët dhe këmbimin e përvojave ne avancimet ekonmike.

Klubi ekonomik tashmë i vendosur në një hapësirë të gjerë brenda ndërtesës ku është edhe selia e Holdingut ‘nd group’, është pikërisht në zonën më të frekuentuar të prominencës ekonomike, politike dhe kulturore të këtij metropoli gjerman.

I pranishëm në eveniment ishte edhe Lazim Destani, i cili shprehu kënaqësinë për angazhimin e familjes së tij edhe në këtë sferë të aktiviteteve sipërmarrëse. “E kam thënë shpesh se ne si komb do të ecim përpara duke e dëshmuar veten me punë në arenën ndërkombëtare, këtë ua them edhe bijve të mi dhe natyrisht, gëzohem kur ata e ndjekin me sukses këtë rrugë dhe shpresoj që impaktin e kësaj qendre të biznesit ta shtrijmë edhe në vendlindje” –  tregon synimin e tij Lazim Destani.

Në mesin e mysafirëve kishte të ftuar edhe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia ndër të cilët të pranishëm ishin ambasador Agim Nesho, Dr. Sërgjan Kerim, Dr. Arben Malaj, Besnik Mustafai, Zamir Dika rektori i UEJL-së, akademikët Ali Aliu dhe Alajdin Abazi, rektori i USHT-së Vullnet Ahmeti, Dr. Arbër Çeliku, Prof. Dr. Muhamed Mustafa etj. Kokteji i shtruar me këtë rast nën tingujt e muzikës Jazz, shënoi takimin e parë mes strukturave ekonomike dhe strukturave të tjera gjermane në tryezën e firmës me ndërmarrës shqiptarë, siç është Ecolog-u, që tashmë ka arritur shifrën e mbi 13 mijë të punësuarve me prezencë në 17 vende në të gjitha kontinentet.

Ecolog International është një nga kompanitë udhëheqëse të industrisë së shërbimeve, ndërtimit, dhe logjistikës që ofron zgjidhje për tregje të ndryshme dhe klientë siç janë agjencitë e ndryshme, NATO, ministritë e mbrojtjes së SHBA-ve dhe shumë vendeve evropjane, pastaj sektorit të karburanteve dhe atij infrastrukturor me klientë dhe partnerë si Dyncorp, Fluor, Shell, BP, Total, pastaj edhe shërbime infrastrukturore për komuna me popullatë mbi pesëqind mijë banorë nëpër vendet në zhvillim.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora