E premte, 26.04.2024, 02:25 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Neçaj: Krijuesit të mbrohen nga shteti

E merkure, 11.06.2014, 07:33 PM


KRIJUESIT,  KÊTA ENGJUJ TË BRISHTÊ, TÊ MBROHEN NGA DORA E SHTETIT

Nga Gjon Neçaj

Tropoja është një oaz i mbushur me krijues, mbase nga që edhe kanë lindur, janë  rritur dhe ushtrojnë krijimtarinë e tyre pikërisht në eposin e kreshnikëve, bash aty ku aedët popullorësiç thotë Anton Papleka, kanë shkruar kryeveprat botërore të shkrimit .Po rjo gjithnjë janë vlerësuar, madje edhe përçmuar disi këta përçues të kulturës me emër jo vetëm në regjionin ku jetojnë e veprojnë, por edhe në Shqipër, Kosovë,  e jo vetëm.Jam i detyruar të ngr zërin deri në kupë të qiellit, I nderuar lexues I shumtë dhe eiltar i gazetës “Telegraf”, në emër të fjalës, në emër të zemërgjerësisë dhe përkushtimit të këtyre krijuesve brilantë.

Në vernd që të kemi dorën e ngrohtë të institucioneve përgjegjëse, ashtu siç kemi të lexuesve të shumtë, krijuesit tropojas, degdisen si mos më keq, largohen nga puna,  e sq më trishtueshëm kur pikërisht ata që e kanë pësuar këtë trishtim,  e tani kanë shumëçka në dorë për ta dhe kulturën, bëjnë një vesh shurdh e një sy qorr, pra verbërohen nga karrika e pushtetit që i rehatoi.

Për të ilustruar me disda shembuj, ju kujtojmë se studiuesi vendas, krijuesi 84 vjeçar brahim Kadria, autor i shumë veprave për Tropojën, nuk është ndihmuar financiarisht asnjë kacidhe nga bashkia për botimin e veprave të tij, ndër kohë kur ai jeton si gjithë të tjerët me një pension minimal.

Lulzim Logu, krijues I shumë veprave letrare, kryetar I Shoqatës së Shkrimtarëve të Tropojës, degdiset prej vitesh mësues fshati, Asllan  Osmanaj, poet dhe publicist, në kulmin e krijimtarisë së tij mbetet pa punë, apo deri te autori I këtyre radhëve, ekonomist, pot, shkrimtar dhe publicist, pas një përvoje mbi 40 vjeçare largohet nga puna, etj, etj.

Shkak për këtë shkrim u bë pronocimi I disa kolgëve në postën time lektronike, pas publikimit të një poezie në rrjetet sociale, të cilën po e shkruaj ashtu siç është pulbikuar:

 

Lindi kjo ditë fundprilli,

Me ëndërrat e natës së shkuar,

Çudi, nuk po duket n'horizont dielli,

A thua dhe ai na ka harruar ?!

 

Jetojmë mistershem në hapësirë,

E mistershëm e jetojme këtë botë,

Por cuditërisht s'paskemi për ta arrirë,

Atë që ëndërrojmë cdo minut cdo orë....

 

Dhe poeti e miku im, Lulzim Logu shprehet se vërtetë ky mëngjes qënka i trishtë ,  por beso se pas kësaj mugëtire dhe lotimi resh vjen shpresa, e s'ka sesi ndryshe.

Krijuesi tjetër tropojas, Bislim Amhetaj shkruan se  ky muaj me shi  na ka sjellë orë jo të mira ne të gjithe rracës së poetëve edhe unë kam shkruar vargje të trishta këto kohë.

Kjo poezi e trishtë është një sfidë që poeti  i bën realitetit të hidhur,  apokalips që i bëhet krijuesve në teresi, duke i lënë të papunë,  edhe kur kanë nje profesion dhe prej dekadash jane specialistë,  për të punësuar miltiantët e tyre., shkruan poetja çame Fatime Kulli.

Në kohën e kolerës, poetët i kanë vrarë,  i kane burgosur,  sot po i ri"vrasin" duke i lënë pa punë.

Kjo është  padrejtësia më e madhe që po u bëhet poetëve kudo , jo vetëm në Tropojë, në shekullin  XXI. Kjo është dhimbja më e madhe që përjeton komuniteti ynë sot, përfundon komentin Fatime Kulli.

Por besojmë dhe shpresojmë se qeveria  nën udhëheqjen e një artisti, me një ministre  kulture përkthyese dhe një ministre arsimi gjuhëtare, do të bëjë më shumë për kulturën në përgjithësi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora