Kulturë
Drita Lushi: Ajo dhe ai
E shtune, 26.04.2014, 07:03 PM
DRITA LUSHI
AJO DHE AI
-Trill-
“…Ajo ecte drejt bregut lehtë dhe mblidhte një nga një rrobat e tij të hedhura në rërë.
I merrte, i shkundte, dhe pa i kthyer së mbari, i fuste një nga një nën krah.
Mbajti këmbët në breg, dhe pa parë nëse rëra ishte e lagur u ul. Lëshoi dhe rrobat e tij.
Shihte, si ai u vardisej dallgëve, por dhe ato s’ia linin mangët;
I puthnin të etura kraharorin, krahët e këmbët, krejt të paturpshme, e të papërmbajtshme. Puthje të ujshme aq sa ai, iu duk një çast blu, nga buzët e tyre.
Iu bë se po shihte një orgji mes dallgëve dhe burrit .
Ndjeu t’i lageshin xhinset nga rëra ku qe ulur.
S’lëvizi nga vendit.
Burri ngriti një çast krahun, e asaj iu duk sikur donte ta prekte së largu, dhe për inerci i dha trupit para, që pikëtakimi i tyre te arrihej sa më shpejt, por një dallgë epshmadhe ia mori dorën e ia lëpiu brenda vetes.
Vetëm pasi dallga u “ngop”- me burrin, ajo mundi t’ia shquajë përsëri krahun që tundej në ajër dhe e ftonte atë të shkonte drejt tij.
Ai dukej sikur e shihte dhe përtej syzeve të errëta qe ajo s’i hiqte asnjë çast.
Ai kishte arritur ta kuptonte xhelozinë e saj ndaj dallgëve te “tërbuara” ndaj kurmit te tij .
Asaj i erdhi inat. Pa rrobat e tij që po lageshin nga uji i detit dhe u gëzua.
I shtyu ende më shumë drejt tij, qe ato të njomeshin krejt. U lehtësua që mundi të hakmerrej ndaj gëzimit të tij dashuror me dallgët provokuese e të zhveshura.
Ai dukej i gëzuar por dhe i lodhur sepse dallgët mundoheshin t’ia mbanin për vete hapat.
Më në fund u shkëput nga to, dhe qëndroi përballë saj, si një gjigant që e ftonte në duel…dashurie.
Ai ia
zuri krejt diellin me trupin ngjyrë bronz, e piklat e dallgëve i shkëlqenin aq
Ajo nuk i
hoqi syzet.
Ajo mënjanoi kokën e i tregoi rrobat.
“Nuk kam ftohtë”- tha ai.
Është njëlloj si ti vesh, si jo. Ato janë qull, ndërsa mua më thau aroma jote.
Të kishe ardhur dhe ti në det, do kishe konkurruar me dallgët.
“S’dua të jem konkurrente me askënd “– tha gruaja.
“Ti je i çuditshëm, por unë s’të dua. Ti ke dallgët e tua”- vazhdoi ajo.
“Unë dua të më mbledhësh manaferrat e mia në verë. Prandaj s’dua të ftohesh, se pastaj vdes”.
“Mund të marrësh luleshtrydhe, ato merren kollaj në pyll”- i tha ai.
“Unë dua të të shoh si çirresh në ferra, teksa mi mbledh”-vazhdoi ajo, e hodhi mbrapa flokëgrunjtat e saj.
“Është
pranverë unë nuk vdes. Nuk vdiset kur sapo
“
Ajo u bë pishman që ia kishte lagur rrobat.
Ai
gëzohej, që ia
Tani ai kishte mundësi të mbulohej me flokët e saj.
Ecën të dy me shpinë nga deti dhe qëndronin aq larg njëri tjetrit sa dhe era s’mund të hynte mes tyre…. !
Dhe… ishte ende pranverë!
Manaferrat dhe pak, e do fillonin të merrnin ngjyrë të kuqe.