E enjte, 31.10.2024, 11:54 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Terroristët islamikë shqiptarë - sulm terrorist në Turqi

E premte, 21.03.2014, 10:00 PM


ANKARA - Ministri i Brendshëm Turk, Efkan Ala njoftoi se tre terroristët islamikë që kryen sulmin në provincën Nigde të Anadollit Qendror të Enjten, janë me kombësi shqiptare. Dy nga terroristët janë nga Shqipëria ndërsa një tjetër është nga Kosova. Gjatë sulmit terrorist, mbetën të vrarë dy pjesëtarë të policisë turke dhe një civil. Gjithashtu, u plagosën edhe katër policë dhe një civil.

Në momentin e përplasjes, patrullat e policisë dhe xhandarmërisë turke po kontrollonin automjetet pranë qytetit Ulukisla, që ndodhet në provincën e Nigdes. Policia turke u përpoq të ndalonte furgonin-taksi ku udhëtonin terroristët, por ata u kundërpërgjigjën me breshëri armësh duke vrarë dy pjesëtarë të policisë turke.

Njësitë speciale të policisë turke u vunë në ndjekje të terroristëve, të cilët pasi braktisën furgonin, grabitën një kamion. Ministria e Brendshme turke njoftoi gjithashtu se i vrarë mbeti edhe shoferi i kamionit të grabitur. Terroristët e ndjekur nga policia, hynë me forcë në një klinikë në fshatin Eminlik, ku morën disa pengje. Policia rrethoi klinikën, dhe pas një operacioni të shpejtë, arriti të arrestonte dy nga terroristët, ndërsa i treti u kap më vonë pasi kishte arritur të largohej nga klinika.

Në furgonin-taksi të braktisur nga terroristët, policia gjeti armatime të shumëllojshme, përfshirë kallashnikovë, granata, bajoneta dhe silenciatorë. Sipas mediave turke, terroristët kishin hyrë nga Siria. Ministria e Brendshme Turke po punon për të zbuluar objektivin e këtij grupi terrorist islamik. Informacionet fillestare tregojnë se ka shumë gjasa që ky grup terroristësh, të jenë pjesëtarë të Al-Kaedas ose ISILit.

Tre terroristët e arrestuar nga policia janë E.S. dhe E.A nga Shqipëria, të dy 18 vjeçarë, dhe Ç.R nga Kosova, 23 vjeç. Sipas disa informacioneve, terroristët e arrestuar flisnin gjithashtu edhe arabisht. Terroristët po udhëtonin drejt Stambollit me një taksi që kishin marrë me qira në Hatay.

Kryeministri turk Erdogan e cilësoi ngjarjen si një "sulm i egër terrorist."



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora