Kulturë
Albert Zholi: Mësuesi atdhetar Ibrahim Selimi
E premte, 07.03.2014, 06:50 PM
Rilindja e mësuesit atdhetar Ibrahim Selimi
Nga Albert ZHOLI
Në fillim të shekullit 20, nën frymën e Rilindjes Kombëtare dhe përpjekjeve të shqiptarëve për çlirimin kombëtar nga zgjedha e turqisë edhe krahina e Tepelenës nxjerr krye me kontributin e saj në lëvizjen kombëtare. Ishte koha kur shqiptarët nisën zgjimin e tyre kombëtare për krijimin e shtetit të tyre të pavarur dhe gjallinën e ndarjeve të tyre kombëtare.
Në këtë sfond historia edhe treva e Krahësit përfshihet gjallërisht në kryengritjet antiturke 1908-1912, si dhe çeljen e shkollave shqipe. Një rol të veçantë në Krahës të Tepelenës ka luajtur dhe mësuesi atdhetare Ibrahim Selim Zyka, i cili në librin e ri monografik shfaqet si një personalitet i lëvizjes kombëtare dhe arsimit kombëtare.
Mbi supet e mësuesit atdhetare Brahim Selimi qysh pas vdekjes së tij në vitin 1935 mjegullat e kohës hodhën një heshtje të rëndë.
Në Janin Ibrahim Selimi gjeti mjaft miq e shokë të lëvizjes kombëtare me të cilët bashkëpunoj ngushtë në vitet 1905-1908 nën këshillat e atdhetarëve Isuf Bushi Halil Gjirokastra Theim Ezhgorani dhe Kadri Gjata, së bashku me Shaqo Buzin e Shuko Dalipin shpërndanin librat e gazetat shqipe në Përmet,Tepelenë e Mallakastër.
Siç shkruan në letërkëmbimin e tij atdhetari Aristidh Ruci, “Puna e çmuar për hapjen e librave shqip në Tepelenë kishte rënë në sy dhe të xhandarmërisë”.
Ibrahim Selimi pati besim të madh te lëvizja Xhon-Turke 1908 dhe shpallja e Kushtetutës nga Turqit e rinj për përfitimin e autonomis së vendit dhe lirisë së popujve të robëruar.
Ai mori pjesë në demostratat e Janinës por edhe në shpërndarjen e armëve në Çamëri e Himarë për nxitjen e kryengritjes Shqiptare për shkëputjen nga Turqia.
Në vjeshtën e vitit 1908 Ibrahim Selimi sëbashku me baba Ahmet Resulin e Qamil Rustemin sipas këshillave të klubit Shqiptarë të Manastirit u përfshi në çeljen e shkollave shqipe në Tepelenë fillimisht u çel shkolla shqipe e Koshtanit e cila ashtu si shkollat e tjera shqipe në Matohasanaj, Progonat, Tepelenë e Labovë u bë një vatër e zjarrt për hapjen e diturisë. Ishte kjo koha që baba Ahmet Resuli dhe Ibrahim Selimi patën marrdhënie dhe takime të ngushta e Petro Nini Luarasi, Çerçiz Topullin, Klubin Bashkimi te Janinës me Kadri Gjatën, Klubin Dritat e Gjirokastrës me Petro Pogën të cilët dhanë një gjallim të veçantë lëvizjes kombëtare në jugë të shqipërisë.Në vitet 1911-1912 krahës çeljes së shkollës Shqipe të Krahësit mësuesin Rilindas Ibrahim Selimi e gjejmë edhe në rradhë të kryengritësve në Tepelenë Kurvelesh e Mallakstër ku bashkëpunuan me mjaft figura të tjera të shquara si Namik Delvina, Riza Runa, Ismail Kasua Kanan Mazja ,Selam Musai, për mbështetjen e morandiumit të Gërçes në veri dhe autonomin e shqipërisë. Jeta dhe veprimtaria atdhetare e Ibrahim Selimit në fillim të shekullit XX u dallua edhe nga përkrahja e flakët e pavarsis kombëtare dhe qeveris së Ismail Qemalit. Në gusht të vitit 1912 emri I tij shënohet krahës krerve të tjerë kryengritës të kuvendit të Fierit në takimin me Ismail Qemalin e Luigj Gurakuqin si dhe përfaqsuesve të tjerë të trevave të jugut.
Edhe në
shpalljen e pavarsis Ibrahim Selimi dhe atdhetarë të tjerë
Krahsiot morën pjesë në luftën
kundër andardeve Grekë që dogjën e shkatrruan viset jugore të vendit.
Nga Tepelena Ibrahim Selimi sëbashku me baba Ahmet Turanin, Feim Ezhgoranin,
Ismail Kason Arshi Shehun,She Beqirin I dërgojnë letër Ismail Qemalit dhe
qeveris së vlorës për masakrat e ushtarëve Grekë në jugë. Një kontribut të
çmuar mësuesi Ibrahim Selimi ka
dhënë edhe në vitet 1919-1920 në protestat
dhe memorandumet e dërguar
Koferencës së Paqes në
Më 28 nëntorë 1924 Ibrahim Selimi mori pjesë në Kuvendin zakonorë të Labërisë që u zhvillua në Kuç të Kurveleshit, si përfaqsues I trevës së Krahësit. Ishte kjo një ngjarje e rëndësishme në jetën e banorëve të labërisë që ndikojë thellë në emancipimin e jetës dhe eliminimin e gjakmarrjes dhe zakoneve të egra. Ai mori vetë pjesë në disa pajtime grindjesh sherresh e gjaqesh në Lopës , Mallakastër dhe Kudhës si përfaqsues I pleqësis së labërisë. Jeta dhe veprimtaria e Ibrahim Selimit këtij atdhetari të flakt të Krahësit si mësues dhe patriote ka lënë gjurmë të thella në trevën e Krahësit e Tepelenës si një Rilindas I vonë që nuk kurseu asgjë për çështjen kombëtare dhe të atdheut.
Ai vdiq në vitin 1935 duke lën si amanet që koka e varrit të ishte në drejtim të shkollës shqipe të Koshtanit, kështu qysh atëherë e deri më sot ai mbeti I harruar atje te Bregu I Shahut mes lisave I harruar nga koha .Nëpërmjet monografis mësuesi atdhetarë Ibrahim Selimi figura dhe portreti I tij ndriçohen për shërbimet e mëdha që ai I ka bërë Atdheut.