E premte, 26.04.2024, 02:18 AM (GMT+1)

Kulturë

Zog Hysenaj: Adem Jasharit

E premte, 07.03.2014, 07:43 PM


ZOG HYSENAJ

 

ADEM JASHARIT

 

500 vjet të historisë,

Si një lum nën ur’ kalojnë,

Bëjnë kuvendin e lirisë

Nëpër trojet tona shkojnë.

 

Prej Çamërie e n’Gur të Shpuem

Si flamuri krahëshqiponjë

Gjak jasharajsh tan t’gatuem

Shqiptaria jan mledh n’Kosovë.

 

Rreth e rreth unazë vllaznimi,

Adem Jashari del po i prêt

Kastrioti kryetrimi

Rruga rrugën po e përpjek.

 

Mbi mermer deri n’pafundësi

N’rrug të Durrsit kjo shtatore

N’kam Ademi rrin aty

Asht Kosova n’përmendore.

 

Ky simbol, durim gatue,

Skuq Jasharajt n’barut trimninë,

Për Kosovën janë flijue

Ti ma gzofsh Kosovë larinë.

 

E n’Kosovë kush është i gjallë

Për deshmorët me thanë nga i fjalë

Dhe t’i mbledhin dora-dorës

Me ia ba hymnin Kosovës.

5 mars 2014.

 

E BUKURA E DHEUT

 

N’bjeshkët e mia orë e zana

Për ma t’bukurën që ka dheu

kan’ msue si kndohet kanga

Qysh se lisi n’kët tokë leu!

 

Përjasht rrin ti ditë e natë

Me t’ardh ty kurr nuk asht vonë,

Edhe jeta me t’u zgjatë

Ti moj bjeshkë e rodit tonë.

 

T’ka fal zoti për sh’ndet t’robit,

Kryemal, mali i Shkelzenit,

Ku pushojn dy syt e Zotit,

Ku nis shtekin Feja e Njerit!

 

Kur ta ndiejm na Ty ushtimin,

Zogj e lule bashkë këndojnë

Hanëa e Dielli rrezatimin

N’shpinën tande e lëshojnë.

 

Yjet natën mezi e presin,

N’ato bjeshkë për me pushue,

Me t’pa Ty dritat i dhezin!

Tek ti dalim me verue.

 

Shiu, kokrrizi edhe bora

Mbi ty presin fusha e male

Kan’ zan’ radhë në shpell’ t’u bora

Me marr frymë në frymën Tande!

 

Mos me u tha uni për mue,

I tuf gojfili e kam shti n’gji,

Emrin n’zemer Tropoj e k’shkrue

Mos me m’k’put etja për Ty.

 

N’mushkrinë tënde un’ marr frymë,

Pash at zot, mos ma daj gjinin!

Asnjëherë s’ndihna i ngimë

Me ma lanë roje për shpirtin!

 

Fjala e ngratë kah ka qillue

Sa me thanë: sa për fjalë goje,

S’mujta n’shenjë për me qillue

Kurr’ s’i kisha lanë k’to troje.

 

HYSENMAKAJVE

 

Geg-hysen n’at rreze t’diellit

Me kta djel t’bukur e t’mirë

Po t’zdrit hana nën mloj t’qiellit

Jan dy shqype n’qiell të lirë.

 

Me kta vllazën, det blerimi

Dora e zotit mos i l’shoft

N’sytë e zotit verë gëzimi

Fara e tyre përparoftë.

 

Hysemakajt, truall mirësie

Janë shpatina n’dor të zotit

Janë si kroje ilirie

Trojet e Hysen Bardhoshit.

 

Ju vllazni, t’trojeve t’mia

Të mendoni ditë e natë

Kurr mos ikni nga burrnia

Se s’bi sojnia n’tok të thatë.

 

Për ringjallje n’truall të shpisë

Edhe nderit ton’ t’vërtet

Ja k’dhan besën perëndisë

Se pushoj luftën për jet.

 

Ju vllazni, kur t’iu marr malli

Çonie mendjen ku kini le

Kujtojeni at shpat mali

Me dit mirë, që kini atdhe.

 

Mendoni ku kini lujtë

Ku ka k’ndue qyqja n’rrem të thatë,

Ku turreci ja u ka mujtë

Me buk n’dor tuj na ndjek gratë.

 

Ta kujtojmë at’ djep prej druni

Tuj pëkund n’gjum na kan ndue,

Që n’ta nana na përkundi

E kang djepi tuj na këndue.

 

Ta kujtojmë derën e shpisë

Që kur dolëm ja dham drynin,

Është ndër shenjat e sojnisë

Me kujtue vendin ku lindim.

Më 7 shtator 2012.

 

DRENICES

 

Moj Drenicë kala bedenash

Mbush me trima si luanat

Shqipe malesh dhe Azemash

Me barut gatue nanat.

 

Djemt e tu i ke pas me veti

Linde trima Adem Jashara

Fllad lirie qysh prej djepi

Trashëgim nga nana e baba.

 

Ty Kosovë s’t’kan mungue trimat

Edhe djepat shoshë prej plumash

Veç Azema t’kan rritë djepat

Mejdan lufte e soba burrash.

 

N’djepa lufte mbush’ me vrima

Jan’ përkund djemt’ e Drenicës

Historitë janë ba me trima

Duhamë burrash prej Galicës.

 

Djepat rritën gjithmonë trima

Lufta e dasma dinë me i ba

Trimat ditën me ba luftën

Përjetsisht me u nda me shka.

 

Nuk ka shpi që nuk ka djepa

Skuq prej gjaku të djemve t’ri

Adet e ka pas Kosova

Ka i Azem me pasë për shpi.

 

Gjakovë me 14 maj 2006.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora