EDHE PSE ME FUSNOTË NDESHJA E
FUTBOLLIT ME 5 MARS SHËNON HISTORI PËR FUTBOLLIN E KOSOVËS
Nga Xhevat Rexhaj
Të gjithë
ne shqiptarët kudo jemi , pra në të
gjitha trojet shqiptare dhe mërgatë e sidomos shtetasit e Kosovës nuk ka ditë
që nuk kritikojmë, ankohemi, replikojmë dhe jemi të pakënaqur me rjedhat e
shumta negative që Kosova dhe qytetarët e saj përjetojnë nga qeveri hajnash dhe
politikaj banditë, por megjithatë ka edhe raste e ngjarje të cilat duhet të
shikohen si diç pozitive në këtë ecjen
tonë. Vërtet ne e kemi menudar disi ndryshe shtetësin dhe kapjën demokratike në
proçese që pas luftës, e sidomos pas njohjës formale të pavarësisë që ndodhi me
17 shkurt 2008, kemi pas pritje se Kosova dhe politika e saj do jetë në nivel
me kohën dhe do ofronte shumë mundësi
zhvillimi , dhe mundësi ecjeje përpara duke u anëtarësuar në shumë organizata
të domosdoshme ndërkombëtare. Fatkeqësishtë dolën shumë të paprituar edhe pas
njohjës së pavarësisë nga shumë shtete demokratike, ku sot kemi dikund 103
njohje ndërkombëtare, por asesi të lirohemi nga Serbia e cila ende ka fuqi dhe
e pengon Kosovën kudo që mundet. Serbia ende sot pra ka rol dhe ndikon në mos
fuqizimin e shtetit të Kosovës, Kosova ende është duke provuar e mjerishtë edhe
duke gabuar që ka rënë nën ndikimin e Serbisë që të zhvilloi biseda edhe rreth
vet sovranitetit dhe integritetit territorial e lërë me rreth qështjeve të
tjera që kanë të bëjnë me vet shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Po ta
lëm tani këtë qështje ngase real politika ndërkombëtare lejon këso pazaresh kur
dihet se në shumë organizm,a ndërkombëtare pranimet dhe anëtarësimet ndodhin me
vota apo me të drejte vote, shkurt këtu Serbia e ka mbështetjen e madhe nga
Rusia dhe Kina, si dhe nga 5 shtete të BE së që pa kuptueshëm ende nuk e
pranojnë pavarësin e Kosovës. Viteve të fundit ka patur disa lëvizje deri
dikund pozitive apo gjysëm pozitive sa u perket disa qështjeve për dhe rrethë
Kosovës, pra shtetit tonë. Një ndër këto ngjarje që edhe pse me një dozë
dhimbjeje na u deshtë të e pranojmë si një lajmë që ka pak karakter historik e
ky lajm erdhie 13 janar të vitit 2014 ku
FIFA ( duhet të i falenderohemi shumë Z. Sepp Blatter-President i FIFA s nga
Zvicrra) pranoi FF të Kosovës që të luaj ndeshje miqësore ndërkombëtare, dhe
këtu duhet gjithashtu të falendërohet ylli i futbollit të dikurshëm nga Kosova
Z. Fadil Vokkri me bashkëpunetoret e tij. Ky pranim i FIFA s edhe pse me kushte
ngase nuk lejohen simbole, as reklama për dhe rrethë shtetësisë, ka karakter
zbutës edhe për Kosovën e mjerisht edhe pak për Serbin. Eh kjo FIFA edhe kjo është
në realitet një mini organizatë po si KB
( kombet e bashkuara), por kësaj radhe do të sjelli pakë histori për dhe rreth vet krijimit të FIFA-së. Si federatë e parë e futbollit njihet ajo në
Angli që ishte themeluar qysh në vitin 1863 , pra aty edhe ku ishte djepi i
futbollit. Ishin dashur shumë vite që më në fundë të ishte iniciativa e disa federatave të asaj kohe të nisnin
iniciativën për të formuar një federatë shtetesh, dhe kështu në vitin 1904 në
Paris të Francës do të formohet zyrtarisht ajo që sot quhet FIFA, me pjesëmarrjën e këtyre shteteve: Franca,
Spanja, Belgjika, Holanda Suedia, Danimarka dhe Zvicrra. Në vitet në vazhdim
kjo Federatë federatash do të plotësohet me shtete të tjera dhe do jetë kulmi i
futbollit botëror. Vetëm për kuriozitet do të shkruaj se në këtë federatë
përseri para Shqipërije ishte anëtarësuar Serbia, shteti ynë fqinjë apo armiku ynë
shekullor që edhe sot e kësaj dite mjerishte ka mundësi të na e nxij jetën ne
shqiptarëve….Shqipëria do të anëtarësohej në FIFA në vitin 1930, pra në kohën e
Mbretit Zog. Tani më të ndalemi pas kësah historije të shkurtër te data 5
marsi, dita kur për herë të parë në historinë e Kosovës reprezentacioni i ynë
do të luaj ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare me reprezentacionin e Haitit.
Ka shumë javë që shkruhet shumë për dhe rrethë kësaj ndeshjeje, kush do të
luaj, kush nuk do të luaj, pse nuk do të luajnë disa yje të njohura
shqiptare-kosovare që janë nepër botë e të tjera. Në gjithë këtë përpëlitje
shpesh edhe njeriu dëgjon, lexon apo edhe shikon se si ndodhin edhe përçudnime e deri te etiketimet
për disa futbollistë nga Kosova që luajnë në ekipe të forta ndërkombëtare , apo
edhe në reprezentacione të ndryshme të shteteve të ndryshme. Me të vërtet jam i mendimit se ne të gjithë shtetasit e
Kosovës me gëzim dhe kënaqsi do i shifnim edhe ata lojëtar që të shkelnin barin
e stadiumit Adem Jashari në Mitrovicë, të gjithë ne do ishim të lumtur që aty
të shifnim, A. Januzajn, Xh. Shaqirin, V. Behramin, D. Avdijaj, G. Xhakën,
Berishën, Mavrajn e plotë yje të tjera, por a na duhet edhe të jemi pak më
realistë, dhe të mundohemi të kuptojmë disa rrethana që ndoshta janë të tilla
që nuk e mundësojnë një paraqitje të këtyre yjeve në fanelen e shtetit të
Kosovës. Une do mundohem jo që ti
arësyetoi ata, por të e preki përditshmërin që jemi. Të gjithë këta lojëtar
janë edhe yje në ekipet e tyre e ato ekipe të ligave ma të forta europiane janë
mu në kulmin e kampionatëve të tyre, të gjithë këta yje kosovare-shqiptare janë
edhe pjesë e reprezentacioneve të shteteve të caktuara të cilat kanë fitue
vizat për kampionatin botëror që do të mbahet në Brazil kësaj vere, e pra
ndoshta këto janë pengesa të mëdha që ata yje nuk do jenë pjesë e ndeshjës së
parë të reprezentacionit të Kosovës me 5 mars.
Sigurishtë se të gjithë ata lojëtar me dëshire dhe entuziazëm do ishin
lojëtar me 5 mars, por kontratat e tyre, obligimet e tyre ndaj ekipeve ku janë
ua pamundësojnë atë kënaqësi që ata do e
kishin në zemrat e tyre, se të jemi real ata mburren që janë shqiptarë, ata e theksojne
gjithnji identitetin e tyre dhe krenohen me shtetin e tyre Kosovën, dhe është
më se e sigurt se shumica e tyre në një të ardhme të afërt kur Kosova të jetë
zyrtarishtë e pranuar me të drejta të plota dhe të jetë pjesëmarrëse në gara
kualifikuese nga FIFA dhe UEFA këta do
veshin fanelen e shtetit të Dardanisë sonë. Po tash ne nuk duhet edhe vetëm të
qajmë dhe vajtojmë se pse këta nuk do jenë pjesë e lojës me 5 mars, ngase
besohet se megjitahtë ne kemi një ekip të duhur, kemi një plejadë futbollistësh
që me krenari me 5 mars do të japin
gjithë talentin e tyre në ndeshje, ata do tregojnë se Kosova edhe pse ishte e
izoluar që prej viteve të 80 te shekullit të kaluar ka kultivuar futbollin dhe
ka futbollist që me nder dhe mburrje mbrojnë ngjyrat e shtetit. Dita e merkure
5 mars patjeter se shënon një ngjarje të madhe, ofron entuziazmin dhe mundëson
talentin e futbollistëve të Kosovës, 5 marsi është dita që shënon ngjarjën më
të madhe të futbollit të Kosovës, prej 5 marsit shqiptarët do të kenë dy ekipe,
dy reprezentacione dhe dy shkolla futbolli,
dy shtete dhe dy vllazni në eliten e futbollit të botës. Ka ende disa
shqiptarë që me një lloj patriotizmi të mbuluar me jo realitet shkojnë edhe më
larg duke kritikuar se pse na duhet ekipi reprezentues i Kosovës, se kinse ne
na duhet vetëm një kombëtare ajo e Shqipërisë, une mendoi se këto janë parulla
folklorike të tejkaluara. E them këtë duke u nisur nga urtësia dhe kthjelltësi
e momentumit, ne duhet të jemi të lumtur që më në fundë kemi dy reprezentacione,
po çfarë të keqe ka këtu, vetëm të mira ka se do jemi dy shtete shqiptare në
arenën ndërkombëtare. Të tjerat tia lëm kohës, tia lëmë zhvillimeve që do jenë
në të ardhmën, dhe nëse ndonjëhere e arrijmë atë bashkim kombëtar , që ne disi
ende me çitelija e kërkojmë e jo me zhvillime demokratike-politike e ekonomike,
ngase me zhvillime të brendshme shqiptare edhe bashkimi është më i sigurt e jo
se si jemi sot kur ende ne shqiptarët në dy shtete dhe në të gjitha trojet
etnike merremi me bajraktarizëm dhe me hajni ndaj vet shteteve tona, shkurt me
vetëdije jemi ende larg bashkimit në të gjitha fushat jetësore ashtu edhe për
futbollin. Me 5 mars Kosova shënon një datë që do shkruhet sikur ato që ceka në
fillim të shkrimit, pra me këtë datë edhe daton dalja e futbollit të shtetit të
Kosovës në arenën ndërkombëtare, shkurt me 5 mars edhe një here e dhashtë Zoti
me lojë të mirë të futbollistëve tanë Kosova do jetë në të gjitha mediat
botërore, le të jetë kjo ndeshje edhe me fusnotë për ne shtetasit e Kosovës ,
kjo ndeshje është themeli i
ndërkombëtarizimit të futbollit të Kosovës, ashtu si ndodhi themeli i
pavarësise së Kosovës me Deklaratën Kushtetuese, me Kushtetutën e Kaqanikut dhe
me Referendumin për pavarësi në vitet 1990-91 dhe me votimet e para të lira kur
populli i Kosovës ia dha të drejtën
President Ibrahim Rugovës që ta nis rrugën për të ardhur këtu ku jemi
sot, për të ardhur e për tu mburrur që me 5 mars Kosova në stadiumin me emrin e
Heroit tonë Adem Jasahri të lidhi përfundimisht të gjitha sakrificat e popullit
shqiptarë , që edhe ne të gëzohemi për lirin që kemi e që edhe me sport do
tregojmë se jemi pjesë e Europës.
Me 5 mars
Kosova- Haiti, apo gëzim fytyrash për mijëra sportistë e futbollistë të Kosovës
që po futen në tregun e futbollit botëror, gjithnji duke mbrojtur edhe ngjyrat
e shtetit të Kosovës, vërtet gëzim i madh për të gjithë ne shqiptarët kudo
jemi.
Me
emocione : Xhevat Rexhaj