Mendime
Selim Nëngurra: Fond për shtëpinë e At Gjergj Fishtës
E diele, 02.03.2014, 12:04 PM
TA MBLEDHIM NJI FOND
Nga Selim M. Nengurra
Këto ditë qarkullojë në mjetet mediatike dhe në rrejtet sociale të internetit nji videoinqizim në të cilin shifet shtëpia ku ka lind Homeri shqiptar, Atdhetari Patriot At Gjergj Fishta.
Gjendja në të cilen ishte katandisë ajo shtëpi më tmerroi dhe ato që mi pau syni edhe tash derisa po i shkruej këto pak fjali po më rrinë parasysh dhe po ma lendojnë shpirtin.
Derisa
shikoja Shtëpinë e At Gjergj Fishtës dhe ndëgjoja se çka flisnin vendoret e fshatit
si dhe bijat e poetit si trashegimtare të vetme mendja më shkojë te dy
personalitete të politikës shqiptare, te z. Sali Ramë Berisha dhe te zonja
Jozefina Topalli. Nuk munda ta ndal ofshamen që më doli nga thellësitë e
shpirtit dhe as mallkimin që ju bana të gjithë atyne pushtetarve që nuk
Satrapi
gjirokastrit Enver Hoxha ja zhduku edhe eshnat poetit dhe kandidatit të parë
shqiptarë per çmimin Nobel në letërsi At Gjergj Fishtës, e asesi nuk asht per
tu cuditë me këtë veprim sepse Enver Hoxha kishte shpirt sllavokomunist, por si
ti kuptojë "DEMOKARATET" Sali Berisha e Jozefina Topalli që nuk ju ka
shkue mendja ta restaurojnë dhe ta bajnë në gjendjen origjinale Shtëpinë e At
Gjergj Fishtes bashk me të gjitha ato objekte percjellëse aty dhe ti
shendrrojnë në nji
Kryetarja
e Shoqatës së Shkrimtarve të Norvegjisë zonja Anne B. Ragdbe më ka folë per
Fishten para dy tri viteve në nji takim
të shkurt që rastisa ta kem me te në
Z. Sali Ramë Berisha në mandatin e ti të fundit si kryeministër i Shqipnisë erdhi në Kosovë, shkojë në Graqanicë dhe atje kësaj komunje serbe ju dhuroi 500.000 euro ndihmë per ta zhvillue komunën. Zonja Jozefina Topalli sipas vendorve të fshatit Fishtë bashk me "demokratët" tjerë ka shku aty per secilen fushatë zgjedhore dhe as që i ka ra në sy , as që i ka shkue mendja per Shtëpinë që po rrezikon me u rrenue shtëpinë e Poetit, Atdhetarit, Diplomatit dhe Themeluesit të ALFABETIT të gjuhës tonë Shqipe.
Meqenëse
këtë shkrim e kam ma shumë si FTESÊ per nji aksion gjithkombëtar per ta mbledh
nji fond me të cilin do rregullohet tue u sjell në gjendjen si ka qen e re
Shtëpia e At Gjergj Fishtës dhe të gjitha ato objekte percjellëse aty nuk do
shkruej shumë.
FTOJ TË GJITHË SHQIPTARËT KUDO ATA JANË DHE QË KANË MUNDËSI ME NDA QOFTË EDHE VETEM NJI EURO QË TË BAHET NJI FOND ME TË CILIN DO JA NJOHIM SADO PAK MERITEN GJERGJ FISHTËS, TUE JA NDERTUE SHTËPINË DHE TA BAJM ATË VEND PELEGRINAZHI PER SHQIPTARËT, PER POETE E SHKRIMTARE.
Mendoj
se nese shqiptarët në Kosovë
Ju njoftoj se personalisht jam i gatshem me shkue në Shqipni dhe me gjetë nji firmë ndertimore, mjeshter të asaj teknike të ndertimit që asht e ndertueme ajo kullë dhe me ba kontraten me ta per punët dhe me qendrue tanë kohën atje tue mbikqyrë punimet bashk me ekspert të ndryshem që patjeter se do jen të nevojshem. Unë dhe familja ime poashtu do ndihmojmë me shuma të lekve, dhe edhe z. Gjergj Kabashi mbram më tha se i jep menjihere 1000 euro.
Vëllazen e motra të nderuem, mergimtarë dhe shqiptar kudo jeni ju lutem merrne seriozishtë këte apel timin dhe të bahemi nji grup veprimtarësh , të hapim nji konto, aty të derdhen mjetet, të shkon ky grup në Shqipni dhe të fillon punimet. I sigurt në perkrahjen e gjanë të shqiptarve po thamë;
Na priftë
e mbara dhe Zoti na ndihmoftë.