E premte, 26.04.2024, 10:01 AM (GMT+1)

Mendime

Gjon Neçaj: Tropoja e tropojanëve

E diele, 02.03.2014, 07:09 PM


TROPOJA NUK ËSHTË E POLITIKANËVE,  POR E TROPOJANËVE

Nga Gjon Neçaj

Kohët e fundit, në zallamahinë e  një opozite që kërkon ta zvetënojnë mazhorancën e sapo ardhur në pushtet, me anë të mitingjeve "paqësore", e ku qeveria Rama po tenton  t'i bën oponencë me një “rilindje”, në faqet e shtypit të shkruar, madje në disa të përditshme kryesore, është thënë dhe po flitet bajagi shumë për një regjion dikund në Shqipërinë veriore, në  mes alpeve, ku edhe atje pranvera ka trokitur herët,  e shullëhen së bashku në diell pemët e gjelbëruara dhe ato me dëborë;një kasaba që jo pak është lakuar këto 23 vjet,  e madje për hir të politikës  kanë ikur nga kjo botë shumë djem nënash që sot enden të moshuara nga vitet dhe dhimbja rrugicave të qytetit “Bajram Curri”.Pra bëhet fjalë për Tropojën.

Tropoja, një nënprefekturë në varësi  të qarkut Kukës, me rreth 24 mijë banorë ( ekzaktësisht nuk dihet, pasi lëvizjet demografike kanë pështjelluar  përcaktimin e numrit të banorëve),  ka qënë, është mbetet në zgrip të varfërisë ekstreme, po falë emigracionit diçka merr frymë me banorët vendas të mbetur në trojet e veta.Sipas statistikave zyrtare aktualisht Tropoja ka rreth 30 përqind të papunëve dhe vazhdon të rritet kurba e papunësisë, duke kaluar pothaujse të gjitha ndërmarrjet dhe institucionet në varësi të prefekturës së qarkut Kukës.Madje, madje edhe shërbimi spitalor tashmë është në hapat e fundit për t’u skanuar në spitalin rajonal Kukës, ndërsa shëebimi pyjor, duke filluar nga 1 mars, gjegjësisht edhe 2 ditë, kalon në varësi të drejtorisë rajonale Kukës, e duke shtuar ushtrisë së papunëve edhe mbi 20 punonjës, ndër ta inxhinjerë me përvojë dhe eksperiencë të gjatë pune.

Mendojmë se inteligjenca e ndershme që punon mendon për Tropojën nuk është me një mendje me drejtuesit vendor  poltik dhe shtetar, duke lënë me një anë mëritë e çastit për interesa mbase të ngushta e meskine, e të punojnë për të mirën e Tropojës, se mbase nesër është, po edhe shtohet karvani I ikjeve nga vendlindja për një jetë më të mirë, të pasktën për pasardhëit e tyre.

Duhet theksuar se Tropoja nuk është e liderve as e partive politike.Tropoja është e tropojanëve.E themi këtë , për faktin se mendësi të këtij karakteri kanë edhe disa politikanë të rinj, madje kandidatë për deputetë, duke u shprehur në media se ka ikur koha e Tropojës së lidërve.

Po Tropoja është dhe mbetet perla e bukurive shqiptare, ndër 10 vendet më të mahnitshme, Tropoja vazhdon të prodhojë intelektualë të spikatur, Tropoja vazhdon të ruaj virtytet e bujarisë, besës, mikpritjes.Ne po ilustrojmë vetëm një fakt shumë domethënës: ndonëse këto vite tranzicioni Tropojës I kushtuan shumë derdhje gjaku të bijve dhe bijave të saj, asnjë familje nuk është e ngujuar , ku dihet se bash në Tropojë është epiqendra e kanunit.Tropoja vazhdon të prodhojë krijues të talentuar, duke fituar çmime prestigjioze ndërkombëtare, Tropoja vazhdon të kualifikojë nxënës që radhiten ndër më të përgatiturit në glob, Tropoja mbetet sinusi dhe kosinusi, gjithashtu i kohezionit demokratik në Shqipëri, Tropoja është jataku ku kanë shpërthyer revolucione të fuqishme demokratike,  e Tropojë është Tropojë, me një emër të bukur,  e me një lumë që njerëzia vrapojnë në gjende civile për të pagëzuar fëmijët e sapolindur me emrin e saj, Valbona.

E pra Tropoja është e tropojanëve e tropojanët janë bij dhe bija të Tropojës.



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora