E marte, 20.04.2021, 06:05 AM (GMT+1)

Kulturë

Agim Gashi: Dita e Pavarësisë

E diele, 16.02.2014, 07:40 PM


ANALIZE KENGES SIME „DITA E PAVARSISE“

NGA AGIM GASHI

Gjashtë vite pas pavarsisë së shtetit tonë Dardanisë, po e shofim se jemi mashtruar duke treguar eufori të tejskajshme.U mashtruan poetët, këngëtarët, gazetarët, bujku e puntori, ushtari e polici....u mashtruam të gjithë. Unë, edhe e kam ditë se jemi keq të mashtruar dhe se asnjëherë nuk u gëzova tejmase për aktin e pavarsisë. Kur në Senacen Solemne të shpalljes së Pavarsisë na doli Jakup Krasniqi me flamurin që kishte gjashtë „zvezdica“, jamë rrënqethuar dhe menjëherë më dolen skena nga sheshet e qyteteve tona, ku legalisht dhe në sy të kamerave nga mediat e hauja dhe ato vendore, i vehej flaka shqiponjes dykrenare, flamurit të Dardanisë që kishte të gjitha elementet shqiptare, si dhe lavdërimi i atyre që ia qitshin flakën flamurit e atdheut. Kosova sot e ka qiellin e kaltër,e ka zemrën e pastër dhe se zbardhi ajo e lumja ditë që e pritëm me shekuj, porse me turbullira të vazhdueshme për të bëmat e pushtetarëve hipokrita, injoranta, hajdut, tradhëtar, vrasës e kriminel të të gjitha ngjyrave. Këngët e Pavarsisë më nuk jehojnë si dikur, ato muarën zymtsinë e tyre, ndërsa ai dielli i lirisë më nuk lëshon në fushat e malet tona rreze të pavarsisë, sepse ato rreze i ndalon Fusnota e Hashim Thaqit dhe e Edita Tahirit.

Vazhdon strofa e tretë e këngës sime ku thotë se Kosova sot ka festë të madhe. Ndoshta kishte atë vit, por jo sot pas gjashtë vitesh, sepse sot qan bjeshka e loton vrrija, të zhgënjyem pleqët e të zhgënjyer fëmija, ndërsa populli jo që nuk vallëzon më por derdh mund e djersë për me mujtë me e fitue vetëm kafshaten e gojës.Edhe përkundër kësaj, ky popull vidhet në vazhdimësi duke e vjedhë Keku, zyrtari, furrtari e deri te qeveritari.

Ja si i këndova ditës së pare të pavarsisë:

Jehon  kanga n´kupë të qiellit

Tej ku del rrezja e diellit,

Në Kosovën e trimnisë

Ndriçon diell i pamvarsisë.

Sot, pas gjashtë vitesh në „Pavarësi” ndihet vaji e gjama e një populli të uritur, ndihet „tej ku del rrezja e diellit“, ndersa në „Kosovën e trimërisë“ sundon hajnia, korrupcioni, prostitucioni, droga....që ia prejnë ndriqimin e atyre rrezeve të pavarsisë.

Sot, as Kaçaniku e as Lugu i Drinit, as ari i lumit të Ibrit e as Boletini, nuk e ndjejnë më krenarinë e dikurshme për trimëritë, për gjakun e derdhur e për sakrificën kombëtare ndër shekuj.U zbeh kënga që dikur ia thoshte Mitrovica sepse shpresat për një bashkim të mundshëm na humben diku tek rojet e urës se Ibrit dhe ndër takimet e dialogjeve Kosovë-Serbi!

Sot Shala e Karadaku, Drenica, Llapi e Gollaku, qytetet tona si Peja,Prizreni, Shkodra e Gjakova, Tetova e Shkupi nuk ia përcjellin gëzimin maleve të Rugovës e as Llapushës trime,as Hasit e Podrimes, ndersa Prishtina e Tirana numrojnë „vetëvrasjet“ e ushtarëve të lirisë e njerzëve tanë, duke i lënë në vaj nuset e nënat tona, për të pagjeturit e luftës dhe të humburit e të vrarit në liri e pavarsi. Sot brenga e shqiptarit ka vershuar kudo mendjet tona, „Që nga Kruja e deri në Vlorë, Anë e kandë në diasporë“...duke ua ndërpre harenë e këngës dhe gëzimit e duke e shëndrruar ate në këngë morti, këngë vajtimi, këngë elegjiake....ndersa bijt e shqipes së vërtetë, jetojnë me brengën se çfrë të kqija do të sjell e nesërmja për atdheun, kush do të vritet, kush do të vetëvritet e kush do të vdes nga uria.

Dhe sot, „Që nga Sharri e në Shëngjin, festë të madhe ka vendi im“, por pa madhështinë e ditës së shpalljes, pa madhështinë e flamurit kombëtar, pa identitenin shqiptar por kosovar,

me fusnotë e miliona shqiptar të pa regjistruar në mërgatë.

Për të festuar mbarë Kosova e për të kënduar zemrat e të gjithë shqiptarëve, duhet ta zhdukim urrejtjen ndaj njëri-tjetrit, ta luftojmë krimin e organizuar e të çrrënjosim gjërat tjera negative që po na lënë mbrapa popujve tjerë.Duhet të sundoj LIGJI në Kosovë se përndryshe anarkinë e kemi në derë.Edhe sot i gjason një lloj anarkie shtetrore. Shteti nuk arriti të ketë mardhënje të shëndosha me popullin e tij.Ai me popullin u soll si diktator gjë që ky shtet arriti të fut panik, frikë e tmerr duke arritë ta zbusi tej mase e që mos të protestoj as kur ia marrin kafshaten buzëgoje.

Të gjitha partite politike, duhet ta qesin interesin kombëtar mbi interesin partiak, gjë që deri tani se kanë asnjëra.Ato më shumë se kurdoherë, shiqojnë interesat vetanake duke bërë vetëndarje nga atdheu e populli edhe pse të gjithë e mbajnë gojen plot atdhe e popull.

Na mbetet të mundohemi e të punojmë të gjithë, pa hile e me qëllim që të festojmë e këndojmë sëbashku duke ia shijuar shijen lirisë, pavarsisë dhe demokracisë. Përndryshe, ska gëzim e as hare me barkun e zbrazët dhe me brengat që po na i servirin pushtetarët e sotë!

 

13.02.2013

Düren

 

Kështu e këndova më 2008

 

DITA E PAVARSISE

 

Moj Kosovë me qiell të kaltër

Moj Kosovë moj zemërpastër,

Sot po zbardhë e lumja ditë

Ajo  ditë që e ke pritë.

 

Pritën fushat, pritën malet

Priti kanga qe tash s´nalet

Pritën diellin e lirisë

Me i l’shu rreze pamvarsisë.

 

Sot Kosova ka festë t´madhe

Tanë nji popull ashtë hedhë n´valle,

Gzohet bjeshka  gzohet vrrija

Gzohet plaku gzohet fëmija.

 

Jehon  kanga n´kupë të qiellit

Tej ku del rrezja e diellit,

Në Kosovën e trimnisë

Ndriçon diell i pamvarsisë.

 

N´Kaçanik e n´Lug të Drinit,

Ku ndrin ari n’brigje t’Ibrit,

N´Boletin ku u rrit Isa –

E nis kangën Mitrovica.

 

Këndohet n´Shalë e n´Karadak

Në Drenicë, n´Llap e Gollak,

Si në Pejë, Shkodër, Gjakovë,

Prej Tetove tej n´ Rugovë.

 

Këndon Prishtina dhe Tirana

Qeshin nuset, këndojnë nanat,

Këndohet n´Has e në Podrime

Gjithashtu n´Llapushën trime.

 

Që nga Kruja deri n’ Vlorë

Anë e kand në diasporë,

Zemërplot si rrezja e dritës

Këndojnë ambël bijtë shqipes.

 

Që nga Sharri në Shëngjin

Festë të madhe ka vendi im,

Sot feston Kosova trime

Këndon shpirti e zemra ime.

 

17.02.2008

Düren

 

Kështu e këndoj sot!

 

 

PËR DITËN E PAVARSISË

(E kundërta e asaj që e këduam para gjashtë vitesh)

 

Moj Kosovë me qiell të kaltër

Moj Kosovë moj zemërpastër,

Pse nuk zbardh e lumja ditë,

Atë ditë që e kem pritë?

 

Pritën fushat, pritën malet

Priti kanga qe po ndalet,

Pritën diellin e lirisë

Me i l’shu rreze pamvarsisë.

 

Sot Kosova ka shumë halle

Tanë nji popull spo hedh valle,

N´dhimbje bjeshka,  n´dhimbje vrrija

I ngrysur plaku, me lot´ fëmija.

 

Jehojnë thirrjet  n´kupë të qiellit

Tej ku mbrrinë rrezja e diellit,

Që n´Kosovën e trimnisë

Të ndriçon diell i pamvarsisë.

 

N´Kaçanik e n´Lug të Drinit,

Ku ndrin ari n’brigje t’Ibrit,

N´Boletin ku u rrit Isa –

Pse e ndame Mitrovica?

 

Zhgënjim  n´Shalë e n´Karadak

Në Drenicë, n´Llap e Gollak,

Si në Pejë, Shkodër, Gjakovë,

Prej Tetove tej n´ Rugovë.

 

Zhgënjejnë Prishtina dhe Tirana

Të ngrysura nuset, e n´vaj nanat,

Zhgënjim n´Has, zhgënjim n`Podrime

Gjithashtu n´Llapushën trime.

 

Që nga Kruja deri n’ Vlorë

Anë e kand në diasporë,

Zemërzbrazët ska rreze të dritës

Të zhgenjyem luftëtart e shqipes.

 

Që nga Sharri në Shëngjin

Feston mrrolshëm vendi im,

Mallkojnë varret e Kosovës trime

Rënkon shpirti e zemra ime.

 

16.02.2014

Düren



(Vota: 5 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora