E merkure, 21.04.2021, 05:32 AM (GMT+1)

Kulturë

Milazim Kadriu: Poezi me ndjenja depërtuese

E diele, 16.02.2014, 06:26 PM


POEZI ME NDJENJA  DEPËRTUESE QË ARTIKULOJNË VLERA ORIGJINALE

Rrahim M. Sadiku “Secilit i duhet një pasqyrë”, botoi QK - Besianë

Nga Milazim Kadriu

Kohë më parë krijuesi Rrahim M. Sadiku para lexuesve më të ri  erdhi me përmbledhjen e re me poezi “Secilit i duhet një pasqyrë” që brenda kopertonave ka 77 poezi të bukura që me ëndje i lexojnë lexuesit .

Si edhe në librat tjerë të botuar nga ky autor edhe në këtë libër nëpërmes vargjeve të poezive të kësaj përmbledhjeje bashkëbisedon me lexuesin, duke shpreh përjetimit e fëmijëve të vetë lexuesve.

Poeti inspirimin për krijimin e vjershës për fëmijë e merr përgjithësisht nga jeta, nga e kaluara dhe  e tashmja për një rrugëtim të sigurt në të ardhmen. Ai nëpërmes vargjeve i këshillon fëmijët që çdo herë të ecin rrugës së drejtë dhe të mos rrëshqasin e të bien në rrugët jo të mira, të ecin drejtë rrugës së dritës e diturisë.

Të gjitha poezitë në këtë libër kanë një lidhmëni në mes vete, dhe nuk janë ndarë  në pjesë por të gjitha bashkërisht për çka e dëshmon lidhshmërinë e tyre të ngushtë mes vete. Si edhe deri më tani temat dhe motivet e trajtuara në poezitë e tij ku fletë për përditshmërinë,preokupimet,lirinë,dashurinë e bëjnë që ato të jenë të lexuara dhe të mirëpritura nga lexuesi. Nëpërmes vargjeve të poezive të kësaj përmbledhjeje poeti bashkëbisedon me lexuesin për tema të ndryshme të cilat më së shumti i donë ata. Ndonëse në disa vende përmend borën,stuhinë,errësirën,varfërinë,dinakërinë prapë na del optimist duke përmendur lulet,këngën,bilbilin, ,besën,lirinë, diellin i cili i ngrohë dhe sjell gjithë bukurinë.

Në çdo poezi ka artë dhe lulëzim me një metaforë të lehtë dhe me një rimë mjaft të mirë të përdorur në vargun e tij artistik. Përbrenda shumë vargjeve rrjedhin lotët por rrjedh edhe dashuria. Vargjet  në këtë libër të Rrahim M. Sadikut janë vargje me plotë këngë, lojë, lulëzim, diell,ajër e oksigjen,por edhe përplot këshilla për jetën e të rinjve dhe edukatën e tyre.

Në këto poezi sjellë dashurinë dhe respektin ndaj vendit të lindjes, ndaj natyrës, jetës, historisë dhe figurave të ndryshme kombëtare. Në këto poezi  shprehet dashuria për çdo gjë që ka vendlindja si dhe kërkesa që ajo të duket edhe sa më mirë dhe të mos harrohet e kaluara por të punohet më shumë për të tashmen dhe të ardhmen që ajo të jetë sa më e ndritur.

Në këto poezi fjala ka peshë, vargu ka ritëm dhe rrugëtim poetik prej atdhetari të devotshëm që ngulitet thellë në mendjen e lexuesit dhe reflektohet në zemrën e tij. Heroizmi,qëndresa,patriotizmi në shumë poezi tregojnë ndjeshmërinë  e poetit.

Brenda poezive përdoren figura të këndshme dhe prekëse që lehtë mund të kuptohen nga lexuesi,ku rrëfehet për natyrën, pranverën, lulet, fluturat, kopshtin, xixëllonjat, diellin, hënën, ... pra për gjithçka që  e rrethon bukur-bukur edhe e  tregon.

Poeti në këtë libër rrëfehet sinqerisht por edhe njerëzisht. Gati tërë librin e mban konstant me rrëfimin e vetë të sinqertë dhe të idealizuar me shprehjen e vetë të formësuar. Andaj në përgjithësi mund të themi se poeti Rrahim M. Sadiku , me veprën e tij “Secilit i duhet një pasqyrë” na del i  suksesshëm duke treguar ndjesinë e veçantë  në 77 poezitë e shtjelluara. Ai rrëfehet lirshëm dhe bindshëm, duke na ofruar poezi të lehta  dhe të kapshme për komunikim.

Poezia e Sadiku edhe kësaj radhe na vjen rrjedhshëm dhe komunikon lirshëm me lexuesit e vegjël. Ai me vargjet e tija shpalosë ngjarje, dashuri, dukuri…

Ai  është poet i ndjenjave  depërtuese ku nga brendësia e tij artikulon vlera origjinale dhe na i sjell ashtu si i ndjen, por që janë me mesazhe edukative.

Libri në fjalë na sjell një botë me shumë ngjyra dhe me plotë margaritar në një kopsht me lule që na kujton të kaluarën  dhe lëshon aromë të së ardhmes plot dashuri për fëmijë.

Me vjershat e tij poeti na kthen në kohë më përpara duke na kujtuar edhe historinë tonë të cilën ai donë tua mësoi fëmijëve. Andaj, autori si një dhuratë shumë të çmuar u sjellë fëmijëve një libër sa argëtues për ta lexuar, po aq edhe edukativo-arsimor që ata ta kenë si një udhërrëfyes  për jetën e tyre, për të kaluarën e lavdishme, për një të ardhme të shëndetshme, me edukatë të shëndoshë njerëzore.

Që fëmijët të jenë më të sigurt për veprimet e tyre e që kjo vlen edhe për të tjerët autori edhe me vetë titullin e librit jep porosi të cilën e nxjerr edhe në  fund të librit ku thotë : /Secilit i duhet /një pasqyrë…/Pse?/ Ta shoh veten/qartë në te/Është fytyrë- larë/Apo i përlye!/



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora