Kulturë
Reshat Nexhipi: Idea e një satirikut kosovar
E shtune, 15.02.2014, 06:34 PM
Idea e një satirikut kosovar, lidhur Me ,,bujtinën,, e diktatorit shqiptar
Nga Reshat Nexhipi
Në vend të hyrjes
Disa ditë më parë, personi në fjalë, m u paraqit në telefon dhe më thotë të lexoj gazetën ,,Lajm,, të Shkupit, se ka një paralajmërim interesant, nga ana e kryesocialitit shqiptar. Klikova në ajped dhe lexova tekstin ,,Shtëpinë e Enver Hoxhës do ta kthej në bujtinë,,.Meqenëse telefonë nuk e kisha mbyllur, i thashë: ,,Kryeministri ka bërë shaka, ose kërkon të provojë pulsin e lexuesëve,,.-,,Po, po, ke të drejtë, por, mund ta ketë edhe seriozisht,, më thotë ai dhe vazhduam muhabetin rreth kësaj çështje gjer e gjatë, se kemi telefona gratis. Kërkoi nga unë, që të reagoj në të njëjtën gazetë ndaj këtij shkrimi, duke më sugjeruar edhe idenë e tij, të cilën, më porositi ta lë për në fund, siç tha ai, si ,,desert,, se është tepër interesante për relaksim,,.
Ja se si e arësyeton idenë e tij
,,Jam plotësisht i bindur se, ideja ime, do përkrahet nga të gjithë, përveç disa historianëve të rrallë të asaj ane, jo se e kanë në zemër diktatorin, por për shkak se, në objektin që preferoj unë, duhet t i hedhin librat e tyre të shkruara në kohën e satrapit shqiptar. Them ,,nuk e kanë në zemër,, sepse, është e pa mundur mos e dinë që nga aleatët më të ngushtë të diktatorit-serbëve pra, ne shqiptarët e kësaj ane, kemi hequr të zinjt e ullirit, gjë të cilën e dëshmojnë edhe varret masive që po zbulohen dita ditës tani pas një shekull, me rastin e 100 vjetorit të masakrave të papara në histori. Këtë histori të hidhur e ka ditur edhe Hoxha, por, megjithatë, u lidh këmbë e kokë me armiqtë tanë,,-sqarron kosovari dhe vazhdon.
Pse ky njeri lidhi miqësi me xhelatë të tillë
,,Smundja për pushtet dhe inferioriteti i tij, ishin shkaqet kryesore për këtë. Mendoj kështu sepse ai ishte i i vetëdishëm që para Safet Butkës, Mitat Frashërit dhe burrave të tjerë të shquar të asaj kohe, që i kishin dhënë nam Shqipërisë, jo vetëm që nuk do bëhej dot kurrë ,,çaush,, i vendit, por emri i tij nuk do dëgjohej fare, prandaj dhe zgjodhi për miq kundërshtarët e tyre-xhelatët pra, të cilët, si të tillë, ishin të padëshirueshëm edhe nga pjesëmarrësit e LNÇ-së, sepse qëllimi i tyre ishte çlirimi i vendit por jo të bëhen vegël e vrasësve tanë. Prandaj, dëshmorët e asaj lufte meritojnë respekt të madh, por jo edhe udhëheqësi, i cili, pa dijen e tyre, i çoi në rrugë të gabuar, diametralisht e kundërt nga ajo për të cilën dhanë jetën ata,, rrugë të cilën e kish filluar Skenderbeu, që e vazhdoi Ismail Qemali, por që e pengoi Hoxha, siç po përpiqen ta bëjnë edhe disa pinjollë të tij të sotëm, gjë e cila u dëshmua me pamjen e llahtarishme të 29 nëntorit, 2013,kur para tërë botës dhe në mes të ditës, u fanit rahmetliu dhe ajo që është më e keqe, nuk u aktualizua fare ky moment i shëmtuar, pothuajse nga asnjë subjekt politik shqiptar,,mendon bashkëbiseduesi im dhe shton se,, pikërisht për këtë indioferencë të tillë, Evropa i mbylli derën Shqipërisë, sepse u bind që enverizmi u ka hyrë thellë në shpirt shqiptarëve, pa marrë parasysh cilës parti i takojnë,,.
Megjithëse nuk u pajtova me një pjesë të opinioneve të tij, nuk e zgjata më, por e lashë të çfryhet gjer në fund.
Taxh Mahalli i Indisë-yrnek për bujtinën
,,Nëse, eventualisht, aprovohet ideja ime,,-vazhdoi ai,eudhës do të ishte që, gjatë ,,inaugurimit,,të objektit, lentën duhet ta presë ndonjë shqiptar nga Manastiri, sepse, nga ky qytet, kanë dalë edhe dy shkronjat, të cilat do vendoseshin në ballë të objektit, për të orjentuar njerëzit,,. Dhe, kur e pyeta, për cilat shkronja e kishte fjalën, u përgjegj: V-ja dhe C-ja...,,Më hipi e qeshura, prandaj dhe mbylla telefonin. Pas disa minutash, u paraqit dhe më tha,, Mos qesh, se në çdo shaka ka edhe të vërteta,, dhe se ,,Nuk duhet të habitemi që një ditë mund shikojmë Taxh Mahalin në Tiranë..,,Vazhdova përsëri të qesh, sidomos kur më tha, citoj ,,Ideja ime do t i gëzojë sidomos ata që vuajnë nga kapcllëku, të cilët do ta urrojnë rahmetliun disa herë në ditë dhe emri i tij do mbetet i gjallë përgjthnjë,,-më thotë bashkëbiseduesi,të cilin,t iu them të drejtën, nga e qeshura, nuk e përcillnja dot, kurse bashkëshortja ime, duke mos e ditur pse po qesh, ma rrëmbeu telefonin dhe iu drejtua ndihmës së shpejtë, por e pengova dhe i thashë: ,,Po qesh me një mik të vjetër të cilin nuk e dinja që paska qënë kaqë budalla,,.
Idea e kosovarit dhe teksti i tij.
Bujtina e paralajmëruar,mund të ketë këtë pamje,pse jo?