E premte, 23.04.2021, 02:58 AM (GMT+1)

Kulturë

Gëzim Llojdia: Yje të skenës deri në vitet ’90

E premte, 14.02.2014, 07:37 PM


YJE TE SKENES DERI NE VITET ’90 - TE ZAKONSHEM PASTAJ

Nga Gëzim Llojdia

1.

Shuheshin, diku binin yje nga kashta e kumtrit, por yllësia e Vaces , ndriste nëpër udhë të hënës.  Mërgimi i përhershëm i Vaces drejt qiellit është një rrugë e detyrueshme që kryhet e do të kryhet nga njerëzimi me dhimbje e trishtim.  Përse e detyrueshme: Përgjigje  sepse orbitalja  ngrehur e jetës një ditë  përfundon mision e kësaj jete

:” Të Zotit janë Lindja dhe Perëndimi edhe ngado, që kthehemi aty është ana e Zotit . ” Kuptueshëm,  besoj.

Për Vace Zelën  ka mbetur i shkruar slogani:”këngëtare e madhe”. Në përndritjen të magjisë së zërit të saj shkëlqente bukuria e pazakontë .  Vacja kishte zë të çuditshëm kristal, të qelibartë, të kthjelltë . Nëse  skalitësi i thellësive, Sokrati me thënien :. . bërjen e shpirtit sa më të mirë, të ishte e mundur”, për Vacen duhet thënë”:bërjen e zërit sa më të mirë të ishte e mundur”. Kështu epoka e Vaces u përmbyll me shtegëtimin e shpirtit, drejt qiejve të Zotit.

Gjuhë poetësh është kjo:Po shpirti, që s’vdes/S’ma mbrëm’ e mëngjes/ku ka fluturuar/Se vdekja s’e zë dot. . .

2.

Kur më thanë disa  të rinj se çfarë po lexonja në forumet online, u thashë :U shkëputë nga jeta  shpirti i Vace Zelës. . . . . Habia e tyre sikundër edhe krejt brezit të sotëm ishte :Kush është kjo Vace Zela,  kaq e dëgjuar qenka,  ndërkohë  që këngët e saj si kishin dëgjuar, ose kujt rryme muzikore  i përket Vacja etj , etj.

Në të vërtetë koha kur Vacja arriti të ngjit  lartësitë e këngës i përket një regjimi tjetër.  Pyetja e këtyre nëse regjimi do të ishte tjetër soji,  a do të bëhej Vacja  dhe a do të marshonte nëpër gjithë ato brerore për të arritur në atë farë  maje,  e quaj piedestal kënge.  Edhe Vacja si të gjithë shqiptarët u ngjiz në këtë tokë dhe u rrit në këtë tokë , jetoi e këndoi në këtë tokë pra ajo , ishte një nga shqiptarët që regjimi nuk e hodhi në pluhur të harresës.  Kishte zërin, sigurisht që kishte edhe të tjerë që kishin zë dhe vesh muzike,  por nga një festival kënge në vitet ‘ 70 , ikën nga kjo pjesë shumë artistë , fotot e tyre u fshinë nga shtypi i kohës, këngët e tyre i fshinë,  shiritat i dogjën, emrat e tyre ua hoqën nga festivalet dhe ndokush bëri edhe  burg për një këngë a diçka tjetër.

Në atë kohë kishte edhe ndriçime të tjera të cilët ikën për në asgjëkund ose i hoqën përdhunshëm.  Mirëpo  si Vacja  edhe Ema, Liljana, Luani,  ashtu si Kadare, Agolli,  në letra  mbijetuan falë fatit dhe regjimit.  Ne brezi i asaj kohe pëlqenin këngët që këndonte Liljana,  Ema, Irma, Luani, Kozmai, Anita të cilët shpesh merrnin vendet dytë, tretë,  dhe Vacja mbante vendin  e parë.  Por në mëndje kam të skalitur një këngë të Zija Saracit. Për detin më dukej quhej kënga  e cila shoqërohej nga një tekst i shkëlqyer që thoshte:”gjithmonë për detin kam qenë kureshtar . . .  dhe një zë melodioz të afronte me këngën të bënte njishë me të. Shprehjet:”Thuhet se muzika është melhem për shpirtin!kështu shkruhet te këngë për meditim .  Duke vijuar:Dhe vërtetë,  provat e dokumentuara tregojnë se magjia e tingujve të bashkërenduar e në harmoni,  jo vetëm që krijon ndjesi të këndshëm shpirtërore dhe balancon ritmin psiko-fizik,  por është e preferuar edhe si terapi tejet e suksesshme në shërimin e shumë sëmundjeve si dhe mjet mjaft efikas e ndikues në forcimin dhe zhvillimin e imagjinatës kreative. Ndikimi i tingujve muzikore tek qenia njeri,  është një dukuri e njohur që nga lashtësia.  Pothuajse nga të gjitha kulturat e lashta njihet mënyra e të provokuarit të ndjenjave të caktuara por edhe të klimës së mirë shpirtërore,  e shëruese përmes ritmeve të lloj-llojshme.

Nga Vacja ruaj në kujtesë kthjelltësinë e zërit të saj te :”Valsi i lumturisë” si një nga këngët e ardhur prej zërit të saj të paharrueshëm.

3.

Sa dete i duhen pëllumbave  me përshkua për të ardhë  drejt e në tokën e shpirtit tonë?Ndonëse fëmijë atëherë ishte festivali i këngës , festivali i 11,  e dëgjonin në radio, ndërsa fytyrat e tyre i ndiqnim  tek revista.

-Ç’u bë me Sherif Merdanin dhe këngën e Nënës,  që nuk e harrojmë dot.  Pse u zhduk Alida Hisku? Një zhbirim me kujdes, nxjerr në sipërfaqe plasaritjet e kohës.  E mbani mëndë A. Hiskun tek :”Buka e duarve tona”, çfarë  performance,  drita jote në errësirë ishte reale dhe ti pagove efektet e saj.

-Çfarë bëri Alida,  përveç bukurisë që i dha skenës,  . . . shpirtin e saj  i ka dhënë këngës.  Kur ndriçimi i atij vegimi që solli Alida, befasisht muzgu mbërtheu udhëheqjen.

Errësira, fillon atje ku drita ka përfunduar.  Errësira nuk guxon të shfaqet përpara dritës.  Errësira, simbolikisht ka lindje emrin : perëndimi.  Kurrsesi perëndimin e diellit tonë.

-Ç’u bë Alida, pyesnin të rinj,  të tunduar nga ajo bukuri që shprehej në atë skenë të zymtë?Alida pavarësisht ngjarjeve,  që u sajuan apo u përjetuan  iku dhe u thye përgjithmonë.  Alida iku sepse ishte një  jehonë në shkretëtirë.  Alida iku nga kënga,  por jeton diku jashtë vendit, në mos gaboj në Gjermani e martuar.  Ndërsa Vacja iku por jeton në atë brezë që e njohu dhe adhuroj.

4.

Një pyetje më gërryen  përbrenda:”Si shpjegohet që yjet shqiptarë të para viteve ’90 të cilët nuk linin skenë, fshatë, qytet,  , shtet pa gjezdisur çuditërisht humbën nga sytë e publikut, kur liria u dha me pashë.  Kështu ngjau me Vacen me Alidën dhe me të tjera artistë shqiptarë.  A mos vallë ishte regjimi ai, që ua ndërtoi karrierën madje ditën kur u hap liria ato firuan?Vacja ishte rreth 50 vjeç në vitet ‘90 Alida  shumë më pak , Luani, Liljana, Ema gjithashtu, Bashkimi,  etj nuk bënë më karriere tek tuk ndonjë koncert si zë i vetëm në shkretëtirë, sigurisht ata  mbetën me repertorët çfarë kishin  koleksionuar para viteve ’90. i  gëzoheshin asaj kohe sepse kjo kohë ishte e vështirë që të siguronte të ardhura, karrierë, famë ngase aso kohe sistemi vet,   ti sillte një herësh të gjitha, madje brenda natës.  Për të mos u paragjykuar shkrova lartë vlerësimin tim për Vacen prandaj në këtë vijueshmëri po  shtroj problemin se sistemi,   që të mat vlerat  është ekonomia  e tregut sa i aftë je të jetosh me këngën tënde, mjaftë këngëtare shqiptare sot kanë në llogarit e tyre bankare,  miliona të arkëtuara nga koncertet  brenda dhe jashtë vendit , ato jetojnë , bëjnë karriere me këngën edhe ushtrojnë pasionin e tyre por edhe jetojnë  jetën me të ardhurat që u sjell muzika etj, janë bërë të dashura për publikun , këngët e tyre kërkohen, pëlqehen dhe adhurohen nga mijëra shqiptarë.  Nuk po flasim për muzikën turbofolk,  por për këngëtarë të vërtetë.  A nuk ishte Bujar Qamili që këndoi edhe në atë sistem edhe në këtë kohë ai është ndër më të kërkuarit,  këngëtar i muzikës qytetare shkodrane?Nuk po rri të numërojë këngëtarët e sotëm por po them se nëse arrin të  të ushqej letërsia, merru me letërsi, nëse të ushqen muzika merru me muzikë, nëse të ushqen piktura merru me pikturë e kështu me radhë sepse koha është e tillë që nuk të jep kohë për të bërë një punë tjetër dhe për tu marrë ndërkaq me një pasionin tënd.  Ekonomia tregut të mat me spango, thonë lebërit , që do të thotë të tregon sa vlen në të vërtetë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora