E shtune, 16.11.2019, 12:00 AM (GMT)

Personalitete

Gjon Keka: Gjergj Fishta, guximtar dhe shpirtmadh

E premte, 23.10.2015, 08:02 PM


Gjergj Fishta, guximtar dhe shpirtmadh

Nga Gjon KEKA

Në mesin e kombit tonë arbnor gjithnjë kanë dal burra të mëdhenj që jo vetëm janë bërë shtylla të fuqishme të kombit dhe plotësues të testamentit të paraardhësve tanë, por edhe pjesë e fryteve të kulturës dhe gjuhës sonë të lashtë.

Është e ditur se populli ynë nuk ka pat rastin të ketë një shpejtësi të madhe të progresit dhe kjo për shkak të pushtuesve të ndryshëm të cilët pothuajse nuk e lanë asnjë herë të marrë energji të reja dhe për të përgatitur rrugën e tij drejt të ardhmes dhe arritjes së qëllimit. Kjo sepse gjithnjë sapo ai fillonte të hapte sytë dhe zemrën për të cliruar veten nga brenda dhe jashtë dilnin si gjithnjë ballabanët,  amzat dhe haxhiqamilët dhe këta të fundit tani në këtë shekull dhe pengonin ringjalljen e tij të plotë dhe ecjen në dritën e tij të natyrshme dhe të takimit të qëllimit të tij dhe jo vetëm ndjekjes.

Megjithkëtë shpirti i popullit arbnor është një fakt i mrekullueshëm si në të kaluarën, ashtu edhe sot dhe në të ardhmen,  kjo sepse ai ecën në një lumë të pafund pa asnjë prerje edhe përkundër hedhjes së gurëve, pluhurave ideologjikë, demagogjive të kuqe ideologjike,  të dëmit nga mbetjet sulltaniste etj.,  ai do të ecën përjetësisht në lumin e tij të përjetshëm, sepse ai jeton, lëvizë, gjallon dhe bie e ngritet si në të gjitha kohët përgjatë historisë.

Po ashtu si një pjesë e këtij shpirti dhe kësaj kulture dhe burimit të krijimit në mesin e këtij populli doli edhe Gjergj Fishta, një poet kombëtar, një arbnor që preku rrënjët e shenjta të kombit, që nxorri po nga ky burim ujin e pastër të kombit për t'i shuar etjen popullit dhe kulturës dhe jetës së tij nga thatësira dhe mjerimi.

Është po ky Gjergj Fishtë që i dha udhë dhe e vendosi gjuhën shqipe në rrjedhën e gjuhëve europiane duke mos lejuar që shqiptarët të flisnin as osmanisht,  as sllavisht e as ndonjë gjuhë tjetër, prandaj bëri një vepër të përjetshme duke mbrojtur si gjuhën tonë të lashtë ashtu edhe popullin që ai të mos devijojë në ndonjë gjuhë barbare pushtuesish.

Duhet nënvizuar se krijimtaria e tij, gjuha më të cilën ai komunikoi janë të gjalla dhe nuk do të vdesin sepse sic nënvizova më lart e gjitha krijimtaria e tij ka burmin nga uji i pastër që ka ujitur edhe rrënjët e kombit tonë.

Në këtë përvjetor të vdekjes së tij ai edhe pse nuk nderohet në mënyrën e duhur duke i dhënë respektin shtetëror dhe të kulturës shqiptare, ai mbetet gjithnjë para syve të të gjithëve, para mendjes së kalbur të politikës, pushteteve egoiste dhe demoagogëve dhe ideologëve që ju mungon uji i pastër i kombit.Ai është aktual edhe sot,  krijimtaria e tij është e pavdekshme, kjo sepse veprat e tij janë pjesë e kulturës dhe shpirtit si dhe shtylla të saj, kombi ynë ka homerët e tij të pavdekshëm, revolucionarët që nuk bënë asnjë dëm nga jashtë por donin dhe kishin si qëllim ta ringjallnin kombin dhe kulturën e tij nga brenda.

Me pak fjalë Gjergj Fishta është ai që flet edhe sot me gjuhën e tij madhështore,  ai që i pari i fryu borisë së ringjalljes së kulturës dhe shpirtit të kombit tonë arbnor europian,  guximtari që hodhi për toke maskat e tërë shtresave të shoqërisë dhe politikës. Kështu po e përmbyll këtë shkrim me një thënie të S. Antonit që thotë, “I pasur në mendje dhe njohuri,  me trup të vogël, por me një shpirt të madh.“



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT