E premte, 26.04.2024, 03:56 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: LDK nuk e pat pushtetin asnjiherë

E shtune, 30.11.2013, 08:46 PM


MOS TË HARROJMË SE LDK NUK E PAT PUSHTETIN ASNJIHERË NË DARDANI

Nga Selim M. Nengurra

Pothuej se nuk ka debat në TV per politiken në Dardani që mos të thuhet se as LDK nuk ka udhëheq ma mirë se pushtetarët e tashem të PDK-së në koalicion me minoritetin serb dhe AKR-në e rusofilit Pacolli. Bile disa deputet e ministra të PDK-së shkojnë aq larg sa thonë se kur e kemi marr pushtetin ishte kaos dhe neve kemi permirsue shumçka.

Shkurt po e thamë se LDK kurr pas çlirimit të Dardanisë nuk ka pas pushtet ekzekutiv, pra nuk ka qeverisë me vendin.

Menjihere pas çlirimit komandantet e Bllacës tue u thirr në gjakun e derdhun dhe në sakrificen e luftëtarve të vertetë per çlirimin e Dardanisë formuen çeverinë me Hashim Thaçin kryeministër.

Jakup Krasniqi ishte ministër i mbrendshem dhe kjo ishte koha ma e tmerrshme per jeten e qytetarit në Dardani. U uzurpuen pothuej të gjitha ndertesat e shtëpitë e shprazta në Prishtinë e edhe në qytete tjera. U uzurpuen hotele e objekte pronë shoqnore e të kaluemes së Kosovës nen pushtimin serb. Pothuej nuk ka pas objekt që nuk asht vu pllakata: MOS E PREK  PRONË E UÇK-së.

Fatmirsishtë bashkësia nderkombëtare pregaditi shpejt të mbahen zgjedhjet lokale dhe ato u mbajten falë pjekunisë dhe urtësisë së popullit pa asnji eksces. LDK-ja fitojë shumicën dërmuese të komunave. Dhe tash komandantet e Bllacës të vetquejtunit ÇLIRIMTAR filluen me vrasje dhe qerim hesapesh me njerëz të të gjitha niveleve. Kryesishtë vriteshin perkrahës, aktivist dhe kuadro të LDK-së. Pra nga inati se nuk fituen në zgjedhjet lokale bandat e dala nga paslufta por të rekrutueme në Tiranë nga pushteti i Nanos dhe Mejdanit gjatë pushtimit serb të Dardanisë filluen me vrasjet dhe kërrcnimet.

Nji vit ishte tmerr dhe anarki totale. Njerzit filluen me u frigue dhe kjo bani që ata të bajn kujdes se çka flasin, pse flasin, çka veprojnë e pse veprojnë. Jam i bindun se ky terror nga bandat e ish LPK-së u ba qellimisht me frigue popullin per mos me i dhan votat LDK-së pastaj në zgjedhjet e pergjithshme që bashkësia nderkombëtare kishte parapa pas nji viti. Haptas njerzit militant të PDK-së e AAK-së të posaformueme kerrcnonin njerzit dhe ju thuhej se të gjithë ata që perkrahin Ibrahim Rugovën dhe LDK-në do vriten.

Vrasjet baheshin diten per diell , njerzit kidnapoheshin në shtëpi e në oborre para prezencës së familjarve, grave e fëmijve ,pastaj ata zhdukeshin dhe kufomat e tyne gjindeshin skaj gardhiqeve e shkurreve të dhunueme tmerrsishtë dhe të djeguna e të karbonizueme. Pothuej nuk pat komunë në Dardani që nuk u vra së paku nji njeri nji burr i LDK-së. Në Istogun tim u kidnapue, u vra dhe ju dogj kufoma  Kryetarit të Komunës, të Degës së LDK-së avokatit dhe patriotit Shaban Mani. U vra në oborrin e shtëpisë truproja e Presidentit Rugova i ndjeri Kosovë Zeqiraj bashk me djalin e axhes që ishte bashk me te. Në Prizren u vra Ekrem Rexha dhe kështu kjo taktikë praktikohej nepër tan Dardaninë.

Pas nji viti u mbajten zgjedhjet e pergjithshme dhe ato perseri i fitojë LDK bindshëm. Mirpo per ta ba çeverinë duhej shumica apsolute dhe sado që LDK e kishte shumicën, çakejt e LPK-së enverostaliniste te  PDK-së, AAK-së si dhe të LBD-së të Rexhep Qosjës kërrcnonin me trazina, me protesta,dhe per ti ik kësaj Administratori i Dardanisë Bernard Kushner i perkrahun nga OKB-ja vendosi të baj nji çeveri gjithpërfshirse. Dhe me këte rast me pajtimin e palve ne presion të Bernard Kushnerit,  Kryetar u zgjodh Dr. Ibrahim Rugova , Kryetar i Parlamentit Nexhat Daci dhe kryeminister Bajram Rexhepi.

Çeveria e dytë e Dardanisë u formue në koalicion mes LDK-së dhe AAK-së. Perseri Kryetar i Dardanisë u zgjodh Dr. Ibrahim Rugova e kryeministër tash u zgjodh Ramush Haradinaj.

Pas tre mujve Ramushin e kerkoj gjykata nderkombëtare në Hagë dhe ate e zavendsojë Bajram Kosumi e pas ti postin e kryeministrit e mori ish komandanti i UÇK-së Agim Çeku. Pra per nji mandat çeverisës Dardania kishte tre kryeministra të AAK-së.

Dhe tek në zgjedhjet e treta të pergjithshme pasi tashma Presidenti Ibrahim Rugova kishte ndrrue jetë pushtetin ekzekutiv e mori PDK dhe kryeminister u ba Hashim Thaçi i cili mban këte post per dy mandate rresht.

Pra kjo asht historia e pushtetarve të Dardanisë që nga dita e çlirimit të sajë. LDK asnjihere nuk ka pas pushtet ekzekutiv që do thotë se mirë apo keq se si asht çeverisë me vendin këtë e kan ba njerzit e AAK-së dhe PDK-së dhe sdi pse militant , kandidat per deputet  per kryetar komunash të këtyne partive panderpre dhe paturpsishtë pohojnë se asht çeverisë keq ma parë dhe se dojnë këta me e permirsue gjendjen tash.

Liderve të AAK-së e PDK-së jua perkujtoj se nga viti 1990 e deri me 1999 Dardania ishte e pushtueme dhe sundohej nga pushteti pushtues i falangave policore e ushtarake të Millosheviqit, por sado e okupueme që ishte Dardania, ajo mbahej në kambë me dinjitet dhe pushtetin në këte kohë per shqiptarët e Dardanisë e kishte LDK dhe Dr. Ibrahim Rugova . Nuk besoj se mund të thotë dikush se koha e pushtetit të LDK-së gjatë pushtimit ishte ma e keqe se kjo tash me partitë kriminele me lider kriminel të AAK-së dhe PDK-së.

Sado të pushtuem populli megjithate kishte shpresen per ditë ma të mira. Lideri i popullit dhe i LDK-së Dr. Ibrahim Rugova nuk kishte pasuni prrallore, nuk vrajshin njerzit e LDK-së askend as nuk vriteshin mes veti. Pikrisht në këte kohë u paten falë të gjitha gjaqet e ngatrresat në të gjithë Dardaninë, të gjithë bashk punonin e vepronin per ta çlirue vendin.

Hoxha Idriz Kakrruti bashk me Don Lush Gjergjin si dy vëllazen shkojshin gjithandej fshatrave e qyteteve të Dardanisë, flisnin per dashni e respekt mes shqiptarve, ndanin ndihma permes SHOQATËS BAMIRSE " NANA TEREZE " dhe jeta kishte kuptim sepse populli shifte se asht pushtuesi fajtor se perndryshe me këta njerëz të mirë që i ka Dardania, me LDK-në si Levizje gjithshqiptare dhe me Liderin Ibrahim Rugova jeta do ishte e mrekullueshme. Dhe se kjo asht e sakt e dëshmon fakti se sa ishte Ibrahim Rugova gjallë ai dhe partia e ti i fitoj bindshem të gjitha zgjedhjet dhe në të dyja nivelet, në at të pergjithshëm dhe në at lokal.

Pra sot gjithandej Dardanisë populli thotë se ma mirë ka jetue kur ishte i pushtuem. Së paku kishim shpresen se kemi LDK- me liderin e saj që na mbron. Sot na sundon dhe na mjeron shqiptari dhe këte e ban pamëshirshem, ma poshtërsishtë se sa e ka ba shkau.

Pra per 10 vite pushtim të Dardanisë nga Serbia , me liderin Historik Ibrahim Rugova hoxhë e prift ishin bashk si vëllazen dhe populli shqiptarë i Dardanisë kishte shpresa, së paku andrronte per ditë ma të mira . Tash shtet i mvetsishëm Dardania, por me sundimin e matrapazve dhe banditve analfabet të partive PDK dhe AAK nuk ta qon mallin se asht shtet, nuk duket se asht pjesë e Europës, rrugët e sheshet e Dardanisë janë perplot me njerëz të frikshem me mjekrra talibaneske, me femna të mbulueme me burka e shamija. Lagjet ma atraktive të qyteteve të dardanisë janë perplot villa me lukset marramendëse që pronar kan lideret e partive PDK dhe AAK. Bjeshket e Dardanisë jan mbush me vila të cilat ndertohen pa leje dhe pa kurfar kriteri. U shkatrrue Prevalla, Rugova dhe gjithandej bjeshkët e Alpeve Shqiptare. Dhe kush ishkatrron? I shkatrron lidershipi dhe kampanjonët e partive PDK e AAK sepse vetem ata mudn ta bajn nji gja të tillë, vetem ata kan lekun per jeten lukse, per vila e banesa edhe në Dubaj e Monako, në Durrës e Ulqin, në Tiranë e në Prishtinë. Populli jo , ai nuk shkatrron asgja, populli vuen dhe mbledh copa buke nëper kontajner mbeturinash. Per tu ba buk fëmijve shumica e femnave shesin nderin e vet te qelbanikët e njerzit e poshter që jan hiq ma pak se psikopat seksual.

Këta komandant e gjeneral të vetshpallun e vetzgjedhun të Bllaces ja kan tha buzqeshjen në buzë popullit, as me andrrue ditë ma të mira nuk po e lan.

Zoti ju mallkoft po kur do ngopeni ma?!



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora