Mendime
Dedë Preqi: Rinia e Kosovës dhe e kohës
E hene, 16.09.2013, 07:58 PM
RINIA E KOSOVËS DHE
RINIA
Nga Dedë Preqi
Disa
tetaje nga madhështia e rinisë kosovare, e cila do të radhitej ndër të parat në
rajon dhe Evropë, si rini e shëndoshë në pikëpamje fizike e intelektuale, e
cila duke filluar nga mosha 18-25 vjeqare, jep rrezulltate të mjaftueshme të
konsiderohet si rinia e përmbushjeve dhe vlerave njerëzore e universale. Por,
çka është e rëndësishme të thuhet se, a ka
kjo rini hapësirë dhe kushte të punojë e
veprojë, siq e meritojnë ata, në
rrethin ku jetojnë?
E para
nga kjo pikëpamje, reagimet rinore duhej të na dukeshin më të shumta se sa
shfaqjet e thjeshta të kushteve të caktuara fizike dhe shoqërore, edhe pse
kushtet siq janë të natyrave të ndryshme, mund të japin të kuptosh se rinia
kosovare sipas kushteve që ka të pa volitshme, mund të thuhet se kjo rini është
e denjë përballë kushteve ekzistuese, të cilët gjejnë mundësi që jetës së tyre ti japin kuptim,
përkatësisht mundësinë e sjelljes së lartë morale dhe e njerëzore.
Në
pozitën e tanishme që ka rinia kosovare, sidomos me problemin e zgjedhjes së
qështjes së pa punësimit, edhe pse
shumica e tyre është e pajisur me diploma të ndryshme, por nuk është në gjendje
ta shprehë vetëvetën dhe vullnetin në
aksionet pozitive, ku arritja e saj e
vetme qëndron në përballimin e sfidave
të ndryshme në mënyrë të ndershme, që në këtë lloj poezite ajo mundet, të
arrijë dhe eskaloj në situata të pa lakmueshme, atëherë, e vërteta është se
imazhi i saj është i ndershëm, në krahasim me brengat që e kaplojnë, dhe do të
ishte gabim të mendojmë se kësaj ushtrie të fuqishme dhe plot energji, nuk
i nevoitet ndihma dhe përkrahja nga shoqëria
dhe nistitucionet kosovare.
Duhet ti
besojmë rinisë, sepse është energjia dhe forca më e fuqishme e një
vendi, e cila do ta mund çdo dogmë të shoqërisë tonë, dhe këto forca kanë
elementet e nevojshme për një sukses të demokracisë në Kosovë, e cila me
një atmosferë të re dhe pa „bakterie
politike“ do të mundësojë që shoqëria e
jonë të radhitet në mesin e shoqërive dhe vendeve të zhvilluara të botës, duke
i anashkaluar dallimet kombëtare, fetare dhe idelogjike, të cilat e humbasin
peshën më të rëndësishme të rinisë tonë, që sot parqitën si therra aty, këtu në Kosovë, me disa grupe ekstremiste me ngjyrosje fetare, me preardhje nga jashta, që nuk i
përkasin aspak fetarizmit tradicional të vendit tonë, duke mbjellë vetëm përqarje e plasaritje të panevojshme në mesin
e rinisë
tonë të shëndoshë dhe në përgjithsi
në mesin e shoqërisë tonë kosovare.
Po t’ia
hedhësh sytë sot rinisë kosovare, si në vendet rurale, po ashtu edhe në qendrat
e qyteteve të Kosovës, në shkolla të ndryshme dhe Universitete, të kënaqët
zemra dhe shpirti nga lëvizjet e tyre të
mrekullueshme, të cilët zhurmojnë si bletët, duke u përqëndruar sëcili në
drejtimin e vet dhe duke u ballafaquar sëcili me kushtet që ka në dispozicion,
të mira dhe të dobëta, por angazhimi i tyre rrjedh më tej dhe pa ndërprerë në
proceset dhe poret e jetës. Dhe pikërisht në këtë dritë, do të vërehët nga syri
kureshtar, një rini e shëndoshë dhe e ngritur në pikpamje fizike e
intelektuale, të hollë e të gjatë, të
shëndoshë e të lartë, të cilët krijojnë një shteg të ndritur drejtë ardhmërisë së vendit.
Cilat do të jenë mundësitë e tyre
objektive dhe subjektive të rinisë kosovare?
-Një
mendimtar thotë, për deri sa për individin nuk ka rrugëdalje, për të rinjtë
rrugëdalja gjindet. Shikuar në pikpamje optimiste, rinia ka të drejtë të
përpiqet që të gjejë shtegdaljen e saj edhe në kushte të pa përshtatshme, por
nëse ajo nuk përkrahet nga shoqëria dhe shteti, shpesh herë mund të qaloj në
rrugën e vet, sepse asaj mund ti ngjasë edhe
ndonjë e pa pritur, dhe brengosjen e saj e nxisin mbi të gjitha, ato që
vërejmë në jetën e përditshme. Brengosjen ndaj saj e nxisin edhe disa dokuri
mbrenda shoqërisë tonë kosovare, për të cilat mund të flitet dhe debatohet natë
e ditë, me të cilat duhej të merrej kryesisht qeveria dhe institucionet
përkatëse të vendit, që ajo mos ta humbë vullnetin e saj dhe të largohet nga
Kosova, duke menduar se do të gjejë kushte më të mira në ndonjë vend tjetër të
Evropës dhe botës.
Ne mund
të ushqehemi ende me iluzione dhe fjalë të mëdha, por kjo qeveri, e cila sundon
sot, nuk ka programe cilësore, të
artikulluara dhe të duhura, që hyjnë në
jetën e kësaj rinie, që të ndihmohet dhe përkrahët jeta e tyre, që të arrihet ajo e mundshmja e
tyre dhe suksesi progresiv i saj në
fushat e ndryshme, si dhe në këtë mënyrë
do të fuqizohen programet zhvillimore të
rinisë tonë demokratike përmes
kapacitetëve dhe resurseve të
saja, si mundësi e zhvillimit dhe
ndërtimit të hovshëm të shoqërisë dhe vendit tonë në përgjithsi, duke
marrë pjesë më shumë në jetën politike,
sepse më mirë e përmirësojnë jetën, zhvillimin politik dhe ekonomik, duke i
dhënë impuls të ri zhvillimit dhe shoqërisë kosovare.
Shoqëria
kosovare dhe shteti i saj, duhet pa tjetër të gjejë kushte dhe të zbatojë
politikat e vlerave dhe të inkurajojë
rininë, që ajo mos të lihët në
mëshirën e kohës, por ti hapën rrugët e saj përmes punësimit dhe kanaleve tjera të inkuadrimit në jetën shoqërore, dhe jo të
krijohet hapësirë e pa kufishme e
shkollimit të saj, pa ia siguruar vendet
e punës, si një metodë që nuk e zgjidh problemin, por e komplikon në mënyrë
socio-politike dhe ekonomike, për arsye se ajo
është më meritore ndër të gjitha subjektet tjera, e cila do të ishte
tabloja e vetme e lumturisë dhe ardhmërisë së vendit, dhe si rrjedhojë, të
rinjtë e Kosovës shihen sot në sytë
pozitiv dhe të pa njollosur në mesin e shoqërisë tonë.
Rinia e kohës
Rinia e
kohës, sidomos në demokracinë perëndimore, organizimi i tyre dhe kushtet
qëndrojnë ndryshe, apo më të mira se në
vendet tjera të Ballkanit perëndimor dhe
problemet e tyre lidhen me jetën e përditshme, ku jeta e të rinjëve në këto
vende është më shumë e çfrenuar dhe një pjesë e konsiderueshme vuan nga problemet e alkoolit, drogës dhe
përdorimi i narkotikëve, të cilat elemente e çojnë rininë e çdo vendi drejt
degradimit të jetës së tyre. Këto elemente të rrezikshme të njerëzimit, siq
janë droga dhe alkooli, kanë hyrë dhe po rrezikojnë njerëzit dhe rininë e
tërë botës, pa marrë parasysh a janë
vende të zhvilluara dhe të pa zhvilluara, duke përfshirë Kosovën
dhe Shqipërinë, por shoqëritë dhe
vendet e zhvilluara i kanë kushtet më bashkëkohore dhe të fuqishme për zvogëllimin
e kësaj tragjedie, përkundrazi në këto vende të zhvilluara të qendrave të
ndryshme të perëndimit dhe botës së zhvilluar, nuk po mundet të
ndalet hovi dhe rruga e kësaj
dokurie të rrezikshme të njerëzimit, e cila vetëm po shtohet e shumohet përditë
më të madhe, duke e shkatërruar njerëzimin mbarë, posaqërisht rininë,
pjesën më të rëndësishme të ardhmërisë së çdo vendi ku do në botë.
Kryetari
i Amerikës Kenedi pati thënë se, ardhmja
e Amerikës mund të jetë në rrezik, sepse rinia e saj është shkrirë, e hutuar
dhe e thëlluar në epshe, e cila nuk i njeh përgjegjësitë përkatëse dhe
shfrenimi i tyre mund të ndikojë keq në gjendjen e tyre shëndetësore dhe
shpirtërore. Në vitin 1962, edhe Gorbaçovi theksoi për rininë e Rusisë, se e
ardhmja e rinisë së Rusisë është në rrezik , e cila është e dhënë pas alkoolit
dhe epsheve tjera që e rrezikojnë të ardhmën e tyre. Poashtu edhe shumë vende
tjera perëndimore, sikur që janë Gjermania, Zvicrra,