E premte, 26.04.2024, 01:59 PM (GMT+1)

Mendime

Abdullah Prapashtica: Letër Kryeministrit

E enjte, 22.05.2008, 07:17 PM


Hashim Thaçi
ME RASTIN E AKADEMISË KUSHTUAR Mr. UKSHIN HOTIT

LETËR KRYEMINISTRIT

Nga Abdullah Prapashtica

Zotëri i nderuar,

që në fillim dua të them se vetë fakti se po Ju shkruaj publikisht është një dëshmi se kam konsideratë e respekt për tëra ato vepra të juaja pozitive që lidhen me Lëvizjen Kombëtare dhe sidomos me ato që lidhen me kohën e UÇK. Kjo nuk do të thotë se pajtohem edhe me ato veprime të cilat nuk i konsideroj si të tilla dhe mbi to unë e kam dhen dhe do të vazhdoi të e jap opinionin tim publikisht.

Me duhet të ndalem pak në këtë pikë sepse e di se ka njerëz që shpesh mospajtimin dhe kundërshtimin politikë shumë shpejtë e eskalojnë në armiqësi, gjë që kurrë nuk e kam pranuar dhe nuk do të e pranoj si veprim të arsyeshëm. Me përjashtim kur ato vepra më nuk janë pikëpamje të kundërta politike por i kalojnë ata kufi dhe vinë në kundërshtim të rënd me interesat madhore kombëtare në mënyre të vetëdijshme e të qëllimshme. Vetëm në ato raste toleranca është zero! Ndërsa mospajtimin e pikëpamjeve politike mes shqiptarëve për mua kurrë nuk ka qenë problem qe unë me ata të mos jam mik shumë i afërt dhe me ata të bashkëjetoj e bashkëpunoj në ato fusha ku ka pikëpamje të përafërta. Përveç që nisem nga parimi se kundërthëniet qojnë përpara, njëkohësisht mendoj se njëmendësia qon kah stagnimi dhe diktatura autokratike me të cilën shoqëria e njerëzimit është ballafaquar e po ballafaqohet në forma! shumë të rënda për jetët e njerëzve dhe për fatet e popujve.

Po e përfundoi këtë pikë me atë se për mua politikë e mirë është ajo që i pajton armiqësitë dhe jo ajo që i armiqëson vëllezërit!

Tani për vete nuk kam se çfarë të them pos që tani kur i bëra mbi 30 vite luftë kundër armiqve sllav në të gjitha fushat e luftës për liri, përvoja po më thotë se edhe pse jetën dhe karrierën i kam pas vetës akoma mundem ti kontribuoj Kombit dhe Atdheut tim dhe atë duke i dhanë krahun gjeneratës së re që të e qoi çështjen madhore kombëtare përpara dhe sa më lart! Me vendosmëri dhe pa as një lëkundje kam përkrah dhe do të e përkrahu çdo iniciativë përparimtare të kujtdo qoftë dhe do të e kundërshtoi çdo veprim negativ të kujtdo qoftë që mund të e dëmtoi në çfarëdo forme interesat e Kombit dhe Atdheut tim. Punën time kurrë nuk e kam matë me fitimin personal por se sa po fiton atdheu dhe populli im nga ajo punë!

Mora shkasë në mbajtjen e Akademisë kushtuar Mr. Ukshin Hotit që të ju shkruaj dhe të ju përgëzoi për këtë vepër dhe vepra tjera të mira të kësaj natyre me karakter njerëzor por edhe të prezantoj mendimin tim kritikë edhe për këtë rast edhe për disa raste tjera ku i kam vërejtur disa lajthitje në rrugëtimin e juaj nga periudha përfundimtare luftës e këtej, pa pretendime se do ti përfshijë të gjitha rastet një për një.

Veprat e mira si kjo me Akademinë për Mr. Ukshin Hotin, apo si ajo me përkujdesjen për kolosin e lëvizjes kombëtare Adem Demaqin, ose si rasti me ndërtimin e Shtëpisë së Pleqve në Drenicë, ose pse jo edhe rasti njerëzor i dhurimit të një traktori për një familje të varfër të një minoritari e tj. nuk kanë nevojë për komente tjera pos për dëshirë që ato të shumëzohen së më shumë! Veprat e mira flasin vet dhe për to nuk ka nevojë për fjalë të mëdha! Prandaj, në vazhdim do të bëj fjalë më tepër për lajthitjet dhe këtu nuk do ti numëroi të tëra por vetëm disa nga ato sa të ju kujtoi se ju edhe vet duhet ti ktheheni të kaluarës e të shihni se a keni lan pas veti ndonjë vepër që nuk ju nderon. Unë do të ju përkujtoj disa nga ato dhe këtë do të e bëj edhe pse Ju keni këshilltar që marrin paga të majme për të e bërë këtë punë, që sipas gjitha gjasave nuk i a kanë arritur të e bëjnë me sukses!

Kronologjinë e tyre do të e nisi nga koha aktuale dhe pastaj do ti kthehem viteve të kaluara!

- Do nisem pikërisht nga koreografia vizuale nga Akademia kushtuar Mr. Ukshin Hotit . Të them menjëherë se keqpërdorimi i kësaj figure madhore kombëtare për propagandimin e një embleme e një flamuri të imponuar me dhunë nga sundimi diktatorial i huaj në vendin ton është tepër cinike! Mr. Ukshin Hoti së fundi ka qenë Kryetar i UNIKOMB-it dhe aspiratat e ti janë botërisht të njohura. Programi i UNIKOMB-it nuk i njeh kufijtë e huaj brenda kombit e atdheut ton dhe synon bashkimin e ter kombit brenda një shteti.

- Një gabim i ngjashëm është bërë kur në Kullën e Jasharve ju ka dorëzuar Rifat Jasharit një flamur me hartën e ish KSA të Kosovës në kufijtë që i ka caktua Serbia dhe një deklaratë me përmbajtje që i miraton kufijtë e tillë.

- Po kështu ka qen gabim ligjërimi mbi flamurin e Ahtisarit para nxënësve fillorist adoleshent duke e prezantuar atë flamur të huaj si “flamur i Kosovës” dhe

- Po kështu ka qen gabim involvimi i një ish ushtari të UÇK, gjoja se ai qenka kreatori i flamurit të Ahtisarit, për të krijuar para publikut një opinion të rrejshëm se “ky flamur është vullneti i ynë” e jo një imponim i dhunshëm i Perandorie Globaliste të BE!

Prandaj është gabim shumë i madh të shfrytëzohet emri i Mr. Ukshin Hotit për promovimin e emblemës dhe flamurit që dalin nga Elaborati i Ahtisarit i cili është në kundërshtim të plot me Programin e UNIKOMB-it dhe me aspiratat jetësore të Mr. Ukshin Hotit! Po ashtu keqpërdorimi i familjes së Adem Jasharit për imponimin e flamurit të Ahtisarit me të vërtet është një gafë tepër i madh!

Nuk kam nevojë që të ju bindi juve se flamuri dhe simbolet e direktivat tjera që vinë nga BE përmes të Ahtisarit janë vazhdim i përpjekjeve shekullore të të gjithë armiqve për shpërbërjen e popullit shqiptar që fillojnë nga koha e perandorive të Bizantit, të Romakëve, të Osmanlive, të Perandorive të vjetra e të reja Sllave deri te ish Perandoria e kuqe e BRSS të cilën tani me një ideologji ultra të djathtë po përpiqet të e vazhdoi Perandoria e zezë e BE! I tërë projekti i BE-Ahtisarit e ka për qëllim falsifikimin e identitetit nacional të Kosovës si territor dhe të Popullit Shqiptar si pjesë e një kombi të ndarë me dhunë në 6 shtete për llogari të interesave sllavo-greke nga bartësit e Fuqive të vjetra të Evropës me ngarkesat konservative ekstremiste e me mentalitet fundamentalist të krishter ndaj popullit ton, duke e konsideruar popullin ton si “islamist” edhe pse feja e shqiptarit është me të vërtetë ! shqiptaria, e jo besimet e imponuara me dhunë të ish okupatorëve të lindjes apo të perëndimit! Në lindje e perëndim kemi edhe shumë vende e popuj miq dhe atë miqësi duhet të e ruajmë por jo duke heq dorë nga identiteti i ynë për të cilin u derdh gjaku i disa qindra gjeneratave! Atë nuk do të e bëjmë asnjëherë dhe me kurrë far çmimi. Për një gjë të tillë nuk ka askush kompetenca të e bëjë!

Prandaj apeloj te Ju që në Akademi të tilla, apo në vende si Varrezat e Luftëtarëve të Lirisë në Prekaz e gjetiu si dhe në vende e mese tjera jozyrtare ku nuk është e domosdoshme, të mos figurojnë më kurrë simbolet, flamujt e emblemat e huaja që ju kanë imponuar me dhune Juve si parti dhe si institucione! Nëse në këtë fazë kalimtare po dashka të përdoren ato simbole në institucione zyrtare, mbani ato për vete por ato mos i propagandoni dhe mos ua impononi të tjerëve sepse kjo pa na kujton shumë ish regjimin!

Tani do të kthehem pak Grupit për Negocime me Serbinë!

PDK dhe Ju keni qenë në opozitë dhe nuk keni pas fare nevoje e as përgjegjësie të merrni pjesë në këtë Grup. Autoriteti i juaj dhe i PDK do të rritej edhe me shumë sikur do të e refuzonit pjesëmarrjen e juaj ashtu si fillimisht bëri Z. Bajram Rexhepi. Ai pozicion do të ju mundësonte të bëheni një opozitë konstruktive e cila shumë shpejt do të vinte në pozitë e cila do ti u bllokonte negociatat dhe do të e detyronte Serbin e Malin e Zi, si shtet, qe e para të e njeh pavarësinë e Popullit Shqiptar të Kosovës së tërësishme, dhe pastaj ajo do të merrte përsipër përgjegjësinë juridike, politike dhe ekonomike për dëmet e luftës. Kjo do të e detyronte edhe Maqedoninë të e ndjek këtë rrugë dhe pastaj BE dhe SHBA do të e njihnin pavarësinë dhe do të e respektonin vullnetin e Popullit ton që të integrohet me shtetin Amë, si një rrjedhje krejtësisht e natyrshme.

Pastaj nga pozitat e një subjekti të njohur ndërkombëtarisht do të kishte mundësi të hyhet në bisedime për integrime, të asaj natyre që është me interes për vendin ton si tersi (bije fjala me SHBA e Britaninë e Madhe) .

Pjesëmarrja e LDK ne negocime me Serbinë nuk do të sjelltë as gjë pos dështimit total të LDK sepse kjo do ti binte si monolog e jo dialog sepse LDK ishte dhe mbeti vazhdim i ish LKK(J) dhe i konceptit autonomist nën sundimin e huaj! LDK pa PDK kurrë nuk do të arrinte deri këtu sa edhe të provohet falsifikimi i identiteti ton nacional. Pra, pjesëmarrja në Grupin për negocime me Serbinë dhe vet negociatat me Serbin ishin e janë gabim trashanik!

Përveç kësaj Grupi për negocime me Serbinë praktikisht e ka plaçkitur buxhetin e Kosovës për disa qindra miliona euro dhe i ka lëshuar Serbisë pe në të gjitha drejtimet. Kjo nuk mund të fshehët as me demonstrimin e Serbisë e Rusisë gjoja se janë “kundër Planit të Ahtisarit dhe kundër prezencës së BE në Kosovë” kur në atë planë janë përfshirë të gjitha kërkesat serbe që po i shohim duke u realizuar në tersi prej murit rreth Patrikanës në Pejë e Deçan e deri te ndërtimi i kolonive serbe si ajo në Badovc apo dhurimi i tokave të qytetarëve dhe të Kosovës Maqedonisë e tj. për çka u arrit marrëveshja e UNMIK-ut e Qeverisë provizore me Serbinë në vitin 2006 në pajtim me planin e Ahtisarit që e keni miratuar me po zbatoni edhe ju! Kjo pas vetes tërheq përgjegjësi politike, juridike e materiale!

Diagrami i të lëshuarit pe para presionit të aleatëve sllavo-grek niset në Rambuje dhe ai vazhdon deri në ditët e sotme, qysh se ku është pranuar autonomia e Kosovës nën sundimin e Serbisë, që Serbia, për fat, edhe këtë e ka refuzuar atëherë. Konferenca e Rambujesë nuk do të ishte organizuar fare dhe nuk është mbajtur për të marr pëlqimin as të Rugovës, Qoses e të Surrojit, sepse ata nuk kanë paraqitur kurfar faktorësh as politikë dhe as ushtarak. Por ajo ka pas për qëllim që të e sjell UÇK në tavolinë dhe të e defaktorizon dhe likuidon si faktor ushtarak e politikë. Po të mbetej Adem Demaqi i vetmi faktor diplomatik i UÇK për komunikim me diplomatët të huaj sot do të ishin të realizuara të gjitha aspiratat e kombit ton. Por, dhelprat diplomatike evropiane shkonin nëpër katunde se e dinin se atje do të xhindet dikush që ka shumë dëshirë të del në televizion me çdo kusht dhe të flet për gjëra që nuk ia di! n pasojat! Dhe kështu filloi vallja e dreqit! Diplomacia ndërkombëtare i respekton e vlerëson vetëm ato palë që mbajnë qëndrime të papërkulshme kur është fjala për interesa madhore nacionale! Ata e din se ai që lëshon pe njëherë, ai lëshon pe gjithmonë, prandaj të tillë i shfrytëzon deri në fund deri sa të ka nevoj për ta por nuk i respekton aspak!

Por, pse shkuan në Rambuje edhe Rugova, Qosja, Surroi e tj.? Shkuan sepse Fuqitë e vjetra të Evropës e dinin se nëse mbetet në skenën politike vetëm UÇK-ja, ajo do të mbetej i vetmi partner politik edhe me vonë dhe kjo mund të e sjelle përsëri Adem Demaqin për ballë tyre. Prandaj, ata e futën LDK në lojë sepse përmes saj do të e nxjerrin UÇK jashtë loje dhe do të e përdornin vetëm për aq sa kanë nevojë, si edhe ndodhi! Kreu i UÇK dhe Drejtoria Politike që e drejtonit ju ratë në këtë grackë! E nxorët Adem Demaqin nga loja dhe futët Rugovën në lojë! Me këtë gabim lidhet edhe gabimi i ardhshëm në zgjedhjet e para. Qeveria e krijuar në Rambuje që e drejtonit ju, të parin vendim që duhej të e merrte ishte nxjerrja e Ligjit për Zgjedhje me të cilin do të ju ndalohej pjesëmarrja e partive të regjistruara në Beograd dhe pjesëmarrja në kandidim e votime në zgjedhje e të gjithë pjesëmarrësve të ish regjimit jugosllav, s! humica e të cilëve ishin brenda LDK. Ky veprim do të nxjerre përgjithmonë tëra strukturat e ish regjimit nga jeta politike brenda vendit dhe do të fillonte thirrja e tyre në përgjegjësi penale për krimet e bëra sa kanë marr pjesë në regjimin e diktaturës titosite! Por, jashtë çdo logjike ndodhi që strukturat e ish regjimit titosit të instalohen në pushtetin provizor të ngritur nga UNMIK-u dhe si një kancer agresivë të vazhdoi politikën e vjetër autonomiste nën ombrellën e UNMIK-ut! Kjo shkoi deri në ato përmasa sa në zgjedhjet e para u nxor nga pushteti krahu i luftës! Rugova edhe pse humbi tri herë radhazi në votime në parlament dhe me ketë ishte i eliminuar edhe me ato rregullore të UNMIK-ut, përsëri u ble karrika e presidentit për Rugovën me 5 milion euro dhe me postin e kryeministrit ku u vendos Bajram Rexhepi. Shtajneri e pranoi kushtin por duke mos pranuar as Hashim Thaqin, as Jakup Krasniqin dhe as Fatmir Limën por vetëm B! ajram Rexhepin për kryeministër për të ju lan KFOR-it fra! ncez dua rt lira për të e ndarë Mitrovicën! A duhej të ndodhte kjo?

Përpara se fare të vinte te skenat e tilla Qeveria e Përkohshme që e udhëhoqët ju gjatë dhe pas lufte kishte mundësi të merrte vendim që të ndalohet krijimi i partive politike në tersi për 3 vite dhe vetëm pas referendumit për pavarësi, si ishte paraparë në Rambuje, me një referendum të ri të kërkohet nga populli se për cilin rregullim shtetëror do të përcaktohet, pastaj në bazë të rezultati të ti të vazhdoi organizimi i jetës së brendshme si dhe marrëdhëniet me vendet e jashtme. Juve ju mungonte përvoja dhe dija për të gjetur njerëz që dinë të e organizojnë shtetin brenda krahut të luftës. Njerëz që me tërë qenien e vet ju kanë përkushtuar çështjes kombëtare dhe që gjithmonë i kanë dhanë asaj dhe kurrë nuk kanë marr për vete nga ajo. Por në vend të kësaj ju u përcaktuat për disa tituj të pa shpirt e të pa kurriz që lan vendin pa dritën e lirisë! Nuk ka kurfar logjike që të krijohen qindra par! ti politike derisa vendi është i ndarë dhe nën sundimin huaj. Partitë luftojnë për pushtet në një vend të lirë. Por, liria nuk vjen me përçarjet e shtrigave partiake që nuk luftojnë armikun por rivalin brenda kombit të vet! Të gjithë e dinë se “përçaj e sundo” është shkollë e vjetër e armiqve tan dhe përsëri e bëjnë të njëjtin gabim! Në emër të kujt bëhet kjo përçarje në qindra parti politike? Bëhet në emër të demokracisë, ndërsa demokracia mund të funksioni vetëm kur ma nuk ka parti politike. Që e bëjnë vet pushtetin në emër të popullit kundër popullit duka ia imponuar atë si “vullnet të ti”!

Ishte një kohë kur shoqatat e UÇK dhe Unioni i Studentëve të Pavarur me Vehbi Rafunën në ballë e bënin opozitën e vetme ndaj sundimit të UNMIK-ut i cili synonte të e rivarroste Kosovën sërish nën sundimin e Beogradit, derisa partitë politike koketonin me UNMIK-un, pa ja prish “timin e duhanit” diktatorëve të huaj.

Pastaj Kosovën e shpëtoi nga rikolonizimi serb “ndodhja e popullit” në mars 2004. Më vonë mbrojtjen e Kosovës nga fundosja nën sundimin kolonial diktatorial e morri përsipër Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje. U dashtë përsëri që të përgjaket rinia shqiptare për ti korrigjuar gabimet e politikanëve të papërgjegjshëm dhe të pa ndërgjegjshëm!

Ata e bën punën që duhet të bënit ju dhe ju megjithatë i përndiqni fshehur e hapur në vend se të ju falënderoheni! Prandaj, kërkoj nga ju që të ndalohet përdorimi i çfarëdo dhune ndaj tyre sepse kam frikë se një ditë prindërit e këtyre të rive do të i kthehen normave kanunore dhe do të vije te ajo bela të cilën po e nxisin armiqtë tan!

Do të mbahet në mend vota e juaj kundra Kornizës (Korniza e Evropës për minoritete), por ju morët pjesë në zbatimin e saj dhe kjo qoi deri te zgjedhja e statusit të Kosovës në bazë të kësaj kornize e cila edhe sot e trajton Popullin Shqiptar si “minoritet” që tani quhet “komunitete” por jo popull, sepse po të quhet popull, ati duhet ti njihet e drejta ne vetëvendosje!

Unë nuk i preka të tëra temat e kësaj natyre, por u ndala në disa nga ato sa për të ilustruar se e kuluarja nuk premton shumë, prandaj mbetet që tani dhe në të ardhmen të mos i lejoni vetit të mendoni se këti populli bën me i dhanë ushqim me lugë të zbrazët! Thuani hapur popullit, kjo është dëshira e jonë e kjo tjetra është mundësia e jonë për të e realizuar atë dëshirë! Thuani se kjo që po ndodhë është një imponim i dhunshëm dhe tregoni popullit pse po e pranoni atë imponim. Ai do të ju kuptoi! Por, kurrë mos i thoni popullit tuaj se kjo që po e imponojnë Fuqitë e vjetra të Evropës “është vullneti i popullit”, sepse mashtrimin nga tradhtia e ndan vetëm një qime floku!

Besoj se po e kuptoni se po të ua doja të keqen unë do të vazhdoja të heshti, do ti gëzohesha këtyre lajthitjeve dhe do ti gëzohesha çdo gabimi të ri të juaj! Ju jeni në fillim të karrierës tuaj dhe mundësia për të bërë një karrierë të ndritshme dhe mundësia që të fundoseni në këtë rrugë janë të barabarta!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora