E premte, 26.04.2024, 09:36 AM (GMT+1)

Mendime

Tuna Prekpalaj: Ndrroje mentalitetin. Jeto jetën!

E shtune, 14.09.2013, 07:16 PM


Ndrroje mentalitetin. Jeto jetën!

Nga Tuna Prekpalaj

Prolog

Nji shok i imi më pyeti: “pse në fotgrafinë tande shikon nalt?

A je tue i shikue sorrat a?”

Unë iu përgjegja: mos mendo se jam tue i kqyr nalt sorrat, por jam tue shikue për nji jetë tjetër në shoqni, ku do të dominon paqa, drejtësia, altruizmi dhe kujdesa për njani tjetrin, për të mirën e të gjithve: në Kosovë dhe gjetiu. Në Kosovë, si shtet. Le ti tregojm botës se numdemi...” Lexo këtë artikël për me e kuptue se çka due me thanë.

T’a supozojm se je mshtjell në nji situatë të trishtueshme. Dhe gjindesh në nji rrethanë politike, shoqnore ose private, ku as nuk të bjen në mend se t’u ka lidh konopi në qafë dhese atë konop nuk je në gjendje me e hjek prej qafës. Imagjino skllavët e lidhun me zinxhir në kohën e romakëve ose në epokat tjera. Konstato se në fillim skllavi si skllav nuk ka mujt me e durue atë veshtirsi të madhe në jetë e tij. Ai e ka provue me mish e me shpirt me u shmang prej kësaj vështirsie të tmerrshme - sklavnije, por idhnimi i tij dhe protestimi i tij nuk i ka ndihmue. Krejt çka ka bâ -  kot. Përkundrazi – pasoja kthehej kundra tij. Se pronari i tij ia ka dhân do flakaresha, e ka torturue, i ka râ me kamxhi dhe e ka pshtye në ftyrë tue e poshtërsue. Podhuajse si shqiptarët të burgosun në kohën e Enverit ose shqiptarët në kohën e Titos, në kohën e Milloševiqit. Vetëm ata e dinë se çka kan hjek. Ata i duruan torturat dhe nënçmimet me trimni. Dhe u msuan me i durue të gjitha problemet. Ata u flijuan për shqiptarinë, ata na dhan pamvarsine e Kosovës, për të cilën me dekada kemi pritë. Në jetë në çdo situatë mund të gjejsh hutim, kanalizim në të mirën ose drejtim të mendimeve ka e mira, e bukura, e drejta dhe ka paqa e mbrendshme, që ofrojn kënaqsësi interiore. Po, kjo âsht nji gja që na ka dhanë Zoti i jonë. Çysh se kur kemi lind ai e ka ditë se në çfarë mizerie, kurthe, problemesh dhe tmerrësi do të na presin në jetë. Por, prapseprap, ai e ka çpik nji mjet për me i durue situatat e tmerrshme: me u pajtue, me i ulë vesht, me durue. Sa âsht kjo gjâ e pabesueshme! Por duhet me pas durim për me pas shpëtim – për me e përdorë nji të thane turke: “saber – selamet” (durimi bjen shëtim). Kurse – nga ana tjetër - gabimi nuk âsht diçka që âsht shtue në realitetin e njeriut. Gabimi e ka lindjen e një realiteti të ri (të realitetit njerëzor). Na njerëzit pajtohemi shpesh me fatin tonë. Në emën të utilitarizmit, egoizmit ose të diçka tjetër. T’a marim si shembull politikën. Shum njerëz nuk jan dakkord me politikën (jo vetëm në Kosovë, Shqipni, por anë e mbanë rruzullit tokësor). Ajo nuk mdrrohet pa bâ diçka, pa marr pjesë në politikë dhe me e ndrrue politikën e shtetit në mënyrë demokratike. Ajo nuk ndrrohet pa u marr vesh njani (politikan) me tjetrin. Kushtetuta nuk ndrrohet pa revolucion, pa njerëz me trimni ekscesionale. Me gaga nuk ndrrohet situata. Me fjalë boshe dhe komente jokonstruktive nuk ndrrohet politika. Me indiferentizëm nuk ndrrohen zakonet (e vjetër apo të reja). Me indiferentizëm e ban jetën rrenë, bisedë vetëm për bisedë kafanesh, ku nuk mbet asgjâ, metet bosh, s’ka substancë. T’a thojm të drejten: na njerëzit gjindemi në nji burg. Në burg të shum botëkuptimeve primitive. Thuhet se Kosova akoma gjindet në epokën e Mesjetës. Se në fushën e politikës, arsimit dhe qytetnimit ka analfabetë, të cilët thojn se dinë, kurse në trunin e tyne s’kan kurrfar lidhje. Ndoshta diçka dinë, por ate çka nuk dinë âsht: se nuk dinë se çka nuk din. Por, edhe kjo âsht karakteristike me e thanë se ma mirë âsht mos me dit se vetëm shum e gjys me dit. Ka edhe asi soj tipash të cilët din mbi ato gjana të cilat nuk âsht nevoja me i dit. Ose, kur vjen momenti me e tregue se dinë – asgja s’din. E – çka âsht ma e keqja – mendojn se e kan kap zotin për (...) mjekrre. Ditunia âsht nji pasuni e madhe. Tue e pas ditunin, çlirohesh nga paditunia e kafshisë njerëzore.

Na njerëzit jemi të klasifikuem me nji maqinë të shtetit: dikush (me intriga, vjedhje, korrupcion) âsht i pasun. Të pasunit e bajn zingjirin e arit, kurse i varfuni duhet me u pajtue me zingjirin hekurit. Njani ka bukë aq shum që e hudh në pleh e tjetri s’ka as nji copë të bukës. Shkurt: figurantët e kan fitue botën. Çka don me thanë krejt kjo? Kjo don me thanë se na të gjith gjindemi në burg. I pasuni do të vdes – si i varfuni. Vdekja âsht e vetmja barabarsi në jetë. E i pasuni - “badijava”- nuk mund të shmanget prej “gjunahit” kur e shef të varfunin tue lyp lëmoshë. I pasuni mund me e shtrydh ndergjegjjen, por “badijava”. Ajo ndergjegjje heret ose vonë do të zgjohet e nuk do ta len “rahat”. Edhe nbji gja: kush ia ka lidhë të tjerëve duart me zinxhirë, i ka edhe ai vet duart të lidhun me zinxhirë. Njani âsht i lidhun me detyrën e tij të nderuem, kurse tjetri  me pasuninë e tij me anën e korupcionit, vjedhjes etj. Disa nuk shmangen nga lindja e tyne që âsht e lidhun me zinxhirë, me status të naltë, apo nga origjina e tyne e ulët; të tjerët janë nën komandën e rreptë të huajve ose nën komandon e rrept nga vetveti, kurse, prap, të tjerët që janë të mbërthyem në një vend  për shkak të mërgimit ose për shkak të një profesioni, si për shembull, prifti ose hoxha, ushtari, specialisti. Kjo jetë mbi tokë âsht jeta në skllavëri. Jemi si në nji akvarium me peshqi. Të kufizuen. Jemi si nji fëmi i vogël, i lidhun me konop prej prindëve. E moindojm se bota âsht e jona – por s’asht. Jemi si nji mizë në nji dhomë pritëse. Bajm zhurm zzzzzzzz tue fluturue, por nuk jemi të vetëdijshëm se ku jemi, ku gjindemi. Ndojherë tue fluturue – nëse kemi fat! - hasim në dritare. Dhe shofim diçka përtej dritarës. Dhe mendojm “aha, paska edhe diçka tjetër jasht ksaj dhome”! E atëhere mundohemi me kqyr ma larg se që e kemi hunën e gjatë. Atëhere, pra, edhe nuk pajtohesh në nji gjende ku je dhe se ma shum ankohesh. Atëhere mendon se atje jasht ksaj dhome âsht parrizi (xheneti). Fakti tregon se shum të ri mga Kosova dher Shqipnija kan shkue ne botë (tjetër) me punue, pra, me fitue shum të holla. Nuk u ndalën në shtetet e tyne, nuk i përvjelën mangët e me i que shtetin e tyne në nji nivel ma të nalt ekonomik, kulturor dhe shoqnor. Sikurse banën gjermanët mbas luftës së II-të Botnore. Në botën tjetër i bajn punët e vështira, e flliqta, pa kurrfar mbrojse shëndetësore, prej të cilës sod ose nesër do të smuhen në trup ose psiqikisht. I Bajn ato punë të cilat njerëzit autokton (vendas) nuk i bajn. Jetojn si mi nëpër baraka, ose nëpër shtëpija me qira me qmim astronomik të naltë dhe nuk i mbesin të hollat për gjanat tjera. Ata marin pjesë për ndërtimin e shteteve tjera (në botë) kurse shtetin e vet e harrojnë. E në botën tjetër ka keq e ma keq dhe mund të jetë diçka edhe ma e tmerrshme. Vendi i yt âsht, si thot nji e thane e vjetër, si  “shpija  jote – ...... e jote”. Askush nuk mund me të gjykue në shtëpinë tande. Se nuk je i huaj në stëpinë tande. E nëse je në Kosovë ose në Shqipni je në vendin tand. E ke vendin e bukur, ambjenti i bukur, natyren e bukur. E ke diellin e kandshëm e ke familjen, i ke miqtë etj. etj. Në mërgim gjithmonë ke probleme. Probleme evidente (që shihen) por ma së tepërmi ke probleme implicite (që nuk shihen).

Në jetë âsht ma mirë me e mbajt kokën – për disa gjana - të ftoftë. Se vetëm ashtu mund të has ngushëllim të mbrendshëm. Leje botën le të ban zhurm. Qetsoje vetvetin me ate çka ke e mos mendo se i pasuni e ka ma mire se unë. I pasuni ka probleme ndoshta edhe ma të mdhaja se ti. Nëse mendimet të kan lidh me “karpesh” – dil në natyrë, hec tue i largue mendimet e kqija e defrohu në natyrë. Mer frymë lirisht dhe kanalizo mendimet në gjanat e bukura... Nji copë e ngushtë toke shpesh ofron mundësi të mdhaja - nëse ate e përdor mirë. Hapsina e vogël mund të banohet me nji plan urbanistik të përshtatshëm. Ka ardhë koha në të ciklën ti vet duhesh me i sulmue problemet e mos me i lan problemet me të sulmue ty. Ate çka âsht e fortë, mundesh me e zbut; ate çka âsht e ngusht mundesh me e zgjanue; ajo çka âsht e vështirë për ty, bane ashtu që t’a durojsh. Se vështirësia nuk duhet me kan ma e vlefshme se ti (si person). Se vetëm ashtu numd të kalojsh sa ma mirë në jetë. Se vetëm ashtu mund t’a mbajsh vetvetin nën gishtin e madh. Kur e pyetën Sokratin se kush âsht njeriu ma i fort në botë, ai u përgjegj: “Njeriu ma i fort në botë âsht ai që e mban vetvetin nën gishtin e madh. Pos asaj – natyrisht - i ke edhe dëshirat tua. Por, banu i fort e nos ia jep lirinë me dizgina të gjata deri në horizont. Nos fluturo në ballone e nuk e shef ate që gjindet para hundës tande. Mbaji ato dëshira në afërsinë tande. Ato nuk mund t’i realizojsh plotësisht.

Askush nuk mund me i realizue plotësisht. Mere si shembull ministrin. Ai – para votimeve – si parlamentar – mendon: “Ah sa kam dëshirë me u ba ministër”. Por kur bahet ministër, çka âsht ndrrue? Ai si person âka mbet i njejti, vetëm punën e ka ndrrue. Mandej i vinë kokqamjet e lllojllojshme. E çka nëse âsht ministër?! Mandej i vin (në pjatë) edhe dëshirat tjera. E ashtu ato dëshira vinë pa e pas nji fund. Por edhe çka nuk âsht e realizueshme - apo vetëm me vështirësi të madhe – largoi ato. Fokus ma tepër në ato gjana që gjinden afër teje, në të cilën ti me të vërtetë mund të shpreson me i realizue. Shpreso, se shpresa jep jetë! Por jo, vetëm shpresa nuk mjafton. Duhet me e pas edhe lirinë. E fjala “liri” nuk don me thanë “nji gjendje” që âsht sikurse ajo gjendje (në realitet) âsht, por don me thanë mundsija për me e krijue nji gjendje ma të mirë, të re, të kandshme, nji gjendje gëzimi, optimizmi.

Vetëm nëse mendon se shum gjana nuk jan aq të vlefshme, e mashtron vetvetin: prej së jashti gjanat shihen ndryshe, prej së mbrenda s’shihen aspak. Nuk duhet të jesh gjeloz për ata të cilët jan nalt tue fluturue, sepse ata - nëse rrxohen posht – dhe tue e dit se çlirimi nga paditunia e kafshëve do te lëndohen keq ose do të vdesin. Për ate mos fluturo nalt, maju në tokë. Ashtu e ke sigurinë ma të mirë. Mendo mbi sigurinë. Mos i lakmo ata që jetojn në fantazma jetësore. Ata që i mshojn murit me krye, tue u mundue me pas BMW, Mercedes, pallata te mdhaja, të holla, kompjutera me megabajtsa dhe ma të shpejt, etj. Me gjana materiale nuk mund me e mbush shprastinë shpirtnore. Ah, po, sigurisht ke edhe mjaft njerëz, të cilët nuk kan kurrfar zgjedhje. Njerëz të cilët zgjohen në mëngjez, s’kan se çka me bâ gjith diten e gatë. Dikush do të më thot po, ashtu âsht jeta. Nuk âsht ashtu jeta. Ky mekanizëm artificial e vret natyrën e njeriut. Kurse të tjerët jetojn në naltësi dhe nuk zgjedhin me shkue në tokë, në natyre3n e tyne. Me jetue “rahat” mbi te. Çka âsht gjaja ma e keqe që gjindet në qenjen e tipave të tillë? Këta tipa e negojn detyrimin që duhet me pas për të tjerët. Jan egoista të mdhaj. Ata jan pa mshirë dhe me këtë pamshirësi e egoizëm ndërtojnë rezervat për ma vonë në  jetën e tyne. Ata shpresojn vetëm të jetojn në naltësi, por kjo naltësi nuk âsht e sigurt. Kjo maltësi i furnizon shprasti në shpirtin e tyne. Asgja nuk âsht e sigurt - sikurse jeta e njeriut nuk âsht e sigurt. Sikurse që nuk ishte e sigurt jeta e politikanëve në Shqipni në kohën e Enverit. Politikani në nji natë degradohej në nji pastrues. Ky fat i njejt mund me e gjet edhe politikanin në botën e Perendimit. Kjoâsht nji ndër pasiguritë e atyne që jetojn në naltësi. Por si mund ta luftojmë trazinë e mbrendshme të gjithëmirë? Tue vendos gjithmonë me e kufizue shumzimin e pasunisë materiale. Tue asgjasue utilitarizmin (me mendue vetëm vet me i mbush xhepat me të holla) e në vend të saj me e vnu në praktikë altruizmin (kujdesi për të tjerët). Në fund të fundit, “paj” nuk jemi zotna... Jemi kafshë. Kemi nevojë edhe me nga në mal, por edhe me e përqafue pemën. Nuk jemi zotdna me jetue 1000 vjet. Të mundohemi në këtë kohë të shkurt mbi tokë të kujdesemi edhe për të tjerët. Për t’mirën e gjithkujt. E me këte – për t’mirën e vetvetit. Politikantë, shikoni fotografinë time.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora